Muzeu Etnografik në Berat, me një koleksion të pasur objektesh

E shtunë, 4 Maj, 2024

Muzeu Etnografik në Berat ndodhet, në zonën e mbrojtur shumë pranë qendrës historike (lagjeve Mangalem, Kala). Ai është përshtatur në vitin 1979 në një banesë tradicionale të qytetit, me dy kate me çardak në një krah, ndërtuar në fillim të shek XVIII. Vëmendje kryesore në këtë banesë i kushtohet mjediseve të hapura të hajatit që zë tërësisht katin përdhes dhe çardakut në katin e sipërm i cili komunikon me të gjitha dhomat, që shërbenin për të qëndruar, punuar, gatim, ngrënie, fjetje. Në një material të p8ublikyar nga Qendra Kombëtare e Muzeve, thuhet se muzeu Etnografik me një koleksion të pasur objektesh, është dëshmi e rëndësishme e kulturës, traditës interesante e të pasur të trevës së Beratit. Në katin përdhes, në rrugicën e improvizuar paraqitet pazarit mesjetar, ku nëpërmjet objekteve ekspozohen zeje përfaqësuese dhe më të zhvilluara të trevës; qëndistarinë, argjendarinë, punimin e bakrit, veshje e zbukurime që flasin për nivelin aristokratik të jetës së shtresave të mesme e të pasura qytetare. Në pjesën e hapur të hajatit janë prezantuar zeje që ushtroheshin në kushtet e shtëpisë për nevoja familjare. Hajati lidhet në mënyrë të natyrshme me pusin dhe oborrin ku janë të ekspozuar objekte gurgdhendjeje dhe qeramike. Në hajatin e hapur janë ekspozuar objekte duke prezantuar zeje që ushtroheshin në kushte shtëpiake e për nevoja familjare;kompleksi i prodhimit te vajit, mëngra me presën e drunjtë, kovaçana,kazani i rakisë çarku i poçarit, që flasin për nivel të lartë të ushtrimit të këtyre mjeshtërive. Çardaku është mjedisi kryesor i banesës, tërësisht, i konstruktuar me dru, i hapur e pa tavan. Strehët e gjera e të dala krijojnë lehtësi në kryerjen e aktivitetit familjar e artizanal në muajt e ngrohtë të vitit. Në katin e sipërm në mjediset e dhomave të banesës paraqitet mënyra e jetesës, organizimi, traditat e zakonet në një familje qytetare të pasur në Mesjetën e Vonë. Qendra Muzeore Berat është institucion i specializuar dhe arkivor me status “muze kombëtar” në varësi të Ministrisë së Kulturës me seli në qytetin e Beratit, e cila administron muzeun ikonografik Onufri dhe muzeu Etnografik. / SOT