Rikthehet pas tre vitesh Gianni De Biasi, do jetë trajner i Azerbajxhanit

E shtunë, 4 Maj, 2024

Gianni De Biasi i rikthehet profesionit të trajnerit pas një mungese 3 vjeçare. Ish trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit do të marrë drejtimin e Azerbajxhanit teksa i është ofruar një kontratë 2 vjeçare.

Mësohet se tashmë është arritur marrëveshja mes trajnerit dhe Federatës Azere të Futbollit me De Biasin që ka vendosur të përfshijë në stafin e tij edhe një shqiptar dhe bëhet fjalë për ish-kapitenin e skuadrës sonë kombëtare Ansi Agolli me këtë të fundit që 8 vjet të karrierës së tij i ka kaluar pikërisht në kampionatin azer me skuadrën e Qarabag, shkruan java.

Agolli e ka nisur karrierën si futbollist tek Tirana dhe është aktivizuar edhe në futbollin zviceran përpara se të transferohej tek Qarabak, ekip me të cilin ka fituar disa trofe dhe arritjen më të madhe e ka luajtjen në Champions League.

Po kështu mësohet se akordi mes De Biasit dhe Federatës Azere të futbollit ishte arritur prej muajsh për nënshkrimi i saj u shty për shkak të pandemisë Koronavirus.

Gianni De Biasi që në karrierën e tij ka drejtuar edhe skuadra si Modena, Torino e Levante u shndërrua në heroin e futbollit shqiptar teksa bëri të mundur që Kombëtarja kuqezi të shkruajë historinë me pjesëmarrjen e saj në Euro 2016, pasi ishte hera e parë që ajo kualifikohej në fazën finale të një kompeticioni të madh siç ishte evropiani i Francës.

Në rang klubesh, De Biasi ka punuar herën e fundit me Deportivo Alaves në 2017 nga ku u largua pas vetëm pak javësh.