Rubina Muzina, epidemiologe në një spital të Teksasit në SHBA, ka folur në “A2 CNN” për luftën e SHBA kundër Covid-19.
Raportimet e orëve të fundit në mediat amerikane nuk flasin për përkeqësim në parim, por si është realiteti pandemik atje? Alarmi SOS vijon të jetë i ndezur?
Rubina:
Për sa i përket Teksasit ne shikojmë një rënie, ashtu siç e thatë ju edhe në shtete të tjera ka rënie.
Pozitiviteti tani është rreth 5.7 %, lajm I mirë është që nuk kemi rritje të personave që shtrohen në spital dhe të shtrimeve në reanimacion. Kjo do të thotë që pandemia po mbahet në komunitet e limituar dhe është rritur shumë numri I testeve.
Ne kemi tashmë qendra testim falas ku secili që ka qenë me një person të infektuar apo mendon se është infektuar shkon edhe bën tamponin.
Kjo është diçka e mirë, pasi me anë të testeve ne tashmë mund të kapim edhe ata që nuk kanë simptoma.
Pra, çdo shtetas amerikan mund të bëjë test falas?
Nuk mund të themi për 325 milion amerikanë, kryesisht këto bëhen se është vend shumë i madh, janë politika të shteteve të caktuara dhe institucioneve të caktuara. Vajza ime u nis për në kolegj javën e kaluar dhe testin e kishte falas.
Sa i përket luftës për vaksinën ajo u shpreh:
Ka filluar prodhimi i 5 vaksinave dhe nuk e di se kush do të fitojë, kush të jetë më e para që do të tregojë që është efikase ajo do të shkojë.
E dëgjuam edhe atë të Rusisë dhe u çuditem shumë. Ajo është aprovuar pa fazën e tretë e cila është edhe më e rëndësishmja.
Vaksina do 10-vite, por Amerika e arriti në 6 muaj.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë: