Prurjet e emigrantëve rriten me 1%, efektet në remitanca nga Covid-19

E premte, 3 Maj, 2024

Në tre muajt e parë të 2020-s, emigrantët që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit sollën në Shqipëri 152 milionë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rritje të lehtë prej 1%.

Prej të paktën 5 vitesh, tendenca e remitancave i ishte rikthyer rritjes, e lidhur kjo me rigjallërimin e ciklit të emigracionit në Shqipëri, ku të ikurit rishtazi kanë lidhje të forta me vendin mëmë dhe pasi stabilizohen me punë, kanë tendencën t’u dërgojnë para të afërmve të tyre. Në të kundërt, pas vitit 2008, prurjet e emigrantëve kishin shënuar rënie ciklike për disa vite (deri në 2016-n), pasi emigrantët e larguar në mes të viteve ’90 kishin filluar të ndërprisnin lidhjet me shtetin e origjinës.

Por, tendenca rritëse pritet të ndikohet nga pasojat që Covid-19 ka shkaktuar në ekonominë globale, sidomos në shtetet fqinjë.

Elton Çollaku, CEO i Unionit Financiar Tiranë, agjent i transferimit të parave të Western Union, për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, tha për Monitor se muajt e parë të vitit kishin nisur me një tendencë mjaft pozitive. Por, në 10-ditëshin e fundit të muajit mars, krijimi i një situate kaotike paniku në vendet fqinje, si dhe mbyllja e menjëhershme e vendeve të punës, sidomos në Itali dha efekt të menjëhershëm në paratë që dërgoheshin në Shqipëri. Kjo tendencë ishte më e dukshme kryesisht nga Italia dhe Greqia, që janë dhe dy shtetet kryesore nga vijnë remitancat në Shqipëri.

Situata ishte e ngjashme dhe në muajin në vijim, por gradualisht nga fundi i prillit me rikthimin e lehtësive me vendet e Perëndimit filloi normalizimi i remitancave, ndërsa maji është rikthyer në vlera pozitive.

Çollaku thotë se sjellja e remitancave reflekton se si kanë qenë masat në vendet e Perëndimit. Në shtetet që kanë pasur masa më të lehta nuk ka ndryshuar shumë tendenca, p.sh., në Gjermani, Zvicër, apo vendet skandinave.

Shtetet që janë prekur më fort dhe ku masat kanë qenë më të ashpra kanë pasur efekt më të madh në remitanca, ky kryesorja është Italia, por më pas edhe Anglia, e cila u mbyll pak më vonë.

Ai shton se me lehtësimin e masave, gjërat i janë kthyer normalitetit dhe remitancat nga kanalet zyrtare kanë tendencë të rikuperojë, pasi janë rihapur ekonomitë dhe njerëzit i janë rikthyer vendeve të tyre të punës.

Një arsye kryesore, sipas tij, lidhet edhe me faktin se mbyllja në Shqipëri, që kulmoi në prill, ka krijuar një situatë të vështirë tek familjet, të cilat po u kërkojnë ndihmë të afërmve të tyre jashtë. Kjo tendencë ka qenë më e dukshme në muajin maj dhe në qershor. /  Monitor