Intervista / Fatos Malaj: Ndryshimet në ligjin grek që prekin shqiptarët

E diel, 28 Prill, 2024

Ligji i fundit për emigracionin, që u miratua sivjet kaloi thuajse në heshtje, me komentet e ndërhyrjet të përqëndrohen kryesisht në fluksin masiv të refugjatëve në vend. Në fakt, ky ligj i qeverisë Mitsotakis “fsheh” të paktën tre risi madhore, ekskluzivisht për emigrantët shqiptarë. Si dhe çfarë ndryshimesh shkaktoi covid-19 në procesin e legalizimit dhe mënyrën e funksionimit të qendrave për të huajt?

Fatos Malaj në Greqi identifikohet si njeriu më kopetent për çështjet e legalizimit dhe integrimit në shoqërinë vendase. Me një eksperiencë shumëvjeçare si aktivist për të drejtat e emigrantëve, anëtarim në organizatat më të mëdha e të afirmuara të vendit, paralelisht i punësuar tashmë si ndërmjetës ndërkulturor në Administratën e Decentralizuar, zyrën kopetente për emigrantët të shtetit grek, Malaj zotëron plotësisht tezën “emigrant, të drejta dhe detyrime”.

Ndërkohë që është kandidoi për deputet në parlamentin grek në zgjedhjet e 7 korrikut 2019, me Fofi Genimata dhe partinë “KINAL” (ish-PASOK), duke u bërë emigranti i parë shqiptar në garë për Greqinë. Si gjithë aktiviteti ashtu dhe fushata elektorale e Fatos Malaj u bazua në njohuritë e thella të historikut të legalizimit të emigrantëve që disponon, bashkë me të gjitha procedurat e tjera, si të sigurimeve shoqërore, sigurimit shëndetësor, kontratave të punësimit, me pak fjalë të procesit kompleks e sferik të integrimit.

Të shumtë janë shqiptarët që me ndihmën humane të Fatosit kanë arritur të legalizohen, akoma edhe kur kishin humbur çdo shpresë, e në vijim të krijojnë një jetë cilësore me të gjitha të drejtat në vend. Siç shprehet, kjo mirënjohje e shprehur vazhdimisht, mbështetja dhe dashamirësia e qindra emigrantëve, ishte një shtysë e fortë të merrte vendimin e kandidaturës, pas kërkesës konstante që kishte nga partia “KINAL”.

Të interesuarit për procedurat ligjore në Greqi si dhe sa kanë pyetje specifike mund të kontaktojnë direkt me Fatos Malaj çdo të enjte, ora lokale 19.00,  në emisionin “Pyetje-Përgjigje” të Web TV komunitar “Tribuna TV”.

Cilat janë risitë që solli në mënyrën e funksionimit pandemia e Covid-19?

-Ashtu si çdo sektor tjetër publik edhe Administrata e Decentralizuar, zyrat për çështjet e emigrantëve, ndaluan automatikisht funksionimin gjatë periudhës së karantinës së detyrueshme. Të gjithë ne u rikthyem gradualisht në ambjentin e punës, ndërsa zyrat e Athinës, ku është dhe fluksi më i madh i të huajve, kryesisht shqiptarë, u rihapën nga 25 maj. Po jo si më parë! Që do të thotë se nuk mund të paraqitesh më fizikisht sepse ke një problem, pyetje apo procedurë për të kryer. Ndërkohë që kjo fazë e re, me ndryshime thelbësore në çdo detaj të funksionimit, parashtron edhe domosdoshmërinë e një periudhe përshtatjeje edhe për palën tonë. Me pak fjalë, të gjithë duhet të mësohemi e të përshtatemi në një epokë të re funksionimi, por edhe të tregohemi të durueshëm e tolerantë me vonesat e problemet që lindin.

