Spanjë / Shkencëtari shqiptar rrëfen drejtimin e projektit inovator

E premte, 26 Prill, 2024

Arben Merkoçi është aktualisht Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Profesor ICREA dhe Drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve në Institutin Katalan te Nanoshkencës Nanoteknologjisë, i vendosur në Universitetin Autonom të Barcelonës në Bellaterra (Barcelonë), Spanjë. Pas doktoraturës (1991) në Universitetin e Tiranës, në fushën e Elektrodave Jono Selektive ( ISE) dhe aplikimin a tyre në analizën klinike dhe mjedisore. Prof. Merkoçi kreu studimet e Postdoktoraturës në disa qendra të tjera hulumtuese evropiane dhe SHBA duke punuar në fushën e nanobiosensorëve dhe teknologjive të quajtura laboratorë në një çip (lab-on-a-chip). Prof. Merkoçi është drejtuesi (Chairperson) i Konferences Online “Biosensoret për pandemitë (http://www.confstreaming.com/Biosensors2020/) si një përgjigje urgjente e pandemisë COVID-19.

Merkoçi jeni ushtrues dhe ekspert i një profesioni të veçantë, çfarë ju frymëzoi të ndiqni një rrugë të tillë?

Si formim, jam kimist, por më vonë jam specializuar në fushën e nanoteknologjisë, dhe pikërisht atë të biosensorëve. Rruga ime shkencore nisi në Shqipëri. Kam studiuar kimi industriale ne Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë dhe po aty, mbasi u emërova pedagog, fillova dhe studimet pasuniversitare në fushën e kimisë analitike dhe mbrojta tezën e Kandidat i Shkencave (ekuivalentuar më vonë me PhD në Shqipëri dhe Spanjë). Ishte pikërisht universiteti i Tiranës, profesorët që kam pasur aty, frymëzimi për të vazhduar rrugën e kërkimit shkencor. Unë punoja në Katedrën e Kimisë Analitike me një grup kolegësh dhe drejtuesish qe nxitnin kërkimin shkencor. Ishte një ambient që do ta krahasoja me çdo grup shkencor me nivel sot në çdo vend të botës ku kryhet kërkim shkencor i vërtetë. Ishin pikërisht këta profesorë dhe kolege, ambienti që ngjallte dëshirën për shkencë për më të rinjtë si unë që kishin fatin të bëheshin pjese e kësaj katedre. Faleminderit këtij kolektivi profesorësh ne Tiranë shumë nga kolegët e brezit tim morën drejtime shkencore dhe sot punojnë  dhe janë të suksesshëm në karrierën e tyre në institucione të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ai pasion dhe puna e filluar në Tiranë u shoqërua më pas me një seri specializimesh të postdoktoratës në Greqi, Hungari, Itali, SHBA dhe me pas në Spanjë. Kam pasur fatin të punoj në grupet kërkimore shkencore më të mirat në botë në fushën e sensorëve dhe biosensorëve. Ishin pikërisht profesorët (mentorët) që kam pasur në këto vende si profesorët Minella Karayanis ne Greqi, Erno Pungor ne Hungari në fillimet e bashkëpunimeve të mia me jashtë dhe më pas sidomos profesorët e tjerë me famë botërore si Prof.Carlo Maccà në Universitetin e Padovës, Prof. Salvador Alegret në Universitetin Autonom të Barcelonës dhe Prof. Joseph Wang në Universitetin e New Mexico në SHBA ata që unë kisha më pas si figurat frymëzuese në aktivitetin tim shkencor në grupin që drejtoj (www.nanobioelectronics.org) prej 13 vjetësh në Institutin Katalan te Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë (ICN2, www.icn2.es)  në Barcelonë, Spanjë.

Nanoteknologjia një term paksa i padëgjuar për shumicën, çfarë nënkupton?

