Greqi / 40 mijë aplikime për pasaporta, si do të zgjidhë situatën Konsullata…

E hënë, 29 Prill, 2024

Një nga pasojat e shumta të covid-19 apo thjesht rutinë e njohur, kaosi i muajve të fundit në Konsullatën e Shqipërisë në Athinë? Mediat sociale buçasin nga fotot, videot, statuset dhe komentet plot indinjatë, irritim e deri në dëshpërim. Pasaporta për sa jetojnë jashtë vendit, pa patur shtetësinë e dytë, është e domosdoshme si oksigjeni, pa atë thjesht nuk ekziston.

Emigrantët shqiptarë në Greqi, pas thuajse 3 dekadash jashtë atdheut, këtë verë janë përballur pikërisht me një realitet tepër të hidhur. Megjithëse të ambjentuar në procedura tërkuzë e mjaft herë absurde të vendit pritës, këtë radhë pengesa më madhore ka ardhur nga një detaj që do duhej të konsiderohej i vetëkuptueshëm e i sigurtë, pasaportat që skaduan masivisht, me plotësimin e  dekadës së parë të funksionimit të sektorit në konsullatat e Athinës e Selanikut, në vitin 2010.

Të shumtë janë faktorët që sollën këtë situatë të vështirë, me radhët e gjata e dyndjen në sportelet e konsullatës. Me qindra persona përballen çdo ditë me rrezikun e Covid-19, përfshi stafin, fëmijë, të moshuar, të gjithë sa kalojnë orë të tëra nëpër trotuaret apo ambjentet e brendshme e një moment lodhen e harrojnë masat mbrojtëse, që është të paktën reagim njerëzor, por që i ekspozon totalisht në një rrezik vdekjeprurës.

Meqënëse monedha ka gjithmonë dy anë e për hir të drejtësisë, vetë emigrantët pohojnë se shumica vonon të aplikojë, domethënë se nga 3-6 muaj para skadencës që duhet aplikuar për rinovim, mjaft prej tyre aplikojnë edhe pas skadimit.

Një tjetër problem i madh është mungesa e njohurive, por edhe e vullntetit nga ana e tyre, të mësojnë si funksionon platforma e-albania dhe të ndjekin procedurën në formën elektronike. Jo vetëm moshat e mëdha, por edhe 40-vjeçarët e akoma edhe 30-vjeçarët e konsiderojnë një barrë të madhe e procedurë të vështirë, jo-miqësore dhe të pakuptueshme akoma edhe pas vitesh tashmë në funksion.

Fatkeqësisht, zgjidhja e lehtë janë sekserët e ndryshëm; nuk janë të pakta zyrat e ngritura provizorisht në Omonia e zona të tjera, që marrin shuma të majme për aplikimin, ndërkohë që jo rrallë herë aplikuesit nuk pajisen me kodin, apo nuk ndjekin më pas e-mail për datën e takimit duke krijuar dhe një sërë problemesh të tjera nga mungesa e përgjegjësisë të këtij lloj funksionimi.

Nga ana e konsullatës, që periudha me rritje fluksi u shfrytëzua negativisht, ky është një fakt që u vërtetua me pushimin unanim të stafit. Njëkohësisht, lockdoën i pandemisë shkaktoi bllokimin e shërbimit tek qytetarët, por jo aplikimet online. Kështu, kërkesat shtoheshin, puna ishte bllokuar, kaosi total ishte thjesht çështje kohe të arrinte.

Nga 27 korrik, në Konsullatën e Athinës ka ardhur një staf i ri, me në krye Shefin e Shërbimit Konsullor, Adi Hoxha. Megjithëse pak ditë, vetëm në javën e tretë të qëndrimit e akoma më pak të punës, Adi Hoxha me ekipin e tij, si të rinjtë ashtu dhe sa do të ndalojnë nga 31 gusht, pas vendimit për pushim nga puna, është i vendosur të përballojë krizën dhe shumë më herët se sa e parashikojnë shifrat të rikthejë normalitetin.

Në këtë intervistë Adi Hoxha sqaron situatën me detaje si dhe dërgon mesazhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Greqi, që drejtohet në këtë konsullatë, për procedurat përkatëse.

“Respektoni oraret, datat e aplikimit, respektoni udhëzimet, masat mbrojtëse, si dhe durim e bashkëpunim për të tejkaluar këtë fazë”,- thotë Hoxha, i cili pranon hapur se situata nuk është aspak e lehtë për të gjitha palët.

*** 

Çfarë po ndodh këto muaj të nxehtë e mes Covid-19 në Konsullatën e Athinës? Si i shpjegoni radhët e gjata, ndërkohë që konsullata funksionon tashmë me orar të zgjatur, e madje edhe pas orarit, deri vonë në darkë?

