Qendra e Botimeve për Diasporën vë në dispozicion të fëmijëve në Diasporë, një tjetër fjalor dygjuhësh për fëmijë: fjalorin shqip-gjermanisht, në formatin e-book.
Ky fjalor i dobishëm për mësuesit dhe fëmijët në Diasporë mund të shkarkohet falas në faqen e Qendrës së Botimeve për Diasporën në linkun: https://drive.google.com/file/d/1cV-Y0PP6MfTpNnKtbVShLyqPpUwz4S-D/view
Fjalori dygjuhësh është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohet me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për t’i qartësuar dhe për t’i konkretizuar edhe më shumë fjalët duke i bërë ato edhe më të kuptueshme për fëmijët.
Fjalori shqip-turqisht është pjesë e kolanës prej 9 fjalorësh dygjuhësh që Qendra e Botimeve për Diasporën do të publikojë. Aktualisht falas në faqen e Qendrës së Botimeve për Diasporën mund të shkarkohen falas fjalorët shqip-anglisht, shqip-greqisht, shqip-italisht, shqip-ukrainisht dhe shqip-gjermanisht.
Ky fjalor synon t’u japë fëmijëve të Diasporës një lëndë të pasur për të përmirësuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe, por gjithashtu mund të jetë shumë i vlefshëm edhe në procesin e mësimdhënies. Kjo kolanë do të pasurohet me botimin e tre fjalorëve të tjerë shqip-frëngjisht, shqip-spanjisht, dhe shqip-kroatisht.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.