Koncepti i “identitetit” në Diasporë

E shtunë, 28 Qershor, 2025
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Koncepti i “identitetit” në Diasporë

Koncepti i identitetit iu referohet mënyrave, në bazë të të cilave individët dhe grupet dallohen nga individë apo grupe të tjera, brenda kontekstit të rrjedhës së jetës shoqërore dhe organizimit të marrëdhënieve shoqërore. Termi lidhet me ato situata shoqërore, në të cilat ngjashmëritë dhe dallimet midis individëve, midis grupeve dhe midis individëve e grupeve, marrin kuptim dhe pohohen nga të tjerët. Si individët, ashtu edhe grupet ndërtojnë identitetin e tyre, nëpërmjet lidhjes me “unin” dhe me “tjetrin”. Sipas studimeve bashkëkohore për identitetin, koncepti i tij përbën një dimension të detyrueshëm për çdo lloj veprimtarie shoqërore. Koncepti i identitetit studiohet si një mënyrë për të kuptuar veprimet e individëve dhe të grupeve, si dhe lidhjet me pushtetin që e formojnë dhe kuadrin institucional brenda së cilit zhvillohet. Përpos këtyre, na ndihmon të perceptojmë marrëdhënien e individit me grupin dhe rolin e ngjashmërisë apo dallimit. Studiues të ndryshëm e kuptojnë si një formacion të mbyllur, të kufizuar dhe të qëndrueshëm, por edhe si një proces të hapur, që është vazhdimisht në formim e sipër. Këtë proces e formojnë marrëdhëniet dhe tiparet me bazë gjininë, kombësinë, shtresën shoqërore, moshën dhe shumë elemente të tjera brenda konteksteve aktuale sociopolitike dhe ekonomike. Taylori ka parashtruar idenë e “karakterit dialogjik” (dialogical character), nëpërmjet së cilit njerëzit mund të kuptojnë veten e tyre dhe të përcaktojnë identitetin e tyre. Në të njëjtën linjë mendimi, Madianou shprehet: “Është e rëndësishme që identiteti të konsiderohet si i ndërtuar me bazë historinë, nëpërmjet bashkëveprimit të vazhdueshëm me tjetrin. Në çdo grupim, identiteti mund të ketë si aspekte pozitive, ashtu edhe negative, madje mund të ketë perceptime dhe përkufizime të shumta lidhur me çfarë është identiteti i një grupi shoqëror” (Madianou 1999). Thënë ndryshe, identiteti nuk konsiderohet i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm, por shumëdimensional, i këmbyeshëm dhe i strukturuar nga arsyet, praktikat dhe pozicionet shoqërore të ndryshme. Ai është gjithnjë në varësi të zhvillimeve historike dhe i nënshtrohet një procesi të vazhdueshëm ndryshimi. Në kuadër të studimit dhe perceptimit të grupit shoqëror të emigrantëve shqiptarë në Greqi, është e rëndësishme të shqyrtojmë mënyrat, rrethanat dhe tiparet shoqërore dhe kulturore, në bazë të së cilave ndërtohet përmbajtja e identitetit të “emigrantit shqiptar”. Në këtë mënyrë, ne mund të kuptojmë më mirë lidhjen midis popullsisë emigrante dhe ideologjisë mbizotërues të pranisë së “Të Tjerëve”, të emigrantëve në rastin tonë, si edhe të njohim kufijtë dhe mundësitë e integrimit të tyre në shoqërinë greke. Sipas ideve teorike të parashtruara më sipër, por edhe në bazë të të dhënave nga hulumtimi empirik, identiteti i emigrantit “shqiptar” formohet nëpërmjet një procesi marrëdhëniesh në kontekstin e veprimtarisë së subjekteve, për të cilin kuadri institucional më i gjerë dhe ideologjitë mbizotëruese në lidhje me tjetërsinë dhe “Tjetrin”, nga aspekti kulturor, luajnë një rol vendimtar. Nga ky këndvështrim, nuk do të ishte paradoks nëse dikush do ta ndjente identifikim si me Greqinë, ashtu edhe me Shqipërinë, ose të ndjejë sikur ka “dy atdhe”. Ose mund të ndihet “i huaj në Greqi dhe i huaj në Shqipëri”. Në këto rrethana, duhet të shtohen disa faktorë vendimtarë, si kriza ekonomike dhe shoqërore që ka goditur Greqinë vitet e fundit, si edhe ardhja e mijëra refugjatëve dhe emigrantëve të tjerë, që përfundimisht kanë ndryshuar pamjen dhe raportet e migracionit në  vend. Pikëpamjet ndër breza dhe përvojat e identifikimit.

