Kanada / Inis Jorgo: Ju rrëfej nënën time, Rushen Golemin

E shtunë, 27 Prill, 2024

Inis Jorgo në muajin Korrik, 2020 botoi prozën biografike për nënën e saj të titulluar “Rushen Golemi, ky testament shpirti”. Zonja Golemi njihet si kirurgia grua e parë e diplomuar në vend e cila në fillim të viteve të pluralizmit në Shqipëri, u inkuadruar edhe në politikë.

Inis, e cila jeton në Toronto të Kanadasë ka studiuar në Universitetin e Tiranës për Ekonomi dhe po ashtu në Toronto për Biznes.

Për gazetën “Diaspora Shqiptare” biseduam kryesisht për librin e saj më të ri, për letërsinë si pasioni jetësor i saj dhe natyrisht për nënën e saj, Rushen Golemi, një figurë shembull i një intelektualeje shqiptare. Inis është autore e edhe dy librave me poezi “Tinguj Shpirti” dhe “Ajzberg”, ndërsa ka në dorëshkrim një libër me tregime.

Po e fillojmë me nënën tuaj, zj. Rushen Golemi, kirurgen e parë grua shqiptare, për të cilën në 85- vjetorin e lindjes së saj, ju keni botuar librin:  “Rushen Golemi, ky testament shpirti”.…

Mendova të shkruaj për një grua të cilën pata fat ta kisha prind, ajo të ishte nëna ime! E kam ndjekur në çdo moment të jetës së saj dhe ndërsa çdo gjë kur isha fëmijë më dukej fare normale, me kalimin e viteve kuptova se përmasat shpirtërore të saj jo rrallë tejkalonin të zakonshmen. E për gjërat që lenë mbresë, patjetër duhet shkruar!

Flitet për një person që mbartte pasion brenda vetes e kjo të bën që dëshirën ta kthesh në zotësi, punën në kënaqësi, bën që të lësh produkt në gjithshka kryen sepse ke vënë shpirt,  ke investuar mençuri! Flitet për një zonjë nga e cila buronte natyralisht një mençuri e spikatur, urtësi në mendim, një kurajo që të intrigonte, një elegancë e brendshme e të menduarit, një hijeshi e rrallë fizike shtuar këtu edukimin që ajo morri nga dy prindërit e saj kërkues e sakrifikues të cilët i mësuan asaj se  gjërat e bukura në jetë mund ti kthesh në realitet jo menjehërë, jo pa mund e jo pa u djersitur fort!

Si profesioniste, kolegët e saj e kanë cilësuar prej kohësh Rushen Golemin si një kirurge të spikatur ndaj në kushtet sidomos kur prindi largohet fizikisht prej teje, ti ke më tepër nevojë që gjërat pozitive të tij t’i evidentosh,  thuash me zë të lartë, krenohesh e ndërkohë lexuesi përse jo?…të mësojë diçka, të tërhiqet nga ajo çka po i rrëfen, të kuptojë sa gjerë mund të shtrihet shpirti njerëzor, përmasat që mund të tejkalojë ai ndaj nëse histori të tilla qëmtohen, kuptohen, apo tërheqin vemendjen, ato padiskutimisht nuk duhet të lihen disi anonime, por të inspirojnë e bëhen pronë e lexuesit. E unë e pata të mundur këtë jo vetëm sepse kisha në dorë një lëndë fantastike jetësore, por edhe për faktin sepse shkruaj e përtej këtyre  edhe sepse ja kisha premtuar jo vetem vetes, por edhe mamit dikur se një ditë do e shkruaja jetën e saj.

