Tradita e vjetër e gdhendjes së gurit

E mërkurë, 8 Maj, 2024
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Tradita e vjetër e gdhendjes së gurit

Tradita e gdhendjes së gurit dhe ndërtimeve me gurë në hapësirën shqiptare është një traditë e lashtë. Gjetjet arkeologjike dhe ndërtimet e periudhës ilire dëshmojnë për këtë traditë të hershme të përdorur gjerësisht, jo vetëm për ndërtimin e banesave, por edhe për sende të përdorimit të përditshëm.

Mokra, Opari, disa krahina të Matit e të Dibrës, por jo vetëm janë disa prej krahinave të shquara në përpunimin e gurit. Guri i skalitur është përdorur edhe për shtrimin e rrugëve në qytete, si Gjirokastra, Kolonja, Berati etj., ndërsa mjeshtrit shqiptarë gurskalitës janë shquar edhe jashtë vendit.

Shumë prej këtyre ndërtimeve qindravjeçare ruhen edhe sot, ndërsa janë dëshmi e veçantë arkitektonike, historike dhe kulturore.

Mati

Rruga nga Tirana në Mat është një kënaqësi më vete. E gjithë zona shquhet për bukuri të veçantë natyrore me malet, pyjet, gjelbërimin dhe burimet e shumta ujore.

Por si ruhen ndërtesat e vjetra në këtë zonë?!

Behar Hoxha, një banor i Klosit rrëfen se në fshatrat rrotull vazhdojnë të ruhen disa kulla.

“Dikur janë marrë me barut. Kanë qenë dy fise që njiheshin për prodhimin e barutit. Kjo kullë mendoj se do të jetë bërë me paratë e barutit, sepse ka kushtuar shumë. Me ardhjen e sistemit komunist u bë një ndërhyrje, për mendimin tim e gabuar. Mendoj që shteti duhet t’i riparojë sepse këto janë vepra arti”

Në fshatin Bel, afër Klosit ruhen po ashtu disa shtëpi-kulla, një pjesë e të cilave vazhdojnë të jenë të banuara, ndërsa disa të tjera janë shkatërruar me kalimin e kohës.

“Janë 7 kulla, shumë të vjetra, kanë 300-400 vjet. Kanë jetuar njerëz, tani jeton vëllai atje. Janë riparuar, janë hapur dritaret. Nuk ndërtohen më. Nuk ka specialistë që t’i ndërtojnë më. Ato janë si muze të vjetra. Por nuk i mirëmban njeri sepse nuk ka para. As ujë të pijshëm nuk kemi”, thotë Shaqir Krosi, banor i fshatit Bel, Klos

Kjo shtëpi që shihni është shtëpia-muze Rexhep Lleshi, një shtëpi-kullë mbi 500 vjeçare, e cila vazhdon të banohet edhe sot.

Në këtë shtëpi është xhiruar mes të tjerash edhe filmi “Balada e Kurbinit”.

Kjo kullë përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë e saj është më e hershme, ndërkohë që edhe pjesa e dytë e saj është ndërtuar në të njëjtën mënyrë. E shpallur monument kulture, banorët e kësaj ndërtese shprehen se kanë nevojë për më tepër mbështetje dhe përkujdes nga institucionet përkatëse në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Sipas tyre, askush nuk ka ardhur të interesohet për gjendjen e banesës që nga viti 1985, kohë kur shtëpia u vendos në listën e monumenteve të kulturës.

“Aty është si kompleks i vogël banimi. Aty shohim qartë disa faza ndërtimore. Në një vend ne shohim zhvillimin e tipologjisë në Mat. Aty dallojmë qartë jo vetëm tipologjinë dhe elementët, por edhe mobilimin e brendshëm dhe çfarë ndryshon nga një fazë në një fazë tjetër. Pra, nëse kemi dy oxhaqe në të njëjtën dhomë, ka domethënien që kjo mundet që dikur banesa të ndahej në dy pjesë. Quheshin banesa vëllazërishte dhe ishin simetrike. Kur ndaheshin dy vëllezër, kishin të njëjtat kushte”, thotë prof. dr. Pirro Thomo, studiues.

