164 shtetas shqiptarë në Riyadh, veçanërisht studentë, do të riatdhesohen sot pas një periudhe thuajse dy mujore bllokimi për shkak të pandemisë globale Covid-19.
Ambasada Shqiptare në Riyadh njofton se avioni me shtetas shqiptarë është nisur në orën 10.00 nga aeroporti i kryeqytetit të Arabisë Saudite, “King Khalid”, drejt aeroportit të Tiranës, “Nënë Tereza”. Avioni parashikohet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” pasdite.
Fluturimi i parë i shtetasve shqiptarë nga Arabia Saudite ishte parashikuar më 20 maj, por u anulua si datë për shkak të ngritjes së kurbës së të prekurve nga koronavirusi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.