Isha e bindur se personazhi që isha duke përshkruar, patjetër do të linte mbresë në publikun lexues. Unë e di sa shumë kjo mjeke kirurge ka marrë gjithë jetën e saj dashurinë e qytetarëve, pacientëve të saj. Sa shumë ata e deshën, sa bukur parreshtur ja shprehën asaj respektin, sa populli e aprovoi dhe mbështeti Rushen Golemin kur atë e thërriti koha dhe e bëri pjesë të politikës shqiptare. E kjo nuk ndodhi rastësisht! Aspak! Kjo ndodhi sepse ajo dinte të donte, të mendonte, të ishte kurajoze, ajo dinte të pranonte edhe gabime. Sepse ato janë njerëzore e pranimi i tyre, tregon emancipim! Ajo dinte të të përfqësonte! Ndaj edhe u ula të shkruaj për të. Më ka bërë përshtypje fëmijëria e saj e cila u thye jo pak. Rinia në vazhdim kur edhe pse ishte nxënëse me rezultate të shkëlqyera nuk kishte aspak siguri për të ardhmen…apo fakti se si ajo krijoi një emër të bukur si mjeke…në shoqëri , se si ishte një nënë aq e kujdesëshme e një bashkëshorte e respektuar ..Këtu dua të përmend sa shumë im atë ja përkrahu ëndrrën, si ai kurrë nuk e pengoi që ajo t’i ikte familjes gjatë, sa shumë ai ja përshëndeti tërë jetën atë çka ajo bënte për pacientin. Pra kemi një personazh multi-dimensional e libri im këtë ka rrëfyer: kush ishte familja e saj, cilat qenë influencat e bukura gjatë jetës së saj, shembujt që zgjodhi të ndjekë, apo e pati ajo të lehtë konkurrencën me sfidat e jetës..

Si e ka pritur lexuesi shqiptar botimin e kësaj proze biografike?

Unë jetoj në Kanada, por kam ndjesinë se është pritur mjaft mirë. Shpejt do ketë një promovim këtu në Toronto. Nuk e dyshonja aspak këtë reagim të publikut por theksoj se lënda e parë e këtij libri, ishte atje, e gatshme e pa frikë e them se është shkruar nga vetë nëna ime Rushen Golemi. Unë si bija e saj por edhe si shkruese, kisha detyrën ta rrëfeja përmes jetën e saj pasi mendoj se ajo ka lënë pas një trashëgimi morale të bukur e inspiruese që vlen jo vetëm për ne fëmijët e saj, por që duhet lexuar nga publiku.  Isha e bindur që publiku librin për të do e mirëpriste e kjo, është meritë e saj! Ndësa marr komente të ngrohta nga lexuesi, më ka bërë përshtypje se ka jo pak kërkesa që libri të kthehet në një film. Kjo pastaj, nuk është në dorën time…

Për zonjën Rushen është realizuar edhe një dokumentar në vitet ‘70-‘80, si kirurgia grua e parë e diplomuar në Shqipëri. Ç’mund të na thoni për këtë?

Po! Është bërë një dokumentar rreth viteve 80′ për mamën për karierën e saj si kirurge me mbi 35.000 operacione të ndryshme; si pedagoge e shumë brezave studentorë apo mjekëve specializantë; si drejtuese e klinikës së I-rë pranë spitalit civil nr 2 në Tiranë për disa vite; si konsulente dhe oponente e temave shkencore; si tekst-shkruese e librave të fakultetit të Mjekësisë; si anëtare e kolegjumit të revistave prestigjoze të asaj kohe e këtu përmend revistën “Shqiptarja e Re” apo edhe disi në aspektin privat, vendi i saj në familje rol të cilin Zonja -Nënë, e ka përmbushur më së miri, shkëlqyer do të thonja!!  Gjithashtu vite më parë protogonistja e filmit “Plagë të Vjetra” artisja e madhe Roza Anagnosti, për realizimin e rolit të saj në këtë film ( rol i cili ka patur parasysh Rushen Golemin vetë), ka qëndruar mbase 5 muaj me radhë në klinikën ku ajo punonte duke qënë e pranishme në sallën e operacionit, konsultat  mjeksore apo duke ndjerë rastet kur kirurges jo rrallë ju desh të ndeshej me opinionin -aspak aprovues për kohën- të të qënurit kirurge grua. Por Rushen Golemi arriti ta thyejë heshturazi këtë tabu, (duke kaluar vite në sallën e operacionit ) e duke i treguar çdo gruaje që dëshironte të bënte kirurgen, se mund tja dilte,  se ajo nuk kishte asgjë më pak se një burrë mjek madje, madje aftësia për ta qetësuar e shëruar me fjalë pacientin -cilësi të cilën e posedon aq bukur një grua – është domenthënëse tek dikush që po pret që ti shpëtosh jetën! Nëse do investoje fort shpirtin tënd tek i sëmuri pa lënë aspak mënjanë mendjen e profesionalizmin, patjeter që suksesi do të ishte në anën tënde!

