Historia / Shqiptarja në SHBA: Çdo të thotë të jesh në një martesë ndër-racore

E premte, 3 Maj, 2024

Jonida Spahija dhe bashkëshorti i saj Nnamdi Nawachukwu (Nuaçuku) janë një çift shqiptaro-nigerian që jetojnë në Shtetet e Baskuara të Amerikës.

Ato të dy i dinë mjaft mirë vështirësitë dhe sfidat që sjell një martesë dy-racore. Fillimisht, lidhja e tyre kaloi në vështirësi dhe peripeci të shumta. Kjo, pasi bashkëshorti Nnamdi Nwachukwu u refuzua për një kohë të gjatë nga familja e shqiptares.

“U rrita në një familje tradicionale myslimane nga Shkodra. Kisha udhëzime të qarta edhe pse të pathëna qe të martohesha me dikë nga veriu dhe nga e njëjta fe. Sigurisht, nuk u nisa me synimin të gjeja dikë që do të ishte komplet e kundërta. Gjeta një njeri të mirë me të cilin ndërtova miqësi dhe filluam të dilnim që në kulturën tonë nënkupton martesën”,- thotë Jonida në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës.

“Nuk më pranuan që isha partneri i saj, derisa lindi vajza. Në atë kohë kishim qenë bashkë për gati tetë vjet. Imagjinoni të jesh në një marrëdhënie ku jeton vetëm pesë minuta larg nga prindërit e bashkëshortes, për të cilët unë nuk ekzistoja”,- thotë nga ana tjetër Nnamdi.

Teksa tregon mënyrën se si ju desh të bënte një jetë të dyfishtë për shumë kohë, Jonida tregon se përpiqej të menaxhonte dy gjëra shumë të shtrenjta për të, siç janë familja dhe bashkëshorti i saj.

“Kam vepruar me një mentalitet të heshtur që nuk më shërbeu në aspektin afat-gjatë. Në retrospektivë e di që nuk mund ta përsëris atë gabim. Ja ku jemi tani. Të gjithë po i rishikojmë marrëdhëniet racore dhe po i analizojmë në një kontekst shumë më të gjerë se martesa, në shoqëri, dhe kudo në realitet”,- thotë Jonida.

Të jetuarit më Namdin, ka bërë që shqiptarja Jonida të jetë në gjendje të kuptojë më thellë “privilegjin e të qenurit e bardhë” ndonëse dikur mund të mendonte se si emigrante ishte qytetare e klasës së dytë. Ajo ka qënë dëshmitare e disa incidenteve ku Nnamdi i është nënshtruar një kontrolli policor vetën për faktin e ngjyrës së lëkurës.

“Unë isha në sediljen e shoferit kur polici më ndaloi dhe i kërkoi Namdit liçensën, pa m’u drejtuar mua që kisha bërë shkeljen…. Ai i zbaton rregullat si asnjë tjetër. Unë, si shqiptare, provoj t’i thyej. Gjithmonë provoj limitet, por jo ai. Tani e kuptoj arsyen. Ai nuk guxon t’i thyejë, pasi për të, kjo mund t’i kushtojë jetën. Për dikë tjetër, jo me atë ngjyrë, nuk është e njëjta gjë”, – shprehet Jonida.

Jonida dhe Nnamdi janë prindër të një vajze. Me lindjen e Zaras, erdhi një dimension i ri i vështrimit të Jonidës sa i përket problemeve racore në shoqërinë amerikane. Ajo nuk e fsheh shqetësimin se Zara në të ardhmen do të përballet me një realitet të vështirë për faktin se vjen nga prindër me ngjyrë të ndryshme.

“Ajo është vetëm pesë vjeç dhe që kur ishte dy, dëgjoi komente për flokët që e bënë të ndihej keq, apo komente për prindërit e saj me ngjyrë të ndryshme. Ajo i vë re këto gjëra – është fëmijë shumë i zgjuar. Askush nuk do ta shohë e të thotë –është një fëmijë gjysmë shqiptar. Ajo është fëmijë me ngjyrë. Dhe kjo vjen me shumë probleme që në moshën pesë vjeçare ajo nuk mund t’i kuptojë”,- vijon më tej Jonida.

Vajza Zara ndihmoi që Jonida të afrohej me familjen. Pas diskutimesh të vështira mbi të kaluarën, Nnamdi tregon se njeriu më i afërt në botë për të është e ëma e Jonidës, fakt të cilin nuk mund ta kishte imagjinuar më herët. Sipas tij, pranimi i gabimeve është elementi kryesor në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-racore.

“Është shumë e vështirë t’i kapërcesh problemet pa e pranuar gabimin. Sepse nëse dikush nuk është i gatshëm të pranojë se diçka ka ndodhur ose të pranojë ekzistencën tënde, është shumë e vështirë të thuash ‘të shkuara të harruara’ pasi dhimbja është ende aty.. Është diçka që shoqëria amerikane nuk ka arritur ende ta bëjë. Është e ngjashme me përvojën që kam pasur me familjen e Jonidës. Tani kemi arritur një marrëdhënie shumë të mirë. Shpresoj që një ditë Amerika të arrijë atje ku jemi ne”,- shprehet Nnamdi.

Lidhja me Nnamdi ka forcuar gjendjen emocionale të Jonidës pasi tashmë ajo nuk i shmang më diskutimet e vështira apo të sikletshme për racën. Komentet denigruese të njerëzve në rrjete sociale ajo i sheh me shqetësim.

“Në kulturën tonë – flas nga përvoja ime – (shqiptarë të tjerë mund të kenë mendim tjetër), kemi prirjen të mendojmë se i dimë të gjitha, pa patur të gjithë informacionin. Duke parë komentet që shqiptarë të ndryshëm postojnë për perceptimin që kanë për njerëzit që janë në asistencë sociale apo që marrin ndihma të tjera, kupton se këto janë perceptime shumë të njëanëshme që shqiptarët i bëjnë pa e kuptuar thellësisht problemin dhe kjo për mua është shqetësuese.

Dua të dërgoj një mesazh për ta. Mendohuni dhe kuptoni deklaratat që bëni, ndikimin që ato kanë. Deklaratat duhet të jenë të bazuara në prova dhe jo në atë pak përvojë që mund të keni patur me një shok apo fqinj me ngjyrë. Thellohuni pak më shumë sepse kjo mënyrë e të menduarit na ka çuar deri këtu dhe nuk na lejon të bëjmë përparim”.