Gjermani / Violinisti shqiptaro-turk kandidat për çmimin “George Enescu 2020”

E premte, 26 Prill, 2024

Elvin Hoxha Ganiyev, violinisti shqiptaro-turk, i cili ndjek studimet në Gjermani, është kandidat për çmimin “George Enescu”, si pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar me të njëjtin emër.

Aktualisht, ai po kryen studimet Master pranë Hochschule für Musik Theater und Medien në Hannover, pas diplomimit nga Escuela Superior de Música “Reina Sofía” në Madrid.

Në konkursin “2020 George Enescu International Competition” ai kandidon në kategorinë për violinë, me interpretimin e pjesëve të ndryshme sipas raundeve.

Kujtojmë se Elvin Hoxha Ganiyev është një violinist koncert solo që interprteon me orkestrat më të mëdha dhe dirigjentët kryesorë në të gjithë botën.

Repertori i tij përfshin pjesë virtuoze dhe solo të violinës, koncerte për violinë dhe orkestër dhe sonata për violinë dhe piano.

Në vitin 2019 ai ka fituar çmimin Inkurajues “Aydin Gun” në Stamboll.

Elvin Hoxha Ganiyev ka lindur në 1997 në një familje muzikantësh dhe filloi të luante violinë kur ishte 5 vjeç. Në moshën 8 vjeç, ai dha koncertin e tij të parë orkestral me gjyshin e tij Server Ganiyev, dhe po atë vit ai u pranua në programin “Konservatori i Ri” në Konservatorin e Cyrihut. Që nga mosha 10 vjeç kur Elvin bëri debutimin e tij me Moscow Virtuosi nën shkopin e Vladimir Spivakov në Pallatin e Kremlinit, ai gjithmonë ka performuar me dirigjentë të njohur, si Zubin Mehta, Yuri Bashmet, Vladimir Fedoseyev, Gennady Rozhdestvensky, Vladimir Ashkenazy, Sasha Goetzel, Gürer Aykal, Rauf Abdullayev, Placido Domingo, Jules van Hessen dhe David Bernard ndër të tjerët. Pasionin  për violinën Ervini e ka trashëguar nga gjyshi i tij, të cilin e quan mësues të violinës dhe idhudhin e tij.