Avokatja shqiptare: Të punosh mes vendlindjes dhe Gjermanisë

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Dëshira e madhe për të dhënë kontributin e saj në sistemin e drejtësisë, ka ndikuar ndjeshëm tek avokatja Xhevahire Kloppner.

Pavarësisht vështirësive që ka jeta mes dy vendeve, Kloppner ka vendosur që prej katër vitesh të bëjë një jetë paralele mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Unë prej 35 vitesh jetoj në Gjermani. Atje kam krijuar familje, kam dy fëmijë studentë edhe bashkëshortin. Prej katër vitesh kam vendosur të kthehem në Kosovë. Kam hapur studio ligjore dhe jam licensuar si avokate. Për arsye se unë kam punuar edhe atje dhe kam përkthyer, kam parë që ka shumë nevojë për një avokat që përfaqëson gjermano-folësit në Kosovë, pa marrë parasysh nëse janë të Zvicrës, Gjermanisë apo të Kosovës. Disa nuk e dinë më gjuhën shqipe dhe për këtë arsye, unë e kam parë si të nevojshme të bëhem një avokate e tillë“- thotë avokatja.

Si në çdo profesion tjetër avokatja shprehet se  ndeshet me vështirësi nga më të ndryshmet, problem në të gjithë vijueshmërinë e profesionit të saj, ajo shikon mungesën e gjyqtarëve, çka sjell për pasojë zgjatjen e çështjeve që merr mbi supe.

“Në Kosovë janë disa vështirësi si avokate. Gjatë përfaqësimit të palëve si në procedurë penale, administrative apo civile që i has. Në Kosovë ka mungesë të gjyqtarëve e për këtë arsye çështjet zgjasin shumë“ – vijon më tej ajo.

Kthimin e të rinjve nga Diaspora për të kontribuar në vendlindje, sikurse ndodhi në rastin e saj, avokatja e sheh me skepticizëm, por nuk mohon faktin se ka nevojë për të sjellë një lloj tjetër praktike.

“Në Kosovë, për juristët është pak vështirë të rikthehen, pasi nëse ata kanë studiuar dhe janë rritur në Diasporë, ata janë adoptuar atje dhe e kanë vështirë të integrohen në vendlindje, për arsye se sistemi juridik është tjetër. Mirëpo, Kosova ka shumë nevojë për juristë, mjekë etj, pasi sjellin një lloj praktike tjetër. Sa i përket lehtësirave, ligjet e Kosovës, kanë shumë ngjashmëri ose janë marrë dhe përkthyer nga sistemin gjerman. Në anën praktike, Kosova çalon,“- shprehet Kloppner.

Jo më pak të entuziazmuar shprehen praktikantët që një ditë e shohin veten në postet më të larta të sistemit të drejtësisë.

“Kjo punë që kemi bërë përgjatë këtij viti, ka qenë pa pagesë. Punë vullnetare por që e kemi bërë me shumë qejf dhe vullnet, pasi kemi dashur të mësojmë më shumë rreth profesionit tonë dhe të marrim njohuri të reja rreth kësaj pune. Sigurisht, që secili jurist dëshiron të bëhet avokat, gjyqtar apo prokuror në të ardhmen por jo të gjithë e kemi atë fat,“- shprehet një nga praktikantet. / DW