Gazetares shqiptare, Shpresa Pervetica i jepet titulli Ambasadore e Paqes nga Organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network.
Shpresa ka mbaruar gazetarinë në Kosovë, shkollën për Integrime Evropiane dhe Shkencat Politike në Fakultetin “Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci”. Ajo jeton në Londër dhe drejton emisionin “Biseda në Londër“ në ALBUK TV, televizion kushtuar Diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe.
Emisioni ka në fokus arritjet e qytetarëve që jetojnë në Diasporë, dhe sjell tema të ndryshme për jetën dhe veprimtarinë e komunitetit shqiptar në Londër dhe shqiptarëve në Diasporë.
Shpresa është shprehur mirënjohëse për vleresimin dhe titullin me të cilin është shpërblyer për punën e saj.
“Ndihem krenare dhe e lumtur që u emërova “Ambasadore e Paqes” nga organizata “Global Socio-Economic and Financial Evolution Network”, qe drejtohet nga z. Prince Blessing Lawal. Falenderim dhe mirënjohjes z. Prince Blessing Lawal. Faleminderit të veçantë për rekomandimin dhe përkrahjen mikut të çështjes shqiptare Tahir Shabani, Ambasador dhe Lider për Paqen Botërore dhe President i Institut dhe Miqësisë Franko-Shqiptare në Francë dhe Evropë”, ka shkruar Shpresa Përvetica në Facebook.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.