Procesi i formimit të identitetit të shqiptarëve ndryshon në varësi të përvojave jetësore dhe moshave të tyre. Në bazë të hulumtimit në terren, rezulton se shqiptarët e brezit të dytë dhe të tretë, janë në një gjendje të ndërmjetme. Siç përmend edhe Dori Kyriazi: “Brezi i dytë dhe i tretë i shqiptarëve janë shqiptarë, megjithëse jo nga të gjitha aspektet, sepse kanë filluar të përvetësojnë elemente greke, pra tashmë i ndërthurin, duket se gjenden diku në mes, besoj se duan më shumë Greqinë si vendin ku janë rritur ose jetojnë, megjithëse kanë një lloj lidhje shpirtërore me vendin tjetër, me Shqipërinë, nëpërmjet të thënave, kon- takteve dhe udhëtimeve. Duhet të ndërmerren hulumtime për ta vërtetuar këtë, kjo kategori personash me identitet të dyfishtë, dhe, nëse më lejohet të përdor termin me atdhe të dyfishtë”. Një informues tjetër përqendrohet te ngatërresa, që shpeshherë fëmijët e moshave të vogla përje- tojnë dhe që transmetohet ndjeshëm edhe te prindërit, sepse pranimi apo mospranimi i fëmijëve, përcaktojnë mënyrën se si ata e kuptojnë vetën e tyre. Një pre tyre shprehet si më poshtë:

“Fëmija im më thotë se: kur shkojmë në Shqipëri me thonë ai greku i vogël. Kur jam në Greqi, në shkollë me thonë ai shqiptari. Dhe më pyet fëmija: ‘Babi po unë çfarë jam?’ Unë si prind nuk di se çfarë përgjigje t’i kthej, ju e keni përgjigjen?”

Çështja e sqarimit të përkatësisë, në lidhje me identitetin etnik vërehet edhe te moshat më të rrit- ura, ku ndjesia e “dyzimit” është e ngjashme. Një informues që i përket moshës pas adoleshente: “Besoj se ky është mallkimi i emigrantit, nuk ke një vend tendin…kur kthehesh të quajnë grek, kur je këtu je shqiptari, kështu janë gjërat, disi qesharake.”

