QBD vazhdon dërgimin e teksteve mësimore në Angli, Slloveni, Austri dhe Kroaci

E shtunë, 27 Prill, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporën për të dytin vit radhazi ka mundësuar dërgimin dhe pajisjen me tekste mësimore të klasave të gjuhës shqipe në komunitetet shqiptare në mbarë botën. Ditën e sotme janë realizuar dërgesa të reja me tekste mësimore falas në 5 shtete Angli, Slloveni, Austri, Kroaci, Sllovaki 2002 tekste

Ndërsa me herët janë nisur tekstet për klasat e mësimit të gjuhës shqipe në Greqi Gjermani, Zvicër, Çeki, Francë, Turqi, Belgjikë, Spanjë dhe Rumani.

Këtë vit janë mbi 17 mijë tekste shkollore dhe plotësuese për shkollat e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në Diasporë, që do të mbërrijnë te nxënësit dhe mësuesit e shkollave të gjuhës dhe kulturës shqiptare të 21 vendeve të botës, për vitin 2020-2021 brenda muajit shtator.

Përpos teksteve shkollore, Qendra e Botimeve për Diasporën  këtë vit vjen me një tjetër risi, me fjalorët dygjuhësh shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-greqisht, shqip-ukrainisht, shqip-gjermanisht, shqip-turqisht dhe shqip-kroatisht.

Këto botime së bashku me pjesën tjetër të teksteve shkollore janë pjesë e paketës së librave që QBD po dërgon.

Fjalorët dygjuhësh janë konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohen me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për të qartësuar dhe për të konkretizuar më shumë fjalët, duke i bërë ato më të kuptueshme.

Përzgjedhja është orientuar drejt fjalëve që hyjnë në përditshmërinë e fëmijëve nëpërmjet leximeve të ndryshme, programeve  televizive, të folurit në familje, etj.

Një fjalor dygjuhësh ka afërsisht 530 fjalë dhe synon t’u japë fëmijëve të Diasporës një lëndë të pasur për të përmirësuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe.

Fjalorët e përgatitur nga QBD mund t’i shkarkoni falas në faqen http://qbd.gov.al/ duke klikuar dhe shkarkuar nga ikona përkatëse në kategorinë Botime.

Vitin e kaluar, Qendra e Botimeve për Diasporën shpërndau rreth 11 mijë tekste shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në 14 vende.