“Prospect Academy” është një projekt i nisur rreth 1 vit më parë që ka bërë bashkë shumë të rinj shqiptarë në Angli. Këta djem që zhvillojnë përgatitjet në Londër synojnë të bëhen pjesë e turneve të organizuar nga Federata Angleze e Futbollit.
“Jemi në fazën e aprovimit nga Federata Angleze e futbollit si skuadra e parë shqiptare në vend. Gjithashtu jemi në mbështetje dhe synojmë të ndërgjegjësojmë të rinjtë shqiptar që të zgjedhin një rrugë të mirë siç është ajo e sportit”, thotë Albano Gjonaj, pjesëtar i akademisë.
Me stemën kuqezi dhe shqiponjën dy krenare, si simbole të padiskutueshme të ekipit nismëtarët thonë se ndër të tjera synojnë edhe përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Angli.
“Prospect academy” ka qenë gjithashtu edhe një trampolinë për të rinjtë të cilët kanë firmosur me ekipe profesionistë në Finlandë, Suedi apo edhe Kosovë. Klan
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.