Pas shpalljes së pluralizmit në Shqipëri, zonja Golemi u përfshi edhe në politikë. Çfarë sfidash e përcollën nënën tuaj si politikane?

Po zëvëndësoheshin sistemet politike që as ishte menduar se mund të ndodhtte. Në vitet 90′, terreni social mund te quhej “i rrëshqitshëm”. Në muret e pallateve shkruhej me një shkrim plot mllef që shprehte frikën e humbjes:” Demokratët të çohen në litar”! Sigurimi i Shtetit kur nuhati se emri i Rushen Golemit po lakohej në skakierën e lëvizjes së re blu , nuk e kurseu por kërkoi ta godiste në pikën e saj të dobët: tek i biri. Trokitën ata në portën e apartamentit tonë një mbëmje shkurti kur sapo ishte rrëzuar busti i diktatorit në sheshin e madh të Tiranës. Kam qënë dëshmitare e atyre momenteve aq gri kur në çast jeta mund të të përmbysej, kur mund të ta trishtonin shpirtin ashtu pa kuptuar-përjetë! Ende më kujtohen telefontata plot presione, fyrje dhe pasjellje, (ndaj mamës por edhe ne familjarëve të saj) ku ndjehej sa shumë ai “dikush” nuk e dëshironte përfshirjen e Rushen Golemit në politikë. Sepse ata e dinin: Ajo dinte të krijonte  produkt: ajo fitonte elektorat!

Dhe ajo foli përpara turmave e nuk nxiti mllefe. E shoqëroja në të gjitha mitingjet e asaj kohe e përpiqesha t’ja dallonja fytyrën në podiumet e thjeshta me ato mbulesat e rrudhosura blu ku fshihej aq shumë shpresë! Por turma e egzaltuar që  tashmë i kishte dy gishtat lart, nuk më lejonte. E kam dëgjuar si ju imponua me qetësi njerëzve që ta dëgjonin kur ju tha se:”ata më në fund duhet të shpresonin, se demokracia nuk ishte diçka që po ju falej por duhej fituar përmes zbatimit të ligjit.” Nuk u lodh shumë të fitonte elektorat nëna ime!  Ajo e kishte të fituar atë me profesionalizmin dhe Njeriun që kishte patur gjithmonë brenda vetes. Tani thjesht, kishte ardhur momenti që të ishte pranë tyre në një tjetër mënyrë si përfaqësuese e tyre!  Dhe ajo u përpoq shumë që ata ta meritonin deputeten e tyre por edhe ajo ti meritonte!  Nuk ishte politikane nëna ime por Rushen Golemi bëri shkëlqyer e më së miri atë që më së shumti politikanët harrojnë ta bëjnë: Njeriun e Plotë! Ajo doli në tribunën e Kuvendit të Shqiptarëve e ju foli atyre fare sinqerisht! Shpesh nuk kishte letër! Plot dinjitet. Ju foli dhe i bindi. I bindi sepse ju drejtohej plot llogjikë, pa fyer e duke menduar që tashmë gjithshka ata meritonin ishte të jetonin nën një erë te re që do i drejtonte drejt Evropës. Kjo ishte edhe ëndëra e mamës time! Që shqiptari të mos denigrohej rrugëve të botës. Rushen Golemi ju foli qartë se shqiptarët sduhet të ishin më të ndarë nën trysni absurde lufte klasash, nën diferencime mediokre. Ajo përherë shprehej se shqiptarët janë të mrekullueshëm…sistemi absurd krijoi çarje e deformime. Ajo ishte e bindur se meritokracia duhet të dominonte dhe pakti i vetëm që Nëna ime e respektuar bëri gjatë gjithë jetës së saj, ishte pakti më të Vërtetën!