-Konsullata e Athinës është ndër më të mëdhatë si dhe komuniteti shqiptar i Athinës është ndër më masivët. Ky faktor mjafton për të kuptuar se këtu kemi aplikimet më të larta për çdo procedurë konsullore, përfshi edhe pasaportat. Duke qenë se ky vit ka qenë mjaft i vështirë edhe në aspektin global, për shkak të pandemisë së Covid-19, rrjedhimisht janë ngadalësuar ose penguar procesi i shqyrtimit të aplikimeve, nga konsujt. Gjatë kësaj periudhe, kur ambasada nuk ka funksionuar për shkak të pandemisë, qytetarët kanë vijuar të aplikojnë në platformën online, çfarë ka sjellë një numër tepër të lartë aplikimesh në sistem, që me karantinën nuk mund të trajtoheshin nga konsujt. Si rrjedhojë, pas karantinës u mblodhën rreth 40.000 aplikime që prisnin datë takimi.

Çfarë masash u morën për përballimin e kësaj shifre?

-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka sjellë në Athinë një ekip përforcues që të ndihmojë e përballojë fluksin me të cilin po ndeshemi. Jemi në dijeni të indinjimit të qytetarëve, sepse kanë aplikuar e janë në pritje për një periudhë të gjatë, por edhe pandemia ka penguar e vonuar shumë procesin e punës së konsujve.

Ky ekip përforcues, të cilin kryesoni, prej sa kohësh është në postet e punës? Dhe cilat janë rezultatet e deritanishme?

Një ekip prej 8 deri në 10 veta i është shtuar stafit ekzistent nga 27 korrik, për përballimin e fluksit. Përveç kësaj, kemi bërë disa ndryshime të rëndësishme, kemi thjeshtëzuar aplikimin në platformë, për të lehtësuar e shpejtuar procedurën për qytetarin. Paralelisht, orari është çdo ditë 08.00-20.00, por në fakt ne kemi punuar edhe më vonë, derisa ka mbaruar punë qytetari i fundit në konsullatë. Ne jemi angazhuar që çdo qytetar që paraqitet në konsullatë me datën e takimit do mbarojë punë atë ditë me aplikimin dhe pas një muaji do jetë pajisur me pasaportë. Në këtë moment 98% me 99% të aplikimeve në ditë janë për rinovimin e pasaportës dhe kartës së identitetit. Një kërkesë e rëndësishme për qytetarët: Zbatoni oraret që u janë dërguar në email, ejani në datën dhe orën që u kërkohet, për të lehtësuar vetveten dhe të gjithë.

Përse erdhi tani ekipi shtesë dhe sa kërkesa keni shqyrtuar këto javë? Cilat janë të dhënat për rikthimin e normalitetit?

Ekipi ekzistent e kishte të pamundur të përballonte fluksin që është në mënyrë konstante 10-12 orë në ditë, kështu që me ekipin shtesë ne funksionojmë normalisht dhe arrijmë të shërbejmë tek të gjithë qytetarët që kanë datën e aplikimit. Shifrat janë tepër të larta, kur arritëm ne gjetëm plot 40.000 kërkesa për pasaportë në sistem. Madje, fillimisht u desh të pastronim sistemin pasi shumë qytetarë duke mos qenë të sigurtë nëse e kryen saktë procedurën, ridërgonin. Gjithashtu, kishte shumë afate që kishin kaluar, si dhe qytetarë që megjithëse kishin aplikuar për në Athinë, kishin nxjerrë pasaportë në Shqipëri. Kështu që si fillim pastruam sistemin, për të dhënë prioritet në kërkesat ekzistente, duke arritur që në këtë moment të kemi 24.000 aplikime në pritje.

Vetëm gjatë javës së kaluar, 3-7 gusht, ne kemi arritur të realizojmë mbi 3000 aplikime në këtë konsullatë. Që do të thotë që vetëm këtë javë ne kemi bërë mbi 600 aplikime apo shërbime në ditë për qytetarët. Ne kujdesemi që të dërgojmë 40 aplikime për një orë, 80 aplikime për dy orë, duke qenë në dijeni se 60% me 70% nuk do paraqiten. Tani kemi kuotën 100 aplikime për 2 orë, nga ata vijnë 60-70 aplikime. Një rritje e jashtëzakonshme e punës, por dhe një ngarkesë shumë e lartë për stafin konsullor. Mënyra si është ngritur tani puna dhe si i trajtojmë e bën që të arrihet. Pavarësisht vështirësive, ne këmbëngulim në objektivën tonë, që është të shërbehet me prioritet çdo qytetar që është në pritje nga muajt e parë të vitit 2020, e sa më shpejt dhe të tjerët.

Ata që kanë aplikuar të parët, kujdesemi të shërbehet i pari. Pasaporta është e domosdoshme për të gjithë qytetarët jashtë atdheut, kanë shumë shërbime urgjente dhe këtë e kuptojmë shumë drejtë.

