Itali / Mësuesit shqiptar peticion për përfshirjen e gjuhës shqipe në shkolla

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Përfshirja e mësimdhënies së gjuhës shqipe në shkollat shtetërore është sigurisht synimi i çdo komuniteti shqiptar kudo në botë, kjo në mënyrë që fëmijët e tyre të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e origjinës. Edhe në Itali ka nisur një lëvizje e mësuesve për të përfshirë gjuhën shqipe në sistemin arsimor, mësuesit kanë hartuar një peticion për të bërë të mundur mësimin e shqipes në shkollë.

Nismëtarja e këtij peticioni Arjana Kosova Hoxha, drejtuese e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali tregon për “Diaspora Shqiptare” se si lindi  ideja për këtë peticion si dhe sfidat me të cilat do të përballen mësuesit dhe nxënësit e gjuhës shqipe pas realitetit të ri social të krijuar nga COVID-19.

Znj. Kosova si lindi ideja për këtë peticion? Çfarë synoni te arrini nëpërmjet tij?

Prej vitesh në Itali organizohen kurset e mësimdhënies së gjuhës shqipe falë punës së mësuesve që mundësojnë trashëgimin e çdo vlere të identitetit tonë kombëtar. Ideja e peticionit nuk është një ide e re por një domosdoshmëri që lidhet ngushtë me zanafillën shumë vite më parë, me përpjekjet e disa shoqatave dhe individëve të veçantë në qytete të ndryshme të Italisë të shtyrë nga atdhedashuria. Nga pikëpamja e sistemit të arsimit italian, mësimi i gjuhës shqipe realizohet në zonat ku jetojnë arbëreshët, të cilët gëzojnë të drejtat që i përkasin minoriteteve, por për pjesën tjetër ekzistojnë edhe projekte evropiane që mundësojnë të drejtën e mësimit të gjuhës së origjinës.

Deri më sot mësimdhënia është realizuar nga dëshira e njerëzve të mirë për të ruajtur gjuhën amtare dhe për ta përcjellë tek brezat e së ardhmes. Kanë kaluar pothuajse 30 vjet nga dita që shqiptarët filluan të emigrojnë drejt Italisë.

Fëmijët linden, rriten dhe shkollohen në Itali ndaj ndihet nevoja të mos humbin lidhjen me vendlindjen e të parëve. E drejta e firmës i përket të gjithëve si shqiptarët që jetojnë në Itali dhe Shqipëri, por kudo qofshin nëpër botë. Ne jemi një komb, ndaj gjithëpërfshirja është në të mirën e të gjithëve, sidomos e fëmijëve që ndiejnë dëshirën të përqafojnë gjyshërit me gjuhën e shpirtit, dhe gjyshërit të mos ndiejnë nevojën e përkthyesit për të komunikuar me gjakun e gjakut të tyre. Peticioni bëhet në të mirë të çështjes kombëtare. Në librat e shenjtë thuhet: E para është fjala! Në emër të çdo kolegu në Itali do të thoja: E para është gjuha!

A ka Italia në sistemin e saj arsimor politika për implementimin e gjuhës amëtare në programin shkollor?

Në Itali të drejtën e gjuhës e kanë minoritetet dhe kur flasim për gjuhën shqipe këtë të drejtë e gëzojnë arbëreshët. Rastësisht vitin e kaluar u informova tek shkolla “Enrico Fermi” në Maçerata që ekzistonin projektet shkollore të financuara nga komuniteti evropian dhe këto projekte mundësonin financimin e gjuhëve të komuniteteve më të rëndësishëm në Itali. Ndieja gëzim kur sekretarja e shkollës më tha që financohet gjuha shqipe por edhe keqardhje kur më tha që nuk mundemi të gjejmë mësuesen për të dhënë mësim.

Institucionet publike kërkonin mësuesit, ndërsa mësuesit prej vitesh kërkojnë të drejtën e mësimdhënies në mënyrë dinjitoze. Çfarë na mungon vallë këtu në Itali, informacioni, bashkëpunimi, apo zbatimi i ligjeve? Në universitetet italiane flitet shpesh: Formimi i qytetarit evropian, por pa harruar vendin, gjuhën dhe kulturën e të parëve. Në jetën e përditshme kërkojmë të drejtën e integrimit si qytetarë evropianë duke ruajtur identitetin që ndër shekuj na përket.

Kjo do të çojë dhe në implementimin e kurrikulave mësimore nga Shqipëria? 

Vitet e fundit jemi pjesëmarrës në çdo seminar të organizuar nga Ministritë e Arsimit të Tiranës dhe Prishtinës, ku çdo herë dëgjojmë të flitet për krijimin e një kurrikule të përbashkët. Në Diasporë ndihet nevoja e një teksti të përbashkët kombëtar. Në Maçerata dhe Tolentino kemi nxënës nga çdo trevë shqiptare dhe shpesh ka ndodhur që në klasë të vijnë me tre tekste abetaresh, të Kosovës, Iliridës dhe Shqipërisë. I përqafojmë nxënësit me dashuri sepse të shohin në mënyrë të pafajshme, për të ditur se cili është libri më i mirë.

Kurrikula nuk duhet të mbetet e shkruar në harresë, por të zbatohet në të mirë të mësimdhënies. Koha është e vyer, fëmijët rriten dhe asimilimi nuk pret seminaret e radhës.

