Britani/ Eduart Mjeshtri: Ju tregoj takimin me ministrin e Financave

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Ministri i Financave në Britani, Rishi Sunak, prezantoi pak ditë më parë paketën për rimëkëmbjen e restoranteve në vend, e cila parashikon që qeveria të paguajë 50% të faturës së klientëve.

Këtë paketë ndihme ai zgjodhi që ta prezantonte në restorantin ku punon shqiptari Eduart Mjeshtri, nga Librazhdi.

Mjeshtri ka treguar për “Diaspora Shqiptare” për takimin e tij më ministrin Shunak.

“Ai ndaloi të vizitonte një nga restorantet që janë nën menaxhimin tim shprehet Mjeshtri. Biseda me ministrin ishte interesante, e thjeshtë dhe gazmore. Ai ishte i interesuar të dinte nëse ne dhe stafi jonë ishim konfidente që të riktheheshim në punë. Donte të dinte si ishte ndjesia e përgjithshme ti rikthehesh jetës normale pas kësaj situate. Kishte pyetje mbi masat e sigurisë që po përdorim po mbi të gjitha ishte i interesuar të dinte si ndiheshin njerëzit në tërësi për të dalë dhe drekuar në një restorant si më parë”, tha Mjeshtri.

Eduart  jeshtri është zhvendosur në Britani në fund të viteve ’90. Ai tregon se si çdo emigrant fillimin e ka pasur shumë të vështirë kjo për shkak se nuk dinte gjuhën.

Fillimisht ai ka nisur të punoj në fabrikën e përpunimit të frutave dhe më pas punë të ndryshme nëpër kuzhina ku edhe ka mësuar profesionin që bën sot me mjaft profesionalizëm.

Momentalisht ai është menaxher i përgjithshëm i kuzhinave të rrjetit të restoranteve “Wagamama” në zonën e parë në Londër.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.