Një analizë mbi ironinë në poezinë e Ali Podrimjes

E premte, 26 Prill, 2024

Në mjedisin kulturor të Kosovës, poeti Ali Podrimja ishte ndër të parët që revoltën e vet poetike ndaj realitetit dhe padrejtësive të kohës e shprehu përmes figurës së ironisë, konkretisht në disa poezi të vëllimit Sampo (1969) dhe në librin Torzo (1971). Me anë të kësaj figure përshkohen, gjithashtu, edhe poezitë e vëllimeve të fundit poetike Ishulli Albania dhe Pikë e zezë në blu.  Vlen të theksojmë se ky trop stilistikor shpërfaqet në shumë prej poezive të këtij autori, duke u përdorur me sasi e nivele të ndryshme: herë në strukturën bazë të poezisë, e herë si element përplotësues i koncepteve dhe i ideve poetike.

Përdorimi i ironisë në poezi shquhet për intonacionin e veçantë, i cili e plotëson kuptimin e figurës. Kështu, edhe në poezinë e Ali Podrimjes ironia është ngritur mbi tjetërsimin e përmbajtjeve të dukurive dhe në raste të rralla krijohet me figurat e fjalëve. Pra, më tepër sesa ironinë verbale, ndeshim ironinë e situatës, në të cilën fenomenet paraqiten përmes logjikës së paradoksales, ku ka një mospërputhje mes asaj që pritet dhe asaj që ndodh në të vërtetë. Ndryshe kjo quhet edhe ironi dramatike, sepse përmbys të gjitha pritshmëritë normale dhe rendin e zakonshëm të fenomeneve, duke marrë forma të shumta. Konteksti i ironisë së poezisë podrimjane mund të kërkohet në sferën psikologjike, morale, sociale, metafizike etj. Paradoksi dhe situatat e kontrasteve mprehin pandalshmërisht tehun e ironisë. Për shkak të kësaj përftese krijuese, gjetja dhe zbërthimi i thelbit poetik bëhet shpesh i vështirë, sepse kjo nuk është një figurë lehtësisht e dallueshme. Më shumë sesa në fjalët dhe në shenjat gjuhësore, ironia gjendet në strukturën tërësore të tekstit.

Në poezinë e Ali Podrimjes, ironia shfaqet me tipare të veçanta, tërësisht origjinale, ajo është një ironi e hollë, me tipare moderne dhe që gjendet në thellësi të strukturës poetike, ashtu siç ngjet edhe në poezinë moderne bashkëkohore, ku kjo figurë qëndron gjithnjë në rrafshin kontekstual. Për të kuptuar më qartësisht përftesën e ironisë  në vargjet e Ali Podrimjes do të analizojmë poezinë “Torzo”, si një prej gjedheve tipike të ironisë, jo vetëm në krijimtarinë e këtij autori, por në përgjithësi në poezinë shqipe.

Torzo, trajta ironike moderne

Me simbolin e mitologjisë nordike Torzo, shenjohet edhe titulli i njërit prej vëllimeve poetike të Ali Podrimjes, botuar në vitin 1971 (ribotuar në vitin 1979), që përmban dyzet e gjashtë poezi, mes të cilave edhe poezinë me titullin “Torzo”. Kjo figurë i përket fushës së skulpturës dhe arkitekturës, por kuptimi burimor i saj rrjedh prej qënies njerëzore. Torzo është figurë njerëzore e dëmtuar, e gjymtuar, e cunguar, madje e deformuar. Ajo nuk  ka as kokë, as gjymtyrë (krahë e këmbë), është vetëm tors, gjoks.

Huazimi i figurave prej arteve të tjera (skulptura, piktura, kinematografia etj.) është një tipar i poezisë së këtij autori, që përdoret për të kondensuar më tepër mendimin poetik. Një qasje më të detajuar studimore, në lidhje me këtë tipar, ka realizuar studiuesi Bashkim Kuçuku, i cili ka përftuar një lloj teksture, duke ballafaquar elementet e arteve të tjera me mishërimin që gjejnë në poezinë podrimjane. Veçanërisht ai e sheh ironinë dhe simbolin në dritën e marrëdhënieve mes pikturës, skulpturës dhe letërsisë.