Pandemia ka ridimensionuar tashmë gjithë shoqëritë dhe Italia, e cila është edhe vendi më i prekur, sigurisht që do të jetë dhe me e kujdesshmja në vendosjen e një protokolli për distancimin social. Mendoni se grumbullimi i komunitetit shqiptar si për mësimin e gjuhës shqipe si për aktivitete të tjera do të jetë i vështirë, në mos i pamundur?

Pandemia sigurisht ka ridimensionuar gjithë shoqëritë dhe Italia është vendi më i prekur, ndaj muajt e fundit janë marrë masa të jashtëzakonshme, sidomos distancimi social. Shumë aspekte të jetës kanë ndryshuar, por rregullat, protokollet dhe distanca sociale duhen respektuar nga të gjithë pa përjashtim. Pandemia ka sjellë ndryshime rrënjësore në mënyrën e të jetuarit, të punuarit, madje u bë shtysa e kësaj nisme. Mësimdhënia e gjuhës shqipe në kohë pandemie nuk mund t’i përshtatet kushteve të mëparshme. Rregullat e reja kërkojnë ide dhe vendime të reja.

Ky problem nuk ka ekzistuar ndonjëherë në komunitetin shqiptar dhe nuk shoh asnjë vështirësi as në të ardhmen. Komuniteti ynë në Itali është i pranishëm në të gjitha aspektet e jetës, mund të themi që jemi një nga komunitetet më të integruar. Fëmijët shqiptarë janë pjesa më me vlerë e komunitetit dhe kanë qenë pjesë e të gjitha nismave të ndërmarra për hapjen e shkollave shqipe kudo në Itali. Prindërit dhe nxënësit janë pjesë e aktiviteteve të organizuara falë punës të shoqatave të ndryshme kulturore në çdo qytet të Italisë, të cilat krijuan edhe kurset e mësimit dhe kulturës shqipe. Familjet janë shqipdashëse dhe atdhedashëse, ndaj gjithmonë kanë qenë bashkëpunuese për ruajtjen e identitetit dhe historisë së tyre.

Sa klasa të mësimit shqip ekzistojnë në Itali?

Prej vitesh në mënyrë individuale krijoheshin kurse të gjuhës shqipe, mirëpo nuk kishte informacione dhe mungonin tekstet e librave. U ndie nevoja të bashkoheshim, të njiheshim dhe filluam me organizimin e seminareve. Në çdo vend të Evropës gjuha shqipe kishte vite që mësohej në shkolla publike ndërsa në Itali në vitin 2017 numëroheshin 25 kurse të gjuhës në qytete të ndryshme të krijuara në bazë të shoqatave kulturore. Pas seminareve të krijuar në Itali, Kosovë dhe Shqipëri filluam të shtronim problematikat, sikurse filloi për herë të parë dialogu me institucionet shtetërore përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë. Sot në Itali numërohen 62 kurse të gjuhës dhe kulturës shqipe falë punës së organizuar të mësuesve dhe bashkëpunimit me qeveritë shqiptare. Prej dy vitesh pajisemi me libra falas nga Kosova dhe Shqipëria, mirëpo nuk kemi një tekst të përbashkët kombëtar. Sot ndihet nevoja e një bashkëpunimi në mënyrë të ndërgjegjshme ndërmjet institucioneve përkatëse dhe vendosja e mësimdhënies në shkollat publike italiane.

Si është interesi i brezit të parë të fëmijëve të emigrantëve të lindur në Itali. Është dëshirë e tyre mësimi i shqipes apo e prindërve?

Fëmijët shoqërohen nga prindërit në shkollë saqë edhe ne mësuesit nuk e kuptojmë nëse janë prindërit apo fëmijët e interesuar. Gjatë shpjegimit të ndjekin me interes ndërsa gjatë orës së muzikës dhe vizatimit ndihen të lirë për të shprehur interesin e tyre për kulturën e të parëve, por duke folur shqip stimulojnë njëri-tjetrin në pyetje-përgjigje. Shpesh shohim që nxënësit shprehin dëshirën për të njohur gjuhën letrare, territorin e të parëve. Konkurset e diturive që u zhvilluan vitin e kaluar falë Ministrive të Arsimit dhe Diasporës së Kosovës në Asti( Piemonte) dhe në Prishtinë na bënë të kuptojmë që nxënësit adhurojnë çdo gjë që i përket vendit të origjinës. Nëpërmjet konkurseve kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe komunikojnë ndërmjet tyre duke shprehur interesin për konkurset e radhës. Mbaj mend vjet në Prishtinë nuk ndaheshin nga njëri-tjetri por qëndronin të përqafuar dhe me lot në sy edhe pse ishte tepër vonë dhe duhet të ngriheshin herët për të udhëtuar nga Shkupi ose nga Tirana drejt Italisë.

Përtej patriotizmit, pse është e rëndësishme që një fëmijë të mësojë gjuhën amëtare?

Shpesh dëgjojmë shprehjen: Patriotë të flaktë! Të trashëgohet gjuha e origjinës nuk do të nënkuptohet patriotizmi por domosdoshmëria e komunikimit sidomos kur nxënësit kthehen në atdhe me prindërit. Në Itali studiohen gjuhë të ndryshme, përse gjuha amtare duhet të jetë e ndaluar? Nënat shqiptare kur sjellin në jetë foshnjën e përkëdhelin me gjuhën e shpirtit: O zemra e mamit, o jeta e mamit! Pra gjuha amtare nuk është vetëm trashëgimi kombëtare por identitet i çdo personi kudo ndodhet nëpër botë.