30 vjet nga “Eksodi i ambasadave”, Tirana me një memorial kujtese

E shtunë, 18 Maj, 2024

30 vite më parë, Tirana do të printe fillimin e ndryshimeve demokratike, kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim. Për të përkujtuar këtë ngjarje të shënuar, skulptori Agim Rada ka përjetësuar në një vepër të tij në Rrugën e Ambasadave, 2 korrikun e 1990, kushtuar pikërisht atyre që  grisën guximshëm perden e hekurt të regjimit komunist dhe rendën drejt lirisë evropiane.

Memoriali u përurua sot gjatë një ceremoni të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e ministrit të Shtetit për Diapsorën z. Pandeli Majko dhe në bashkëpunim me ambasadën Gjermane.

“2 korriku i vitit 1990-të ishte një ngjarje dramatike. Në datën 2 korrik 1990, në zemër të Tiranës në dyert e ambasadave të Perëndimit vërshuan për të kërkuar strehim rreth 5000 qytetarë, gra, burra dhe fëmijë. Ishte tronditja më serioze për një nga regjimet më të kontrolluara të lindjes komuniste”, tha në fjalën e tij përshëndetëse ministri Majko.

“Ata që ikën e morën me vete edhe datën e 2 korrikut. Kjo datë, prodhoi një akt i cili sa refuzoi atë që ishte, po ashtu pohoi atë që do të vinte për shoqërinë shqiptare. Migrantët shqiptarë të 2 korrikut 1990 “trokitën” të parët në

dyert e Europës. Ata ishin jo më shumë se 5 mijë vetë. Sot, numri i shtetasve shqiptarë me pasaportat e Bashkimit Europian po shkon në 500 mijë… Gjermania, Franca dhe Italia dhe më pas kufiri me Greqinë  fqinje u bënë destinacioni i një brezi migrantësh. Ata ndryshuan Shqipërinë!” u shpreh ministri Majko.

Ndërsa Ambasadori gjerman teksa theksoi rëndësinë historike të kësaj date në marrëdhëniet mes dy vendeve tha se Ambasada e Gjermanisë gjatë ditës së sotme do të publikonte historitë e disa prej personave që hynë të parët në ambasadë.

I pranishëm në ceremoni kreu i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj tha se shumë prej atyre që në ato momente të vështira rrezikuan jetën për liri, sot janë sipërmarrës të suksesshëm në vendet ku jetojnë. “Me këtë monument përkujtojmë shprehjen për liri, por edhe vuajtjet e përjetuara në komunizëm”tha ai.

Ai nënvizoi se vetëm duke përkujtuar të shkuarën, shoqëria jonë mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Vetë skulptori Rada risolli edhe përjetimet personale të ngjarjeve të atyre ditëve ku ai ishte dëshmitar, ndërsa i bëri një apel ambasadorëve të pranishëm që të ndihmojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt familjes evropiane. “Ne jetuam një absurd, që nuk e besoj se ka qenë i ngjashëm me absurd tjetër në botë. I ftoj dhe i lus si skulptor dhe si artist, meqë këtu janë ambasadorët, bëni pak më shumë për Shqipërinë, bëni pak më shumë që edhe ne të jemi krah jush. Loboni në vendet tuaja dhe ne do ju jemi mirënjohës siç ju jemi deri më sot”, tha Rada.