Por cila është tradita e ndërtimit me gurë në hapësirën shqiptare? Cilat janë fillimet e saj dhe në ç’mënyrë shfaqet kjo traditë në vendin tonë?

“Banesa ka qenë për t’u ruajtur nga i ftohti dhe nga i nxehti, por edhe nga grabitësit dhe përdhunuesit. Ata e kanë bërë banesën që të jetë më e mirë për të jetuar në të, por edhe për t’u ruajtur. Kuptohet, më e sigurt është jo prej guri. Në një kohë më të largët, banesa është vënë në vende të larta për t’u mbrojtur nga grabitësit”, shpjegon prof. dr. Mark Tirta, etnolog.

Teknikat e gurit janë të ndryshme, duke filluar që nga teknika në të thatë, që do të thotë se muret nuk lidhen me llaç, teknikë që përdoret në ndërtimet që janë provizore dhe pjesë ndihmëse të banesës dhe së dyti në ato vende, ku guri jep mundësi, si për shembull në zonën e Gjirokastrës.

Sipas profesor Thomos ka gjithmonë një evolucion të teknikës dhe kjo teknikë arrin kulmin në banesat e fortifikuara, të cilat janë shumë të përdorshme, si në veri ashtu edhe në jug të vendit.

Por cilët janë disa prej elementëve më domethënës të këtyre banesave dhe kur fillojnë të shfaqen elementët e parë urbanë në ndërtimin e tyre?

Profesor Thomo përmend disa fshatra si qendra ku shfaqen shembuj të veçantë të ndërtesave me gurë, siç është Dardha e Korçës, Rehova e Kolonjës apo Lunxhëria.

Fshati i ndërtuar nga Kurbeti

Ky i moshuar nga Rehova flet për historinë e fshatit ndër vite, duke theksuar se puna kryesore e njerëzve në fshat dikur ka qenë artizanati, ndërsa si dikur, ashtu edhe sot, burimi kryesor i të ardhurave është emigrimi.

“Stefan Qiriaqi, 88 vjeç. Kam qenë arsimtar. Kam punuar 35 vjet dhe kam 30 vjet në pension. Në Rehovë njerëzit janë marrë me artizanat më shumë. Kanë punuar në Ersekë, marangozë muratorë, këpucarë. Por e kaluara ka qenë edhe e hidhur. Emigronin jashtë sepse këtu nuk i mbante vendi. Kanë shkuar në Greqi, në Turqi, në Amerikë. Rehova është fshat i mbledhur, me shtëpi të bashkuara. Kjo vjen nga regjimi i Turqisë, se njerëzit ruheshin dhe komunikonin me njëri-tjetrin”, thotë Stefan Qirjaqi, banor i fshatit Rehovë.

Zoto thekson se që kur fshati është marrë nën mbrojtje nga UNESCO çdo ndërtim është bërë i kontrolluar, megjithatë ka ende shumë mangësi dhe banorët kërkojnë vëmendje më të madhe nga shteti dhe strukturat përkatëse.

Turizimi është një burim modest të ardhurash për fshatarët e Rehovës, por këtë vit, edhe për shkak të pandemisë në fshat nuk ka pasur asnjë turist.

Banesat e gurit në Rehovë, kullat karakteristike të veriut por edhe urat e gurta, janë vetëm disa prej ndërtimeve të gurit, të cilat përbëjnë një vlerë dhe atraksion të veçantë kulturor dhe historik. Me menaxhim më të mirë të tyre, këto ndërtime, gërshetuar me bukuritë natyrore të zonave të ndryshme mund të bëjnë që zona të ndryshme të vendit të shndërrohen në zona të vërteta turistike. TvT Blerina Goce