Shumë emigrantë kanë mungesë njohurish, nuk dinë të aplikojnë. Të tjerë ankohen se nuk kanë marrë kodin, të tjerë për marrjen e pasaportës…

Jemi të ndërgjegjshëm që ka shtetas shqiptarë që ndoshta nuk kanë aftësitë teknologjike që të bëjnë një aplikim. Por gjithashtu ne e dimë që çdokush ka një nip apo një mbesë apo dikë që mund ta orientojë. Aplikimet janë tepër të thjeshta, procedura është shumë shumë e thjeshtë për pasaportë e kartë identiteti, me minimumin e dokumentave të kërkuar.

Unë u kërkoj qytetarëve që të gjejnë një njeri të afërm, dikë që njeh pak nga kompjuteri për ndihmë e do e kenë shumë të lehtë të kryejnë vetë procedurën. Mos u drejtoni nëpër agjenci e zyra të ndryshme, thjesht tek një i afërm, e për dy minuta aplikimi është regjistruar në sistem.

Ne jemi kujdesur që sistemi tashmë të jetë automatik. Domethënë, vetë sistemi pranon aplikimet dhe sapo lirohen datat, automatikisht dërgohet email në aplikimin e radhës. Pra, nuk kontakton më konsulli, por me lirimin e datës dhe orës, sistemi dërgon email automatik. Çdo ditë janë 500 takimet për aplikim, nëse nuk e kap 500 e një dite, do përfshihet në 500 aplikimet e ditës tjetër. Nuk do të mbetet askush pa datë aplikimi.

Këtu dua të theksoj dhe diçka tjetër, pandemia dhe numri i lartë i aplikimeve kanë bërë që të vonohen datat për paraqitjen në konsullatë. Por nga momenti që kodi ka arritur në email, atëherë sapo sistemi të ketë data dhe orë të lira, do të dërgohet automatikisht. Prandaj unë u lutem qytetarëve të mos aplikojnë disa herë, sepse nuk ndryshon asgjë, por me kodin përkatës të bëjnë durim se do të marrin patjetër një datë aplikimi, sa më parë të jetë e mundur.

Përsa i përket dërgesës së pasaportës, pas plotësimit të 4 javëve nga data e aplikimit, banorët e Athinës apo sa e kanë urgjente çështjen, mund të paraqiten këtu, në konsullatë, Ndërsa sa nuk munden apo banojnë nëpër ishuj dhe nuk e shohin të arsyeshme të udhëtojnë, ne e dërgojmë me postë, përmes një email që duhet të dërgojnë me të dhënat përkatëse. Nëse banojnë në Athinë, pasaporta arrin ditën tjetër, tek banorët e ishujve brenda 3-4 ditëve.

Si sot këtu, ashtu dhe gjatë këtyre ditëve në median sociale, me trishtim kemi vënë re se nuk respektohen masat mbrojtëse kundër Covid-19, çfarë i rrezikon të gjithë. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me situatën, që të jemi të sinqertë, nëse bie në sytë e organeve kopetente greke, do të mund të shkaktojë dhe ndërhyrjen e tyre…?

Duke qenë se ka një numër të lartë aplikimesh edhe qytetarët nuk respektojnë oraret që u janë caktuar, ka një fluks akoma më të lartë, që ka ndikuar edhe në rritjen e rrezikut dhe mungesën e distancës sociale. Por ne i kërkojmë çdokujt që hyn në sallën e konsullatës të ketë maskë dhe mjetet mbrojtëse, të mbajë distancën sociale, të kujdeset për veten dhe të tjerët duke minimizuar rrezikun. Konsujt janë të mbrojtur më së miri pasi nuk kanë kontakt me njerëzit, janë pas “xhamave mbrojtës”. Por çdokush të mbajë distancën sociale dhe higjenën personale.

Komuniteti është shumë i indinjuar, ekziston ndonjë alternativë apo mundësi tjetër në këto momente, për të marrë fund kaosi?

Ne e kemi theksuar dhe më parë dhe ne e kuptojmë situatën dhe ankthin e qytetarëve, por ne i garantojmë se kjo situatë e përkohshme, ashtu si dhe ky numër i lartë i aplikimeve.

Vullneti ynë është të pajisen sa më shpejt qytetarët me pasaportë e kartë identiteti, pavarësisht radhëve të gjata e orëve të punës. Ne punojmë 12 orë, 13 orë, 14 orë, kushdo që vjen e ka datën e aplikimit do të marrë shërbimin, do të mbarojë punë. Kjo është objektiva jonë për momentin, derisa të ulet fluksi i aplikimeve e të mund të rinormalizohet situata, derisa aplikimet të jenë të kuotës së përballueshme brenda orarit normal të punës.  Ne kërkojmë që qytetarët të kuptojnë se është një fazë e përkohshme, do të kalojë shumë shpejt, por duhet të ritheksoj se për t’ja dalë mbanë sa më shpejt, duhet edhe qytetarët të respektojnë datën dhe orën. Me pak fjalë, kërkohet durim e bashkëpunim dypalësh për të njëjtin qëllim.