71 vite nga vdekja e atdhetares Sevasti Qiriazi

E shtunë, 27 Prill, 2024

71 vjet më parë, më 30 gusht të vitit 1949, u nda nga jeta Sevasti Qiriazi-Dako, mësuesja, veprimtarja, atdhetarja dhe nismëtarja e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Vetë poeti dhe figura e shquar kombëtare Naim Frashëri, ishte ai që i dha mundësi Sevastisë të studionte në kolegjin “Robert College” në Stamboll e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave.

Ajo ishte e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Po këtë vit u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë. Kjo shkollë u bë fillimi i shkollës me bazë laike.
Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Sevastia mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku iu kushtua kryesisht përgatitjes së teksteve shkollore. Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) dhe me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani, prej nga emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”.
Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit në atdhe nisi të punojë për shkollën shqipe të vashave.
Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”.

Ajo shkroi “Gramatika elementare për shkollat fillore”. Bashkëpunoi me atdhetarë dhe me Ismail Qemalin për çështjen kombëtare. Kur ishte kryetare e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në SHBA, mbrojti të drejtat e shqiptarëve në shumë forume ndërkombëtare. Duke iu përkushtuar përparimit kombëtar dha ndihmesë në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare.
Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën emra shumë të njohur të grave, të cilat jo vetëm kontribuan në fushën e arsimit, por edhe u bënë luftëtare të njohura të çështjes kombëtare.