QBD dërgon tekste falas për mësimin e gjuhës shqipe në Kanada, SHBA dhe Suedi

E diel, 5 Maj, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporën ka finalizuar deri sot dërgimin e 10715 teksteve mësimore për mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Diasporë në 18 shtete të botës, të cilat do të shpërndahen falas për të gjitha klasat e gjuhës shqipe të cilat më herët kanë paraqitur kërkesën pranë QBD.

Qendra e Botimeve për Diasporën është përkushtuar që tekstet të arrijnë në kohën e duhur për fillimin e vitit të ri shkollor.

Gjatë ditës së sotme janë nisur 89 kuti me 2957 tekste të paracaktuara për shkollat e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë në Kanada, SHBA dhe Suedi.

Këtë vit paketa e teksteve mësimore të gjuhës shqipe është plotësuar edhe me botime të QBD, si fjalorët dy gjuhësh dhe serinë me përralla “Klasikët Dygjuhësh”.

Seria përfshin përrallat më të bukura, botuar në një vëllim dygjuhësh: shqip dhe anglisht, shqip dhe greqisht, shqip dhe italisht, duke filluar me përrallat “Hirushja” e “Pinoku”, për të vijuar me “Pitër Panin” e “Bukuroshja e fjetur” dhe për të vazhduar me përralla të tjera.

Projekti i botimeve dygjuhëshe u vjen në ndihmë fëmijëve shqiptarë të rritur në mërgatë që gjuhën shqipe e mësojnë paralelisht me gjuhën e vendit, apo si gjuhë të dytë, duke synuar të pajisë me libra ndihmues fëmijët e moshës 5-6 vjeçare, të cilët kanë njohuri fillestare në gjuhën shqipe. Ilustrimet e këndshme, teksti i thjeshtë, me fjalët më të përdorshme në dy gjuhë, lehtësojnë mësimin e gjuhën në mënyrë argëtuese. Metoda krahasuese ndihmon në ngulitjen e fjalëve të reja dhe fjalive të thjeshta në tërësi. Librat e shkarkueshëm në versionin digjital mund të përdoren edhe nga mësuesi gjatë orës së mësimit.