QBD bashkëpunim me Turqinë për botimin e 50 mijë fjalorëve dygjuhësh

E shtunë, 20 Prill, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporën ka zyrtarizuar sot bashkëpunimin me Turqinë për botimin dhe shpërndarjen e fjalorit dy gjuhësh shqip-turqisht.

Gjatë një takimi të realizuar sot Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa  dhe z. Atakan Doğan, Atasheu i Arsimit të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shqipëri biseduan konkretisht për  realizimin e këtij projekti të fjalorëve dygjuhësh për fëmijë, shqip-turqisht.

Pala turke ka marrë përsipër botimin, shtypjen dhe shpërndarjen e 50 mijë kopjeve të fjalorit të përgatitur nga Qendra e Botimeve për Diasporën, të cilat do të jenë gati për vitin shkollor 2020-2021, për nxënësit e gjuhës shqipe në Turqi.

Mësimi i gjuhës shqipe në Turqi është pjesë e programit shkollor si gjuhë fakultative dhe ndiqet prej një numri të konsiderueshëm nxënësish. Ministria e Arsimit ka hartuar dhe shpërndarë për nxënësit e gjuhës shqipe tekste shkollore në tri nivele të hartuara nga Universiteti i Trakisë atje.

Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave me Universitetin  e Trakisë si një nga universitetet më të mira dhe të rëndësishme turke.

Gjithashtu, u bisedua dhe për botimin e serisë së përrallave klasike për fëmijë në dy gjuhë shqip-turqisht, mundësia e përkthimit në turqisht të vëllimit “Tregime të moçme shqiptare” të Mitrush Kutelit, si dhe për hapat konkrete që do të ndërmerren për vijimin e projektit për botimin e fjalorit shqip – turqisht, për vitin shkollor 2020-2021, përmbyllja e të cilit është vonuar për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë.