Reforma Zgjedhore / Miratohet vota e Diasporës

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Politik ka përfunduar me një marrëveshje mes përfaqësuesve. Pas më shumë se katër orëve mbledhje palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për disa pika që janë debatuar shumë kohët e fundit, pro sipas tyre tashmë u arrit një kod zgjedhor që i përfshin të gjitha kërkesat.

Përfaqësuesi i mazhorancës në këtë këshill, Damian Gjiknuri tha se është arritur një  Kod Zgjedhor i gjithëpranuar duke adresuar të gjitha shqetësimet dhe ‘frikërat’ e opozitës jashtëparlamentare që ajo të ndihej më e sigurt në zgjedhjet e ardhshme.

‘Mund të themi se ky kod zgjedhor është shkruar nga PD’ tha Gjiknuri, ndërsa shtoi se të hënën do i dërgohet Komisionit të reformës zgjedhore në Kuvend. Edhe Rudina Hajdari konfirmoi këtë dakordësi mes palëve, por shtoi se kur drafti të vij në komision, do të shtohen elementët që mund të shtohen në atë draft që janë propozuar edhe nga opozita parlamentare. Ajo përsëriti qëndrimin e saj se nuk tërhiqet nga ndryshimi i sistemit dhe për këtë çështje vota e opozitës parlamentare është e unifikuar.

Në lidhje me votën e emigrantëve, Hajdari u shpreh se palët janë në konsensus të plotë që t’i lihet KQZ dhe të mund të sigurohet vota e tyre për 2021.

Edhe PD e LSI thanë se me këtë kod u arrit të sigurohej  vota e shqiptarëve dhe se nuk do të ketë tjetërsim të saj.

Këshilli Politik mbylli punën e saj me Kodin Zgjedhor, por do të vijojë me çështje të tjera që kanë lënë për të diskutuar në një fazë të dytë si financimi i partive, ligji për referendumet, hapja e listave dhe ndryshimi i sistemit etj.