Barasvlerës kuptimor i Torzos është deformimi maksimal i figurës njerëzore dhe shëmtimi. Atë ngrehinë të torzionit që paraqitet në skulpturë dhe prej saj transplantohet në mitologji, Podrimja e ndërton në poezi:

Gjithkund kaloj e kurrkund s’jam

në ndonjë kohë po më takuat ndonjëherë

ju lutem mos më lini pa emër

Koncepcioni poetik i këtyre vargjeve ngrihet mbi një skicim të njeriut dhe të botës, që rendin pandalshëm në kohë dhe në hapësirë. Këtë lëvizje të përhershme të Torzos, studiuesi Ibrahim Rugova e përkufizon me sintagmën latine “perpetum mobile”, që nënkupton një ndryshueshmëri të përhershme në pafundësi. Subjekti lirik paraqitet në lëvizje dhe në ndryshim, ku herë shfaqet gjithkund, e herë mbetet vegimi dhe hija e tij e zbrazët, sepse ekzistenca e vet nuk lë gjurmë të njëmendta. Torzo vjen si imazh dhe mirazh në të njëjtën kohë, që ndodhet kudo dhe askund njëkohësisht. Referencat kohore dhe vendore shprehen në formë të papërcaktuar, gjë që i jep tipare përgjithësuese kësaj figure në kohë dhe në hapësirë.                                                                                             Në thelb të lëvizjes së Torzos është ironia dhe vepron kundërlogjika, sepse “perpetum mobile” ndodh nga një qenie që i ka të shkëputura të gjitha gjymtyrët lëvizëse të trupit, ndodh nga një bust që kurrsesi nuk mund të bëjë as grimcën më të vogël të zhvendosjes.

Kjo është ndërtuar mbi një oksimor, ku bashkohen jo dy fjalë kundërthënëse, por dy situata të kundërta, të cilat vënë përballë njëra-tjetrës dy kuptime paradoksale. Në studimet semiotike kjo dukuri shenjohet me emrin antifrazë, duke nënkuptuar përdorimin e një fjale ose një vargu në sens të kundërt me kuptimin e vet të zakonshëm apo të drejtpërdrejtë. Për pasojë, prodhohet efekti i ironisë. Kundëvënia dhe paradoksalja këtu përftohet mes titullit dhe vargjeve, të cilat shenjojnë dy situata të kundërta me njëra-tjetrën. Njëra situatë (titulli i simbolizuar “Torzo”) është tregues i staniacionit, qëndrimit në një vend, pamundësisë për të lëvizur, ndërsa situata tjetër (vargjet e poezisë) nënkuptojnë lëvizjen e pandërprerë, ku kalohet gjithkund, por që gjurmë nuk lihen askund. Poetizimi i kësaj kundërvënieje është motori gjenerues i ironisë dhe i paradoksit.

Letrarisht, këtu kemi të bëjmë me ironi kuptimore, e cila përqendrohet në ironizimin e kuptimeve dhe të botëkuptimeve ekzistuese, përmes së cilës poeti kërkon të deklarojë mospajtimin e tij artistik mbi kuptimin e ideve dhe gjërave që pranohen e njihen. Kuptimi i përgjithshëm pasurohet me një model të botëkuptimit të krijuesit, i cili shpalos një vizion poetik, që përmbushet me elementin artistik e humanizues. Këtë mënyrë të ndërtimit të figurës së ironisë e ndeshim edhe në shumë krijime të tjera të Ali Podrimjes.

Në poezinë “Torzo” nuk ekzistojnë gjurmë në tekst që të na çojnë tek burimi i torzionit, shkaku thjesht hamendësohet duke parë natyrën dhe përmasat e pasojave, të cilat reflektohen që në titull dhe zgjerohen më tej në tre vargjet eliptike të poezisë, vargje që kanë më shumë natyrën e aforizmës.

Gjuha kundërvënëse dhe ironike e ndërtimit të kësaj poezie shëmbëllen një sistem semantik shumëfaqësh, që përvijon përbërësit thelbësor të ekzistencës njerëzore. Thirrja përmbyllëse e poezisë “ju lutem mos më lini pa emër” nxjerr në pah brengën e subjektit lirik, për të mos mbetur pa identitet. Emri është një nga të dhënat kryesore të identitetit të njeriut, që e shoqëron gjatë gjithë jetës. Ndonjëherë emri dallon sipas krahinës dhe kombit. Në këtë gjendje transi, në këtë situatë të pezullt dhe në këtë kaotizëm ekzistencial, subjekti lirik ka vetëm një dëshirë, qëllim dhe kërkesë njëkohësisht: të mos mbetet pa emër.