Nanoteknologjia është teknologjia që zhvillohet mbi bazën e nanoshkencës. Nanoshkenca dhe Nanoteknologjia përfaqësojnë një nga shkencat dhe teknologjitë më të përparuara në ditët e sotme. Nanoshkenca ka të bëjë me studimin e fenomeneve që vihen re kur materialet kanë dimensione kryesisht nga 1 ne 100 nm (1 nano është një e bilionta pjesë e metrit). Nanoteknologjia merret me aplikimin teknologjik të këtyre materialeve (te quajtura nanomateriale) dhe instrumenteve që punojnë në këto dimensione në fusha nga më të ndryshmet. Ajo që është e rëndësishme është fakti që materialet e përgatitura në këto dimensione kanë veti shume interesante optike, elektrike etj. Studimi i vetive të nanomaterialeve si nanogrimcat (p.sh nanogrimcat e arit etj.), materialet dy-dimensionale (p.sh. grafeni etj.) dhe pajisjeve/instrumenteve mbi bazën e tyre, kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për aplikime në shumë fusha. Aplikimet e nanoteknologjisë përfshijnë fusha që shkojnë nga diagnostikimi dhe shërimi i sëmundjeve, monitorimi i ndotësve të mjedisit, përgatitja e pajisjeve të reja me rëndësi për energjinë, përftimi i materialeve të avancuara me interes për ndërtimet dhe mjaft të tjera me interes të jashtëzakonshëm për kërkimin shkencor dhe transferimin teknologjik dhe industrial.  Nanoteknologjia është një shkencë transversale. Ajo ka në brendësi dhe kërkon bashkëpunim të një seri shkencash si kimia, biologjia, fizika, elektronika, matematika dhe informatika përveç të tjerave.

Cilat janë disa nga arritjet tuaja në sajë të këtij drejtimi?

Grupi shkencor që unë drejtoj ne Barcelonë merret me zbulimet e reja dhe aplikimet e nanoteknologjisë dhe nanoshkencës tek biosensorët, instrumente këto analitikë me interes për analiza e diagnostikime të ndryshme që mund të kryhen jashtë një laboratori pra, siç i themi, ‘në fushë’ (in-field), në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë në raste nevoje/urgjence (psh. biosensori i glukozës që përdorin personat që vuajnë nga diabeti). Nanobiosensorët që ne studiojmë janë bazuar në integrimin e molekulave biologjike (ADN, antitrupa, qeliza,  enzima dhe bio-receptorë të tjerë) me mikro/nanomateriale e biomateriale të llojeve të ndryshme. Ato gjejnë aplikim në diagnostikim, monitorimin ose mbrojtjen dhe sigurinë e mjedisit etj. Rezultatet e punimeve tona kanë qenë pionierë për sa i përket përdorimit te nanomaterialeve si ‘blloqe ndërtuese’ të biosensorëve. Rezultatet e punimeve tona janë botuar në mbi 300 artikuj shkencore. Si rezultat i këtyre arritjeve jam emëruar “Co-Editor In Chief” i revistës prestigjioze “Biosensors and Bioelectronics” (me factor impakti: 9,5) të Elsevier, më e rëndësishmja në nivel ndërkombëtar përkushtuar kërkimit shkencor, zhvillimit dhe aplikimeve të biosensorëve dhe bioelectronikës.

Rezultatet e arritura në këto fusha na çuan edhe në krijimin e dy ndërmarrjeve teknologjike  (Spin off companies) të fushës që ne punojmë. Njëra ndërmarrje, PaperDrop Diagnsotics (http://paperdropdx.com/team/) punon në fushën e nanodiagnostikimit dhe tjetra, GraphenicaLab (http://graphenicalab.com/), e cila punon në fushën e printimeve elektronike me interes për sensorë dhe aplikime të tjera.

Karahasuar me Spanjën, sa është e zhvilluar kjo fushë studimi në Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit?

Spanja është një nga vendet Evropiane më aktive në fushën e nanoteknologjisë. Dy dekadat e fundit sidomos, investimet e bëra në këtë fushë kanë qenë mjaft të rëndësishme gjë e cila është treguar edhe nga ngritja e disa instituteve që tashmë janë të afirmuar në nivel ndërkombëtar në nanoteknologji (siç është rasti i institutit ku unë punoj) dhe disa fusha të tjera të lidhura me të si optika, bioteknologjia e nanomjekësia. Zhvillimi i nanoteknologjisë në Shqipëri dhe vende te tjera të rajonit është në fillimet e saj. Është për tu theksuar që nanoteknologjia, edhe pse ka të bëjë me investime mjaft të konsiderueshme në pajisje, teknika e laboratorë, ka edhe shume mundësi aplikimesh që mund të kryhen edhe në laboratorët ekzistues të kimisë, fizikës, biokimisë dhe atë të materialeve. Laboratorë të tillë, edhe pse akoma kanë shumë nevojë për investime, ekzistojnë në Shqipëri dhe vende të tjera te rajonit. Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja pse prej disa vitesh jemi munduar te aktivizojmë kërkimin në fushën e nanoteknologjisë përpjekje të cilat janë kurorëzuar me krijimin e NanoAlb, njësisë së Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë Shqiptare të ngritur pranë Akademisë së Shkencave te Shqiperisë për të cilën jam i ngarkuar ta drejtoj. Aktualisht janë identifikuar 18 grupe shkencore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut te cilat bëjnë pjesë në NanoAlb. Kjo qendër virtuale ka si synim rritjen e bashkëpunimit në këtë fushë, shfrytëzimit të potencialeve laboratorike dhe nxitjen për pjesëmarrje në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë.