Procesi i tejzgjatur i legalizimit në Greqi është i njohur dhe ka lënë shije të hidhur tek çdo shqiptar që e ka përjetuar, për pak apo shumë kohë. Në fakt, kryesisht tek të rinjtë, shpesh herë ndeshesh me një integrim të plotë, madje nuk njohin as gjuhën shqipe e as Shqipërinë sa Greqinë, por kur vjen fjala tek dokumentacioni i qëndrimit, i shmangen, nuk angazhohen, madje kanë pretendimin prindërit të japin zgjidhje. Ka ndryshuar diçka reale, është shënuar ndonjë progres drejt lehtësimit e normalizimit të kësaj situate?

-Dy janë pikat që kanë ndryshuar në thelb situatën: E para, brezi i dytë, i lindur apo rritur në Greqi tashmë përfiton nënshtetësinë greke, pas ngërcit në Gjykatën Kushtetuese të Greqisë, bllokimin pak-vjeçar të ligjit, situata është normalizuar sërish. Po kështu edhe emigrantët që plotësojnë kriteret për nënshtetësinë greke, vijojnë procedurat, tashmë ky numër është tepër i konsiderueshëm. E dyta, në kuadrin e modernizimit të sektorit publik grek është përfshirë edhe kjo sferë. Nuk them se radhët, sidomos në zyrën që punoj unë, nuk janë të gjata, se nuk ka mundim, por gradualisht gjërat ndryshojnë, shënohet edhe këtu progres.

Nga ana tjetër, t’ju sugjerojmë emigrantëve shqiptarë këtu të jenë vetë ata në radhë të parë të vëmendshëm e të informuar për procedurat, legjislacionet, reformat e herëpasherëshme ligjore. Unë përpiqem vazhdimisht si në media sociale ashtu dhe në emisionin që zhvilloj çdo të enjte në web tv “Tribuna” të informoj për të rejat. Nuk justifikohet sorrollatja nëpër zyra sepse nuk janë të informuar, përderisa informohen vazhdimisht edhe në shqip.

Cilat janë konkretisht të rejat e miratuara së fundi nga ministria e Emigracionit, për të cilat janë botuar në fletoren zyrtare edhe qarkoret përkatëse?

Emigrantët shqiptarë në Greqi do të komunikojnë me zyrat tona përmes tre metodave:

me email

Duke dërguar email në adresën e caktuar do të mbyllet takim për këto procedura:

Pajisje për herë të parë me leje qëndrimi; ripajisje me leje qëndrimi nëse është humbur, dëmtuar rëndë.

Pajisja me leje qëndrimi për Arsye të Jashtëzakonshme, kategori në të cilën përfshihen sa nuk kanë patur dokumenta, por janë banorë të Greqisë 7-vjeçarin e fundit dhe e vërtetojnë këtë me çdo lloj dokumenti zyrtar.

Pajisje me Certifikatë Speciale (idiki veveosi) për sa kanë vendim gjyqësor në sistemin parole (dënim por jo burgosje, lejohet punësimi dhe veprimtaria e zakonshme pas dënimit). Tërheq vëmendjen në këtë pikë, me këtë Certifikatë Speciale, të gjithë sa kanë çfarëdolloj dënimi në sistemin parole, kanë të drejtë të punësohen fillimisht për një vit, e me rinovimin për tre vjet, në mënyrë të ligjshme.

Kategoria tjetër që do mbyllin takim me email janë lejet për bashkëshortët e shtetasve grekë.

Disponues të lejes së qëndrimit që u është dorëzuar e skaduar dhe kanë afat aplikimi brenda muajit për marrjen e saj.

me poste

Sipas vendimit ministror 2337 i datës 15 qershor 2020, për këtë procedura legalizimi do të përdoret dërgesa e dosjeve me postë apo kompanitë postare greke:

Leje për bashkim familjar, në rastin që bashkëshorti/rtja tërheq familjen nga Shqipëria, përgatit dosjen me dokumentat siç parashikohet në ligj dhe i dërgon me postë. Kujdes të vendoset adresa e saktë, sepse po kështu do merret edhe përgjigjja.

Lejet e punësimit 2-vjeçare me thirrje nga punëdhënësi për kategori të caktuara profesionesh. Ekziston një listë profesionesh në prefekturë, për të cilat punëdhënësit grekë kanë të drejtë të kërkojnë punëtorë nga vende të treta, kjo procedurë do bëhet përmes dërgimit të dosjes me postë.