Kur qytetarët i drejtoheshin në rrugë për ta përshëndetur me frazën: “zonja deputete” unë ende e kam në vesh ndërsa ajo ju përgjigjej: “…deputete më bëri koha.  Ajo që unë kam dashur të jem, është mjekja , mjekja juaj ndaj më bukur për mua do ishte të më thërrisni:”doktoreshë!” Ajo ndenji pranë elektoratit të saj. Nuk ju premtoi duke i lënë në harresë. Bëri çmos që ti përfaqësonte aq sa mundej për atë kohë të viteve 90′. Kur kthehej nga zona e saj elektorale në shtëpi, e kam dëgjuar t’ju fliste  fëmijëve tanë për fëmijët atje në Fushë Krujë apo Mamurras se edhe ata, ishin po aq të zgjuar sa fëmijët e qytetit, po aq të bukur e me po ato ëndra por me shumë më pak , ama me shumë më pak mundësira…. Shpesh lotonte për pamundësinë e tyre…!!!! Rushen Golemi i donte njerëzit e kjo ja bënte gjithshka, shumë, shumë  të lehtë… sepse nëse ven në punë shpirtin… është e padiskutueshme se ti, i përket që të gjithëve!

Duke folur për dr. Rushenin, në një intervistë për librin tuaj studiuesi dhe profesori Kristaq Jorgo thekson se znj. Rushen ishte një Njeri i Plotë. Çfarë mendoni ju ka mësuar shoqëria shqiptare nga plotësia e figurës së saj?

Është një mënyrë e veçantë se si shkruesi i parathënies, studiuesi Kristaq Jorgo e ka trajtuar figurën e Rushen Golemit. Si asnjë më parë ai ka këmbëngulur ta cilësoje atë si një personalitet që i perket Njerëzve të Plotë, atyre të Vërtetëve! Dhe kjo qëndron! Sepse të jesh njeri është njëra anë, por ta plotësosh qënien tënde me virtyte kjo pastaj, të kategorizon tek Njerëzit e Plotë! Mendoj se ky libër ka vlerë jo vetëm për brezat që do vijnë në familjen tonë të madhe por po aq për shoqërinë. Të kuptosh vlerat shpirtërore, intelektuale, sociale e të ndjesh se ti nuk i përket vetëm vetes, është një hymn njerëzor është cilësia e të qenurit Njeri!

Plotësinë e figurës së saj njerëzore mendoj se do e gjeni në faqet e librit të cilat edhe kur i kam shkruar, edhe pse në shumë skena të përshkruara jam dëshmitare, më është dashur të ndalem jo pak, të meditoj, sepse ka aq shumë pasion gruaje në kuptimin e gjerë të fjalës tek ky personazh real e mendoj se duke e lexuar librin,  do dilni në konkluzionin e duhur.

Ndërkohë, keni botuar edhe dy libra me poezi.  Sa mendoni ju, lexohet sot letërsia shqipe në Diasporë?

Jam autore e dy vëllimeve me poezi: “Tinguj Shpirti” dhe “Ajzberg” ndërsa libri  “Rushen Golemi ky testament shpirti” është krijimi im i tretë e më i rëndësishmi. Kam gjithashtu gati për botim, një libër me tregime. Ishte edhe kënaqësi e madhe e sime mëje që unë shkruaja….

Diaspora shqiptare ka nevojë shpirtërore të lexojë në shqip e veçanërisht rinia shqiptare në emigracion e ka edhe detyrë identitare ta flasë gjuhën amësore madje ta trashëgojë atë. Mendoj se qëndrat kulturore komunitare me biblioteka përkatëse janë domosdoshmëri për komunitetin shqiptar në Kanada ndërsa mendoj se shqiptarët me atë personalitet vital e aq energjk do bëjnë më të mirën siç mendoj se fakti që tani funksion një minisitri e Diasporës në Shqipëri na bën të shpresojmë për më mirë në këtë drejtim. Lexuesi shqiptar në emigracion duhet patjetër të dijë vlerat e shkrimit shqip. Aty ku kurrë nuk mungon pasioni mesdhetar, ku shkruhet në gjuhën e prindërve ajo që kurrë nuk mund të shprehet thellë si duam në gjuhën e huaj, aty ku derdhet më shumë se kudo malli e ku renditen vlerat e vendit. Them me siguri se sa më të shumtë të jemi ne që shkruajmë shqip në emigracion, aq më me dinjitet përfaqësohen rrënjët tona!

