Di përmendësh “Lahutën e Malcisë”, 7 vjeçari takohet me familjarët e Fishtës

E diel, 29 Qershor, 2025

Nikoll Prendi është vetëm shtatë vjeç dhe ka një aftësi të veçantë, të mësuarit përmendësh. Ai ka mundur që të mësojë dhe të recitojë 3 mijë vargjet e kryeveprës së Gjergj Fishtës, “Lahutën e Malcisë”.

Ai është takuar sëfundmi me pasardhësit e At Gjergj Fishtës, që nga gjaku i origjinës së Fishtës në Domgjon të Mirditës  të cilët janë të mahnitur nga aftësia e tij.

Në nëntor të vitit të kaluar Nikoll Prendi mori pjesë në Festivalin e Parë Folklorik Shqiptar në Londër, Angli ku recitoi poemën epike të Fishtës.

Lahuta e Malcís konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.

Epopeja Lahuta e Malcís përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha.

Kryevepra e Gjergj Fishtës, Lahuta e Malcís, është e papërsëritshme në letërsinë shqipe për shprehjen në mënyrë të sistemuar të qenësisë shqiptare dhe për shprehjen gjuhësore letrare me pasuri të leksikut me figurën e moralitetin e saj të provuar si dëshmi e jetës në gjuhë. Vargu i veprës, një tetërrokësh, i përgjasuar me vargun më të njohur popullor shqip, nuk është vetëm ky që e bëri veprën kaq të popullarizuar që në nismë.

Kjo vepër ka një histori të gjatë të shkrimit e të leximit që kanë ndikuar në njëra tjetrën. Është e ditur që Fishta kishte më tepër ambicie me lirikat dhe format e saja artistike. Madje këngët e para të Lahutës i botoi si këngë popullore. Po lexuesi shqiptar i priti këto më fuqishëm se krijimet e tjera të tij. Në këtë mënyrë shija e lexuesit, tani si kërkesë e ambientit, u bë frymëzim i ri për vazhdimin dhe mbarimin e veprës. diasporashqiptare.al

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.