Lejet e punësimit sezonalë, të cilat gjithashtu bëhen me kërkesën e punëdhënësit në vend për punëtorë nga vende të treta.

Procedura e ashtuquajtur e terapisë, që do të thotë se nëse kërkesa për leje qëndrimi është refuzuar, emigranti ka të drejtë të dëgojë dosje me dokumenta plotësuese dhe ky vendim të rishqyrtohet. Kujtoj se taksa për rishqyrtimin e dosjes është 100 euro.

Vërtetimi i kërkuar për aplikimin e nënshtetësisë greke. Procedura për pajisjen me shtetësinë greke parashikon dhe një dokument me vitet që ke qëndruar i ligjshëm në vend, dokument që lëshohet nga sektori ynë. Aplikimi dhe dërgimi i këtij dokumenti do bëhet ekskluzivisht me postë.

Për emigrantët e pajisur me kartë biometrike, nëse kanë rinovuar pasaportën shqiptare, dueht të dërgojnë me postë fotokopje të pasaportës së re, fotokopje të kartës biometrike dhe një kërkesë të ndryshohen të dhënat e pasaportës në sistemin elektronik.

platforma elektronike

Ditët e fundit funksionon dhe platforma e posaçme elektronike, me procedura të limituara, por nëse autoritetet vënë re se platforma do të përdoret masivisht dhe do të sjellë rezultat, atëherë procedurat që do të kryhen përmes këtij link do të shumëfishohen nga muaji korrik.

Për momentin, emigrantët shqiptarë duhet të klikojnë në https://applications.migrations.gov.gr, të ndjekin hapat e diktuar, të kenë shënuar më parë numrin e lejes së qëndrimit nga faqe elektronike www.ypes.gr për lejet e lëshuara të qëndrimit e të mbyllin takimin për t’u paraqitur në zyrat e emigrantëve të marrin dhe lejen e re.

Siç e thashë, nëse kjo platformë përdoret nga emigrantët dhe jo vetëm avokatët, për të cilët është më e thjeshtë, atëherë nga korriku do të përdoret edhe për të mbyllur takime për rinovimin e lejes së qëndrimit.

Ndërkohë që është dhënë dhe shtyrje për të gjitha kategoritë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimet blu (të kërkesës për rinovim).

Ministria e Emigracionit ka vendosur shtyrjen deri në fund të vitit, më 31 dhjetor 2020 të të gjitha lejeve të qëndrimit që skadonin nga 1-12-2019 deri në 30-06-2020. Të gjitha informacionet e mësipërme kanë një burim të caktuar. Pas karantinës dhe para rifunksionimit të qendrave të emigrantëve, gjithë personeli i Administratës së Decentralizuar u thirrëm në ministrinë e Emigracionit për të diskutuar se si do ishte më e këshillueshme të vijonim punën. Personalisht, kisha një listë me propozime, mjaft nga të cilat vura re në vijim se u adoptuan nga kryesia e ministrisë, çështje praktike që lehtësojnë vërtet shumë emigrantët shqiptarë e që unë i njoh thellë sepse kam kontakt të përditshëm me ata, e ndjek nga afër pulsin e situatës. Në këtë kuadër bashkëpunimi me ministrinë, kam informacion që uroj me gjithë zemër të vërtetohet brenda pak ditësh se do të shtyhen edhe kategori të tjera lejesh qëndrimi. Besoj, pa e patur akoma të firmosur, por kam bindjen se do të përshihen edhe kategoritë e lejeve të qëndrimit që skadojnë deri në 30 shtator 2020. E them këtë se nuk do jetë e mundur të rinovohen, nuk arrijmë dot, kështu që është e vetmja zgjidhje logjike kjo.

Vetëm pak para karantinës u miratua ligji i fundit, reforma ligjore në fakt, për emigracionin. Thuajse e tërë media në Greqi u përqëndruam në nenet për refugjatët, ndërkohë që kishte dhe risi të rëndësishme për emigrantët shqiptarë, apo jo?