Mes tjerash jeni edhe profesor, a ka ndonjë dallim aftësish mes studentëve atje dhe atyre shqiptarë, dhe çfarë i këshilloni më së tepërmi?

Deri tani nuk kam pasur në grupin tim ne Barcelonë studentë që të kenë ardhur nga Shqipëria apo vendet e rajonit. Jam i bindur, duke pasur parasysh edhe nivelin e profesorëve qe japin mësim, që studentët e mirë shqiptar mund të përfshihen edhe në programet e masterit apo te doktoratës në institutin që unë punoj.

Ndryshe nga vendet e Ballkanit, çfarë programe ofron Spanja për (brain drain) të rinjtë që duan të migrojnë?

Të rinjtë në Spanjë kanë një tendence të shkojnë për studime masteri, doktoraturë e posdoktoraturë në vende të ndryshme Evropiane etj. Kjo është diçka e lehtë për ata pasi Spanja është pjesë e Komunitetit Evropian. Kriza e viteve të fundit e rriti akoma më shumë largimin e të rinjve të shkolluar spanjollë në vende të tera që ofrojnë më shumë mundësi për kërkim shkencor. Në këtë situatë shteti Spanjoll po përpiqet me një seri programesh të mundësojë kthimin e tyre, pra të ‘trurit’ (brain gain). Janë kryesisht programe postdoktorale, të niveleve të ndryshme duke shkuar deri tek ato më të lartat si profesor dhe drejtues grupesh shkencore, programe shume konkurruese që Spanja ofron kryesisht për kërkuesit shkencorë spanjollë të ekselencës  që duan të kthehen në vend. Këto programe janë të hapura edhe për të huaj të talentuar qe dëshirojnë të vazhdojnë karrierën e tyre shkencore në Spanjë.

Përparësitë e të jetuarit në Spanjë?

Spanja është një vend me një histori a kulture mjaft të pasur. Është një vend mesdhetar i ngjashëm shumë edhe me Shqipërinë. Kjo për mua është shume e rëndësishme. Është klima dhe karakteri mesdhetar i njerëzve qe më bëjnë ta shikoj Spanjën si vendin tim. Njerëzit janë relativisht të hapur / të komunikueshëm dhe me shumë tipare të ngjashme me ato të anëve tona. Nga ana tjetër, ajo që më tërheq më shumë është edhe kombinimi i këtyre tipareve mesdhetare me tiparet më të mira evropiane për sa i përket mentalitetit modern, ambicioz dhe dëshirës për të ecur përpara dhe pse jo me një konkurrencë të shëndoshe e cila e ka bëre Spanjën një nga vendet më të zhvilluara dhe më të dëshiruara ne botë.

Cila është thënia juaj më e përdorur?

“Puna sjell rezultat kur ajo behet me dëshirë dhe mirë. Suksesi i një kërkuesi shkencor është pasioni i kombinuar me një punë të vazhdueshme dhe me këmbëngulje”.

Ndonjë shkencëtar që më së shumti e admironi?

Ashtu siç përmenda edhe më lart, kam shumë shkencëtarë të cilët unë i admiroj por midis tyre do të nënvizoja tre me të cilët unë kam pasur fatin të punoj dhe ti njoh nga afër dhe tani bile ti kem edhe miq te mi: Prof.Carlo Maccà ne Universitetin e Padovës në Itali, Prof. Salvador Alegret në Universitetin Autonom të Barcelonës dhe Prof. Joseph Wang, tashmë në Universitetin e San Diegos ne SHBA. Janë tre profesorë nga të cilët unë kam mësuar jo vetëm nga pikëpamja profesionale por edhe ajo humane dhe e personalitetit te tyre te admirueshëm. Këta kane qenë dhe janë shembulli që unë mundohem të ndjek në karrierën time.

Burimi origjinal këtu: