Dogana shqiptare: Rritet import i karburantit

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Sasia e karburantit të importuar gjatë gjysmë së parë të vitit shënoi rritje. Referuar statistikave të Administratës Doganore, gjatë gjysmës së parë të vitit u importuan 235 065 tonë karburant.

Të dhënat tregojnë se sasia e karburantit të importuar në periudhën janar-qershor është më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Sipas DPT në 6-mujorin e parë të 2019-s u importuan 231 642 tonë karburant.

Të ardhurat nga importi i karburanteve dhanë kontributin më të lartë në të ardhurat e mbledhura gjithsej në gjysmën e parë të vitit me afro 21.9%, apo 14.9 miliardë lekë./ATSH/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.