QBD nis tekstet në Itali dhe Ukrainë, mbyllet procesi i dërgimit në 22 shtete

E diel, 5 Maj, 2024

Nisja e vitit të ri shkollor në klasat e gjuhës shqipe në mbarë botën këtë vit do të jetë ndryshe. Më shumë se 17 mijë fëmijë shqiptarë do të kenë në duart e tyre tekstet e mundësuara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, e cila mbylli sot, në një kohë rekord, procesin e rëndësishëm të përpunimit dhe shpërndarjes së teksteve mësimore dhe librave plotësues për shkollat shqipe në Diasporë.

Në përmbyllje ishte radha e Italisë: 4480 tekste në 128 kuti do të nisen nga Posta Shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropën për në konsullatën e Barit, Milanos dhe Ambasadën shqiptare në Romë, dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko.
Mijëra nxënës të shkollave dhe kurseve të gjuhës shqipe, të shpërndara gati në të gjitha krahinat e Italisë: Puglia, Marche, Abbruzzo, Molise, Emilia Romagna, Lazio, Umbria, Toscana, Liguria, Lombardi, Piemonte, Trentino Alto Adige, si: “Zëri i Atdheut”, “Nënë Tereza” në Veneto, “Skanderbeg” në Parma, “Udha e Shkronjave” në Asti, e shumë e shumë të tjera, do të kenë në duar tekste shkollore dhe libra plotësues brenda muajit shtator.

Përveç teksteve shkollore, Qendra e Botimeve për Diasporën ka përgatitur posaçërisht dhe fjalorin shqip-italisht, serinë e përrallave klasike shqip-italisht për një mësimdhënie sa më argëtuese për fëmijët në Itali.
Dhe së fundmi, drejt Ukrainës ku gjendet një ndër komunitetet më të vjetra shqiptare, u nisën 133 tekste e 5 kuti të kërkuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Komuniteti shqiptar i Ukrainës ka ngjallur një interes të shtuar tek albanologët dhe studiuesit, për gjuhën e zhvillimin e tyre historik.

Për të qenë sa më pranë tyre, veç të tjerash, Qendra e Botimeve për Diasporën, kushtuar këtij komuniteti, ka botuar “Fjalorin dygjuhësh për fëmijë shqip-ukrainisht”.
Mbi 17 mijë tekste shkollore dhe plotësuese do të mbërrijnë brenda muajit shtator te nxënësit dhe mësuesit e shkollave të gjuhës dhe kulturës shqiptare të 22 vendeve të botës, për vitin 2020-2021.

Nga “Tregimet e moçme shqiptare” me ciklin e Mujit dhe Halilit apo bëmat e Skënderbeut të rrëfyera nga Kuteli, te poema e Princeshës Argjiro të Kadare apo historitë gazmore të “Çufos e të Bubit Kaçurrel” të Gaqo Bushakës; nga seti i plotë i materialeve didaktike për fillestarët, te lojërat edukuese dhe argëtuese me shkronja për fëmijë; nga gjëegjëzat e Adelina Mamaqit te “Elefanti elegant” i Rudina Çupit; nga fjalorët dygjuhësh me ilustrime te përrallat klasike dygjuhëshe “Pinoku” apo “Bukuroshja e fjetur” të botuara nga QBD-ja, e deri te një mori tekstesh mësimore të përfshira në katalogun e Ministrisë së Arsimit, si: abetare, gjuhë shqipe, histori e gjeografi e Shqipërisë etj., të përzgjedhura e të miratuara nga Këshilli i Botimeve për Diasporën dhe me vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, të gjitha të siguruara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, do të jenë këtë vit në duart e fëmijëve në Diasporë.