QBD boton falas përrallat dy gjuhëshe për fëmijët shqiptarë të Diasporës

E martë, 23 Prill, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporën mundëson për këtë 1 qershor për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve shqiptare serinë “Klasikët Dygjuhësh”.

Seria përfshin përrallat më të bukura, botuar në një vëllim dygjuhësh: shqip dhe anglisht, shqip dhe greqisht, shqip dhe italisht, duke filluar me përrallat “Hirushja” e “Pinoku”, për të vijuar me “Pitër Panin” e “Bukuroshja e fjetur” dhe për të vazhduar me përralla të tjera.

Projekti i botimeve dygjuhëshe u vjen në ndihmë fëmijëve shqiptarë të rritur në mërgatë që gjuhën shqipe e mësojnë paralelisht me gjuhën e vendit, apo si gjuhë të dytë, duke synuar të pajisë me libra ndihmues fëmijët e moshës 5-6 vjeçare, të cilët kanë njohuri fillestare në gjuhën shqipe. Ilustrimet e këndshme, teksti i thjeshtë, me fjalët më të përdorshme në dy gjuhë, lehtësojnë mësimin e gjuhën në mënyrë argëtuese. Metoda krahasuese ndihmon në ngulitjen e fjalëve të reja dhe fjalive të thjeshta në tërësi. Librat e shkarkueshëm në versionin digjital mund të përdoren edhe nga mësuesi gjatë orës së mësimit.

Projekti është miratuar nga Këshilli i Botimit të QBD-së i drejtuar nga z. Pirro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, me pjesëmarrjen e prof. Floresha Dado (Akademia e Shkencave), znj, Mira Hoxha (MEPJ), znj. Anila Ferizaj (MASR) dhe realizuar nën kujdesin e redaksisë së botimit të QBD-së, me përkthimet cilësore të Parid Teferiçit, Maklena Nikës dhe Griselda Dokës.

“Seria “Klasikët dygjuhësh” është falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë. Ajo u ofron fëmijëve një metodë të thjeshtë dhe argëtuese të mësimit të gjuhës shqipe përmes përqasjes me një gjuhë të dytë.

Në vëllimin e parë fëmijët do të njihen me historinë e mrekullueshme të Hirushes dhe aventurat mbresëlënëse të Pinokut, të ilustruara mjeshtërisht dhe të rrëfyera paralelisht në gjuhën shqipe, anglisht, italisht dhe greqisht.

Seria ka në përmbajtjen e saj këta tituj:

  1. Hirushja / Pinoku
  2. Sirena e vogël / Udhëtimet e Guliverit
  3. Ushtari prej plumbi / Borëbardha
  4. Rosaku i shëmtuar / Kësulëkuqja
  5. Piter Pani / Bukuroshja e fjetur
  6. Libri i xhunglës / 3 derrkucët e vegjël
  7. E bukura dhe Bisha / Ujku dhe 7 kecat

Klikoni këtu për të shkarkuar librin e dëshiruarhttp://qbd.gov.al/libra-per-femije/

Në një vit të funksionimit të saj, Qendra e Botimeve për Diasporën kreu një mision të rëndësishëm: pajisjen me 12 000 tekste mësimore të gjuhës e kulturës shqiptare nxënësit e shkollave të gjuhës shqipe në Diasporë në 19 shtete të ndryshme, për vitin shkollor 2019-2020. Veprimtari që përfshiu njëkohësisht edhe ndërtimin e urave të komunikimit me mësuesit e gjuhës e kulturës shqiptare në Diasporë, duke shenjuar një truall më të sigurt komunikimi me ta.