Veshja e sakos në muzeun Etnografik në Berat, dëshmi e kulturës dhe traditës

E hënë, 29 Prill, 2024

Muzeu Etnografik në Berat është i njohur për vlerat e tij në trashëgiminë tonë. Nga Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat këtë herë është publikuar një material për veshjen e sakos, e cila shoqërohet dhe me disa foto të saj.

QKMB  shprehet se sakoja me sahat ka qenë veshje përfaqësuese e vajzave e grave qytetare beratase, në fundin e shekullin XIX e fillim shekullin XX.

“E qëndisur mjeshtërisht nga ilakcinjtë e Beratit me fill e kordona të ndryshëm ari të gërshetuar duke e pasuruar me elementet zbukurues me reliev, sakoja u bë pjesë e pandarë e kostumeve ceremoniale, jo vetëm për aristokracinë, por edhe për shtresën e mesme tregtare e zejtare të pasur.

Sakoja vishej me linjë mëndafshi të gjatë deri në fund të këmbëve ose me fund kadife të qëndisur. Në mes hijshëm vendosej brezi filigran i punuar nga kujunxhinjtë e Beratit. E qëndisur me elemente floreale lule me tetë petale, fleur de lis (zymbyla) e në pjesën e poshtme në qoshe dy shqiponja.

Sakoja në pjesën e përparme ka të qëndisura gjashte “diej” të vegjël në formën e madhësinë e një sahat xhepi e ndaj quhet “sako me sahat””, thuhet në këtë material. Në dy qoshet e sakos gjenden elemente floreale e pjesë të karriges mbretërore në formën e qiparisit. Ndërsa në pjesën e prapme në shpinë ka të qëndisur një shqiponje në përmasa më të mëdha se dy të parat,një sahat, karrige mbretërore te ndërthurur me elementë të shumët floreal. Muzeu Etnografik ka një koleksion të pasur prej 1300 objektesh, është dëshmi e rëndësishme e kulturës, traditës interesante e të pasur të trevës së Beratit.

Në katin përdhes një rrugicë e improvizuar e pazarit mesjetar, paraqet nëpërmjet objekteve të ekspozuar zeje përfaqësuese dhe më të zhvilluara të trevës; qëndistarinë, argjendarinë, punimin e bakrit dhe veshje e zbukurime që flasin për nivelin aristokratik të jetës së shtresave të mesme e të pasura qytetare. Në pjesën e hapur të hajatit janë prezantuar zeje që ushtroheshin në kushtet e shtëpisë për nevoja familjare. Hajati lidhet në mënyrë të natyrshme me pusin dhe oborrin ku janë të ekspozuar objekte gurgdhendjeje dhe qeramike. Në katin e sipërm në mjediset e dhomave të banesës paraqitet mënyrën e jetesës, organizimi, traditat e zakonet në një familje qytetare të pasur në mesjetën e vonë.