32 ferma bujqësore drejt certifikimit me standardin europian Global GAP

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Fermerët krahas rritjes së prodhimi bujqësor vendas synojnë edhe arritjen e standardeve më të mira europiane, me qëllim zgjerimin e eksporteve të sigurta në tregjet e huaja.

32 ferma bujqësore kanë aplikuar në Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2020, për të përfituar financim në certifikimin e prodhimit sipas standardit Global GAP.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural bën të ditur se, Skema Kombëtare këtë vit për herë të parë ofron subvencion për certifikimin e prodhimit bujqësor sipas Global GAP, që është standardi më i lartë europian, për sa i takon produkteve bujqësore, që garanton eksport të sigurt drejt vendeve të BE-së.

Mbi 5 milionë lekë arrin deri tani vlera për 32 aplikimet e kryera nga fermerët nga 12 qarqe të vendit, bën të ditur AZHBR. Aplikimet në Skemën Kombëtare mbyllen nesër, më 19 qershor. / ATA

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.