Parodistët e Vlorës, i kanë kushtuar një dedikim prekës kolegut të tyre Muhamet Lika në 65 vjetorin e ditëlindjes së tij.
Me miqtë e tij të ngushtë, Meti ka ndarë gjithmonë skenën në karrierën e tij 40-vjeçare si aktor.
Në materialin e publikuar në rrjete sociale, pjesë e videos janë copëza nga shfaqjet artistike të aktorit Lika të shoqëruara nga një tekst me fjalë të ndjera.
Aktori i mirënjohur humbi betejën me jetën në moshën 64-vjeçare. Shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak. Artisti Lika vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërkohë që ishte për kurim në Itali. Pas kontrollit shëndetësor ai pësoi një atak kardiak që i mori jetën.
Lika ka marrë shumë tituj dhe çmime, para pak kohësh u vlerësua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”. Ai la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.
Ndarja nga jeta e Muhamet Likës vijon të jetë një humbje e madhe për kulturën dhe artin shqiptar.
Paraodistët Agron Hamo, Afrim Agalliu, Muhamet Liko dhe Mane Lumani u shfaqën së bashku për herë të fundit në skenën e teatrit ‘Petro Marko”. Pas kësaj shfaqje Lika u nis për kontroll shëndetsor në Itali por nuk ia doli dot.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.