Rifunksionalizimi i Torzos zhvillohet në dy dimensione: në gjymtimin fizik dhe në atë psikologjik të tij. Gjymtimi i Torzos nuk është vetëm në aspektin fizik, ku i mungojnë krahët, këmbët dhe gjymtyrët lëvizëse, por në risemantizimin poetik të kësaj figure, atij i mungon liria për të menduar e vepruar, i mungon përkatësia e një hapësire qëndrimi, i mungon identiteti dhe gjithçka përreth tij është mungesore. Ka një skenë mangësie absolute, braktisjeje emocionale, të dëbimit dhe të vetmisë së plotë tmerruese.

Gjendja e Torzos është shëmbëlltyrë e situatës emocionale e psikologjike, në të cilën gjendet njeriu nën një regjim shtypës. Politika kundëretnike përkthehet në politikë kundëridentiteti. Për pasojë, njeriu pa identitet vetjak dhe kombëtar është askushi dhe ekzistenca e tij shenjon gjithnjë kohën zero në hapësirën që mbetet edhe ajo në kufirin e zeros. Mungesa e përkatësisë së identitetit është e barasvlershme me asgjësimin e qenies dhe ky asgjësim prodhon pakohësinë.

Përveç kësaj logjike ekzistenciale, simboli i Torzos bart edhe një shpjegim tjetër në një nivel më të gjerë. Gjymtimi fizik i kësaj figure krijon analogji me gjymtimin e etnisë shqiptare. Ky përngjasim bazohet në ballafaqimin midis dy realiteteve kontradiktore: gjithkund jam e kurrkund s’jam, ku hapësirat e kombit shqiptar dhe vetë shqiptarët ekzistojnë kudo, por gjendja reale e Shqipërisë ka përmasa fatale, sepse në të vërtetë këto nuk janë më pjesë e saj. Edhe këtu mbizotëron një ndjesi e humbjes dhe e mungesës së atdheut të vërtetë. Kjo është frymë sugjestive për diasporën, për shpërndarjen e popullit shqiptar nëpër botë, për humbjen e identitetit kombëtar nga të konsideruarit si të huaj prej të tjerëve. Subjekti lirik shpreh ankthin dhe frikën se përkatësia etnike e këtyre hapësirave të shkëputura, mund të mos vlerësohet, madje mund të harrohet dhe për këtë arsye, këmbëngul që të mos mbetet pa emër.

Ashtu si pamja skulpturale e Torzos, është edhe harta fizike e Shqipërisë së sotme, të cilës i ka mbetur vetëm trungu, sepse degët e gjymtyrët e saj janë prerë. Në këto kontekste, Torzo paraqet rrafshin individual të jetës së deformuar si pasojë e shtypjes, rrafshin kombëtar të etnisë shqiptare të gjymtuar dhe njëkohësisht, rrafshin universal të qënies njerëzore të thyer.

Edhe vetë paraqitja grafike e tekstit dhe struktura formale e kësaj poezie përmbajnë botëkuptimin e torzionit, sepse është mbizotërues konciziteti nëpërmjet elipsës. Vetëm tre vargje strukturojnë një opus semantik shumëdimensional. Mungojnë shenjat e pikësimit, mungojnë pjesë të ligjëratës, mungojnë referencat e kronotoposit, mungon emocioni, mungon çdo gjurmë që të shpie te përmasa njëkuptimore, por kurrsesi nuk mungon mendimi, i cili gjeneron kuptime të pafundme.

Ngritja e strukturës së poezisë mbi parimin e ironisë dhe simbolit lë shteg për shumësi interpretimesh dhe pasuron rrafshin kontekstual, njëlloj si parimi i ajsbergut, ku vetëm një pjesë minimale sipërfaqësore qëndron zbuluar, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar.

Shenjimi i simbolit vetëm në titullin e poezisë dhe zbërthimi i figurës në pak vargje, nxjerrin në pah aftësitë krijuese të Ali Podrimjes. Ai risemantizon jo vetëm Torzon si simbol, por faktorizon përmes tij një dukuri të pranishme kudo, pikërisht torzionin, ose gjymtimin, i cili është përherë i pranishëm, mbi të gjitha në gjendjen emocionale e psikologjike të qenies njerëzore.

Nga Dr. Jolanda LILA, Qendra e Studimeve dhe Publikimet për Arbëreshët (QSPA)