Arbëresh në miniaturë në Spezzano Albanese

E diel, 28 Prill, 2024

Paola Dorsa nga Spezzano Albanese (në arbërisht Spixana), i vesh kukullat e porcelanit me kostume tradicionale në miniaturë.

Sipas studiuesit Italo Elmo që publikoi sot foton e mëposhtme, të gjitha punimet Paola i realizon me dorë, që nga procesi i prerjes së copave, deri tek qepja dhe veshja e kukullave. Siç është shprehur vetë autorja e këtyre veprave të vogla të artit, realizimi i tyre është proces i vështirë, pasi kërkon shumë kohë dhe studimin e mëparshëm të historisë së veshjeve të zonës.

Punimet e saj vlerësohen si punime të rralla artizanale, dhe për përpikmërinë e përdorimit të të njëjtave materiale e të ruajtjes së elementeve të veshjeve origjinale në ato përmasa të vogla.

Në lidhje me punimet e Paolas, koleksionin e saj të veçantë të kukullave, Italo Elmo premton se do të realizojë një studim të detajuar, të cilin pritet ta përfshijë në librin që ka në proces botimi, të titulluar: “Kostume, ornamente dhe bukuri në veshjet festive të grave arbëreshe”.