Identiteti, është një pikë e fortë e krijimtarisë suaj letrare, por edhe pikë referuese jetësore. A mund të na flisni për mozaikun identitar që ju përcjell?

Rrugët që ne zgjedhim apo vendimet që ndërmarrim në jetë përcaktohen nga vlerat që kemi. Këto zgjedhje tregojnë se edhe kush ekzaktësisht jemi, ku ekzakt përkasim në pentagramin social,  çfarë vlerash përshëndesim në jetë! Unin e seicilit, pikërisht këto e përbëjnë: kujtimet, eksperiencat lidhjet me ata që vendos, me ata të përngjashmit e tu! Ndaj edhe identiteti im letrar sigurisht bazohet në keto vlera. Në çka kam trashëguar nga gjyshërit e nderuar, prindërit, nga miqtë më të cilët kam vendosur të ndaj kohën time si dhe nga ajo cfarë unë përgjedh të lexoj apo krijoj. Poezia ime, përshkruan jo pa shkak, ndjesi që kanë të bëjnë me shpirtin. Nëse më lexoni do kuptoni mallin tim për Shqipërinë, sa rëndësi ka që përballë të kem njerëz të vërtetë, çfarë unë konsideroj dashuri, si e ndjej humbjen e dikujt që dua shumë, raportin tim me shpresën, zhgënimin, natyrën, interesat e vogla që të deformojnë pak nga pak pra forcën për të rezistuar e konservuar shpirtin, identiten tim. Shkalla e përfaqësimit në poezinë time mendoj se ka qënë e pëlqyeshme sepse lexuesi im i përket moshave të ndryshme e ky fakt, më gëzon! I falenderoj që të gjithë!

Keni promovuar librin me poezi në një ambient shumë të mrekullueshëm në Toronto. Si është pritur krijimtaria juaj letrare tek komuniteti shqiptar këtu në Kanada?

Kam patur që në fillim mbështetjen e plotë të lexuesve të komunitetit tim në Toronto edhe më gjerë në Kanada jo vetëm për promovime por sa herë unë postoj një krijim timin në median sociale apo kur kam botuar, është një vërshim i mbështetjes së tyre edhe i ndjekësve në Shqipëri të cilin modestisht them se nuk e kam pritur…! Tashmë, është krijuar një numër lexuesish të mij të rregullt e kjo me jep impuls për të vazhduar. Sigurisht dëshira për të shkruar është brenda meje por mbështetja e publikut e bën më të bukur këtë ndjesi.  Kam përherë prej tyre kërkesën: “Inis vazhdo shkruaj!…”

Si mund ta përshkruani rrugën e integrimit tuaj në jetën kanadeze?

Ka qënë sfidë shpirtërore së pari  lëvizja ime në Kanada por tashmë kanë kaluar dy dekada ….! Unë i përkas tashmë dy vendeve e Kanadaja është një vend që mirëpret, të lejon të shpalosësh vlerat e tua, të promovon  e nuk e njeh diferencimin mes qytetarëve. Ndër vitë ata kanë njohur Shqipërinë përmes nesh…Unë vetë jo pak herë jam munduar ta arrij Shqipërinë përmes arësyeve të ndryshme por Toronto është tashmë pjesë e jetës sime. Kam mbjellë edhe këtu një jetë edhe pse do të vdes një “home-sick” (me mall për vendëlindjen) e kjo mbase theksohet më tepër, ndërsa vitet ikin…

Kam studiuar në Universitetin e Tiranës për Ekonomi dhe po ashtu, kam studiuar edhe në Toronto, Kanada. Rutina ime është profesioni, pa diskutim jeta ime familjare e cila është shumë e rëndësishme për mua si dhe të shkruarit! Përmes shkrimit, ndjej të harrohem e shpesh më duket vetja ende Atje, Atje në Tiranën time të dikurshme!…