Përkujtohet në ditën e lindjes poeti, martiri françeskan Imzot Vinçens Prennushi

E enjte, 9 Maj, 2024

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi sot fratin dhe martirin françeskan Imzot Vinçens Prennushin, folklorist, poet, publicist, përkthyes, klerik dhe shenjtor i njohur shqiptar, që vdiq nga torturat e regjimit komunist.

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” në kuadër të kurimit të së shkuarës sot kujtoi një martir të kishës, njeriun e letrave, folkloristin, poetin përkthyesin dhe shenjtorin Prennushi.

Vinçens Prennushi mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi në seminarin e Troshanit, ku iu kushtua urdhrit françeskan qysh më 1900. Më 25 mars 1908, u shugurua meshtar i Urdhrit Françeskan dhe mori emrin Át Vinçenc. Shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë. Me të ardhur në atdhe, Prennushi përjetoi një nga ngjarjet ma të rënda të qytetit të vendlindjes së tij Shkodrës, e cila u rrethua nga malazezët dhe u pushtua përkohësisht në vitin 1913.

Më 14 Mars 1914, kur në kalanë e Shkodrës u ngrit nën brohoritjen e mbarë popullit të Shkodrës flamuri kombëtar, do të ishte ai frati i zgjedhur që do të mbante fjalimin aty.

Veprimtaria e tij ishte tepër aktive, në 1917 do të ishte anëtar i Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër ku do përcaktoheshin rregullat e para të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. U bë një ndër themeluesit e bashkëpunëtorët e grupit më të rëndësishëm të Opozitës Shqiptare, që në vitin 1923–24 formuan edhe fletoren e tyre “Ora e Maleve”, ku Prennushi ishte ndër penat e rëndësishme.

Më 19 maj 1947 Imzot Prennushi u arrestua dhe filloi t’i nënshtrohej një kalvari vuajtjesh fizike e psikologjike, të krijuar nga regjimi komunist shqiptar.

Më 18 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrësit, e përbërë nga kryetari, major Gjon Banushi, anëtarë, major Xhule Çiraku, kapiten Halim Ramohito dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapën gjyqin kundër tij.

Më 19 mars 1949, i sëmurë me zemër, Imzot Prennushi vdiq nga tortura çnjerëzore në burgun e Durrësit. U shpall “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës dhe u lumturua në 5 nëntor 2016, në Shkodër.