Menjëherë pas miratimit të ligjit 4686 të pak muajve më parë unë u tërhoqa vëmendjen emigrantëve shqiptarë për tre pika shumë të rëndësishme. Konkretisht:  

Në kategorinë e lejes për bashkim familjar, tashmë bashkëshorti fiton të drejtën e punësimit, që nga leja e parë me të cilën pajiset. Nuk e kishte këtë të drejtë më parë, thjesht jetonte i ligjshëm në Greqi.

-Lejohet zyrtarisht turizmi mjekësor, që do të thotë se të gjithë shqiptarët që vijnë fillimisht me 3-mujorin për kurim apo analiza në Greqi, me dokumentat apo përgjigjet e analizave kanë të drejtë të marrin vizën D në konsullatat greke në Shqipëri e në vijim leje qëndrimi nga 1deri në 5 vjeçare, për të vijuar me siguracion shëndetësor e të gjitha kushtet terapinë përkatëse.

-E fundit dhe më e rëndësishme. Shtetasit shqiptarë disponues të Lejes për Arsye të Jashtëzakonshme pas 3-vjeçarit, gjatë rinovimit, do duhet të paraqesin edhe libër shëndeti në fuqi, domethënë sigurim shëndetësor nga entet zyrtare siguruese përkatëse. Me pak fjalë, duhet të kenë 50 mëditje të legalizuara në vit, 50 “ensima” patjetër, ndryshe do e humbasin lejen.  Deri tani mjaftonte numri AMA përkatës, tashmë kriteret janë shtuar.

Së fundi, qeveria shqiptare ka shtyrë deri në 31 dhjetor pasaportat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Sa është adoptuar ky vendim në sistemin publik grek dhe si funksionon ky lehtësim, konkretisht?

Si shtyrja e lejeve të qëndrimit nga ministria e Emigracionit të Greqisë ashtu dhe shtyrja e pasaportave nga qeveria e Shqipërisë shoqërohen me një problematikë, që të them të drejtën e kam shprehur dhe duhet të kërkojmë të gjithë pozicionim zyrtar.

Përsa i përket vendimit ministror të shtyrjes së lejeve të qëndrimit në Greqi, nga momenti që është vetëm i botuar në Fletoren Zyrtare, por nuk ka kaluar nga parlamenti grek, vështirë të kalojë në sistemin elektronik të ministrisë së Ekonomisë, për deklaratat tatimore dhe proceset ekonomike-financiare, vështirë të njihet e kalojë në sistemin e ministrisë së Arsimit, akoma dhe për regjistrimin e fëmijëve në shkollë, e njëjta gjë me ministritë e tjera.

Po kështu, shtyrja e pasaportës duhej shoqëruar me negociatat e dy vendeve, informimin zyrtar të shtetit grek dhe adoptimit të vendimit edhe në sistemin e përgjithshëm elektronik publik grek, që është zgjeruar ndjeshëm muajt e fundit. Ndryshe, mbetemi me leje qëndrimi të skaduara dhe pasaporta të skaduara, që mund të kenë shtyrje në parim, por nuk e pranojnë këtë nëpunësit apo sistemi, në praktikë. Le të mos mbetemi edhe njëherë në ajër, koronavirus ka shkaktuar shumë probleme të tjera, që të shtojmë dhe ne për arsye anashkalimi apo burokracie, vonese apo nuk e di si ta quaj.

Së fundi, të shtoj dhe dy informacione të rëndësishme për emigrantët shqiptarë:

Nëse pajiseni me pasaportë të re nuk është e domosdoshme të ndryshoni të dhënat në sistemin e lejes së qëndrimit (përveç kur është biometrike). Rinovimi i të dhënave bëhet bashkë me rinovimin e lejes së qëndrimit, deri atëherë pranohet pa problem.

Si dhe çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të kthehet në Shqipëri pa asnjë problem deri në 6 muaj nga skadimi i pasaportës, e në vijim të dalë nga territori shqiptar me pasaportë të re.   