Në fëmijërinë e hershme, mësimi i gjuhës dhe jeta shkollore luajnë një rol vendimtar në formimin e identitetit. Siç do të theksohet edhe në kapitullin e radhës, mësimi i gjuhës mëmë (shqipes) nga fëmijët nuk ka qenë një përparësi e emigrantëve shqiptarë. Për pasojë, kjo ka sjellë një proces de-familjarizimi me veçoritë (kryesisht kulturore) që, sipas argumenteve kryesore, ndërthurin identitetin etnik. Fakti që ata nuk e njohin gjuhën shqipe sjell largimin nga identiteti etnikokulturor përkatës. Kjo është e dukshme kohët e fundit, në rastet kur emigrantët janë kthyer në Shqipëri për shkak të krizës ekonomike. Në këto raste, kur fëmijët nuk e njohin mirë gjuhën shqipe, ata përballën me vështirësi të mëdha për sa i përket përshtatjes në shoqërinë shqiptare. Këto vështirësi vërehen në shumë raste dhe kanë pasur si pasojë, kthimin e shumë familjeve shqiptare në Greqi (INSTAT 2013). Megjithatë, edhe në rastet e vizitave të shkurt- ra në vendlindje, që nuk lidhen me vendosjen e  përhershme, fëmijët që janë rritur në Greqi, duket se nuk gjejnë ndonjë element të përbashkët. Një informues shprehet në lidhje me këtë: “Fëmijët edhe kur shkojnë për të vizitu- ar gjyshërit, shkojnë vetëm për dy-tre ditë në vit, dhe kjo më tepër kur janë të vegjël, tani sa më shumë rritën aq më shumë largohen, ose nuk shkojnë fare në vendbanimin e të parëve të tyre, sepse edhe gjyshërit kanë vdekur, dhe lidhjet me atë vend janë të pakta, kështu që besoj se ky brez është integruar plotësisht në shoqërinë greke, Shqipëria për ata është veçse një kujtim.” Hulumtimi empirik tregon një ndryshim midis brezit të parë dhe atyre pasardhës, për sa i përket lidhjes me një identitet etnik të vetëm. Ndërsa brezi i parë ishte ai që krijoi kolektivin e emigrantëve, brezi i dytë, nuk ka lidhje jetësore me proceset e ndërtimit të një identiteti kolektiv. Madje një pjesë e madhe e tyre, duket se dëshiron të shkëpusë çdo lidhje me atë shoqëri dhe tiparet e saj kulturore. Krijimi i një shoqate nga shqiptarët në emigracion nuk është në interes të të rinjve që mësojnë, punojnë, ose jetojnë aty, sepse e konsiderojnë si një lëvizje grumbullimi drejt një identiteti që nuk e kanë njohur kurrë, ose që do të donin ta kishin harruar. Siç pohoi edhe një informues gjatë hulumtimit: “Brezi i dytë, vajza ime, as që do të dëgjojë për ato shoqata. Në fillim ka qenë shumë e vështirë, fëmijët nuk mund të kishin lidhje të drejtpërdrejtë me të gjithë shokët e klasës, por më vonë gjërat ndryshuan, dhe me këtë status të ri që fituan, nuk donin të dëgjonin për lidhjet me Shqipërinë, me shoqatat, apo me gjera të tjera. Unë iu thosha ‘Ejani të shkojmë një herë në javë, të dielave, që të mësonin gjuhën’, por ata më përgjigjshin: “Jo”. Jepnin justifikime se nuk kishin kohë, por unë e dija se ata nuk donin. Pra, iu pëlqente më shumë integrimi në këtë shoqëri, se sa lidhjet me shoqërinë tjetër, që as e

njihnin”. Për sa iu përket moshave më të rritura, te emigrantët që janë brez i parë, “identiteti i shqiptarit” është më i formuar, më i qëndrueshëm, megjithëse nuk jemi në gjendje t’iu referohemi pohimeve të fuqishme të identiteteve etnike në ambientet publike. Ky brez ka formuar dhe disa shoqata kulturore, si një përpjekje për t’i ruajtur dhe për t’i përfaqësuar tiparet kulturore nga vendi i origjinës (mësimi i gjuhës, mësimi i valleve tradicionale, etj.). Sidoqoftë, në bazë të materialeve tona empirike, pjesëmarrja e shqiptarëve në to është shumë e ulët, ndërsa pjesëmarrja e moshave më të vogla (brezi i dytë dhe i tretë) është pothuajse zero.

Si përfundim, moshat më të mëdha, që përbëjnë pakicën e popullsisë së shqiptarëve në emigracion, duket se kanë nivel më të ulët integrimi. Ata kanë ardhur nga Shqipëria për të ndihmuar në rritjen e nipërve të tyre, megjithatë shumica e tyre (siç rezulton edhe nga të dhënat statistikore të regjistrimit të popullsisë, të vitit 2011) nuk qëndrojnë për periudha të gjata. Një informues pohon:  “Kishim edhe gjyshërit deri në klasën e shtatë. Kishin ardhur këtu për disa vite, sepse kishin fëmijët këtu dhe motra  e babit… I sollën edhe ata këtu për një jetesë më të mirë… Pak më vonë u kthyen se nuk qëndronin dot më. Çfarë mund të bënin këtu, rrinin dhe bënin xhiro rreth shtëpisë.” Një tjetër informuese  tregon: “Fatmirësisht që prindërit e mi mund të vijnë këtu, por edhe ata janë 73 vjeç dhe shohin edhe gjendjen tonë, dhe trishtohen…Na shikojnë që luftojmë nga mëngjesi deri në darkë dhe që sforcohemi… Babi im do të dalë me miqtë e tij, por këtu nuk e ka këtë mundësi, nuk di gjuhën, nuk di asgjë…”.

*Shkëputur nga “Komunitet në Greqi, Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi” i autorëve Ioannis Manos, Dora Papadopoulou dhe Vasiliki Makrygianni

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu: https://online.fliphtml5.com/tpyun/ebka/#p=2

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.