Kanada / Mjekja shqiptare: COVID-19 testi nuk është 100% i sigurt

E martë, 30 Prill, 2024

Të jesh një mjek emigrant në Kanada nuk është shumë e lehtë, por shqiptarja Dr. Juliana Gorja mes vështirësive dhe konkurrencës së pafundme ka arritur të integrohet plotësisht në sistemin shëndetësor kanadez.

Në intervistën dhënë për gazetën “Diaspora Shqiptare”, mjekja Gorja tregoi për situatën e pandemisë në Kanada, masat e marra dhe sfidat e personelit mjekësor në këto ditë të vështira.

Për të në vijën e parë të luftës me COVID-19 është komuniteti, e jo sistemi shëndetësor, e shton se askush nuk është imun ndaj këtij virusi. Lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri, ajo vlerësoi masat e marra nga shteti shqiptar ndërsa tha se shqiptarët si një trup i vetëm e bën këtë sacrificë të madhe për njëri-tjetrin.

Dr. Gorja, u bën thirrje qytetarëve e bashkëkombasve të saj që të ruajnë optimizmin sepse edhe kjo situatë herët a vonë do të kalojë.

Dr. Gorja ju keni përfunduar universitetin në Shqipëri dhe jeni specializuar në Kanada, sa njihet diploma shqiptare jashtë vendit?  A keni hasur vështirësi?

Të praktikuarit e mjekësisë nuk është një aftësi e transferueshme nga një shtet në tjetrin në shumicën e rasteve. Specifikisht për Kanadanë, nuk njihet diploma e asnjë shteti në mjekësi.

Për me tepër, ngaqë mjekësia është tërësisht shtetërore, numri i mjekëve që lejohen të praktikojnë është i kufizuar, pavarësisht se numri i atyre që kanë mbaruar Fakultetin e Mjekësisë është shumë më i madh, duke përfshirë dhe mjekët ndërkombëtare, si unë.

Që do të thotë hyrja në mjekësi është shumë konkurruese, ka shume hallka me provime ku distilohen konkurrentët derisa përzgjidhen. Proçesi zgjat me vite dhe është i ndryshëm nga provinca në provincë.A kam hasur vështirësi? Patjetër. Është dashur shumë punë, vullnet e sakrificë për t’ia arritur.

Sa të vështirë e keni pasur të përshtateni me tregun e punës në Kanada?

Tregu i punës për mjekësinë në Kanada është krejt ndryshe nga tregu i punës për profesione të tjera është një treg i kufizuar nga struktura shtetërore e shëndetësisë, që kontrollon dhe numrin e mjekëve që diplomohen çdo vit nga programet e specialiteteve. Vështirësia është të hysh në programet shtetërore të specializimit, që këtu quhen residency. Është një proçes mjaft i gjatë dhe konkurrues, e për pasojë, për shume mjekë të huaj por ndonjëherë edhe vendas, e pamundur. Në momentin që ti mbaron shkollimin dhe specializimin, dyert janë të hapura për të punuar kudo ku ti zgjedh, brenda profilit tënd.

Cilat janë sfidat e një mjeku shqiptar në Kanada?

Janë të njëjta me sfidat e mjekut kanadez apo çdo mjeku tjetër në botë. Puna e përditshme, orë të gjata, ngarkesa e punës, përgjegjësia mjeko ligjore, familja. Je pjese e pëlhurës se komunitetit dhe çdo gjë që prek komunitetin, prek dhe mjekun.

Në komunitetin ku ju jetoni si është aktualisht situata me COVID -19?

Fatmirësisht kurba e sëmundshmërisë së COVID-19 në Ontario ka qenë shumë më e sheshtë nga ajo që ka parë Italia, Spanja, Kina, apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri tani. Kjo ka bërë që kapacitetet e shërbimit intensiv dhe spitalet, ta përballojnë shumë mirë deri tani. Ajo që shoh pozitive është që njerëzit janë treguar shumë të rregullt dhe të dëgjueshëm më këshillat e Shëndetit Publik dhe të mjekëve. Shumica e njerëzve janë në distancim të theksuar social. Njerëzit dalin një here në javë apo me pak, për të blerë gjërat jetike dhe qëndrojnë në radhë 2 m larg njeri tjetrit. Njerëzit e sëmurë me COVID-19 vetëizolohen në shtëpi, dhe mobilizojnë miqtë e fqinjët për t’u blerë ushqime. Familjarët e të sëmurëve gjithashtu vetëizolohen. Komuniteti po funksionon si trup i vetëm duke mbrojtur veten dhe njëri-tjetrin. Qeveria po shpërndan paketa ndihme ekonomike për njerëzit që kanë humbur punët.

Këto ditë shpesh është thënë se koronavirusi prek kryesisht te moshuarit, por si ndikon COVID-19 tek moshat e reja? Çfarë rrisku kanë të rinjtë?

Të rinjtë nuk janë imune ndaj koronavirusit. Nuk kam para meje numra, sepse ata ndryshojnë nga shteti ne shtet, por për shembull në New York para disa javësh numrat që na vinin nga mjeket atje ishin që 42% e të shtruarve në disa spitale në atë periudhe ishin midis 20 dhe 45 vjeç, dhe vdekshmëria e tyre ishte 22%, shume e lartë. Kjo varion nga spitali në spital dhe nga shteti në shtet, e nga java në jave, por fakt është që COVID-19 nuk kursen asnjë. Kjo varet dhe nga fakti që virusi duke kaluar nga njeriu në njeri pëson mutacione, dhe nën tipe të tjera më virulente dalin, duke krijuar të tjera simptoma e duke sjelle dhe raste më të rënda në mosha më të reja. COVID-19 ka kapur fëmije, foshnja, adoleshentë, pra nuk kursen asnjë moshë. Fatmirësisht moshat kaq të reja e kalojnë më lehtë, por për shkak të replikimit qelizor më të shpejtë në këto mosha, sepse trupi është në rritje, ata e replikojnë dhe virusin më shpejt, duke u bërë më ngjitës.  Pra fëmijët e shpërndajnë shumë shpejt në komunitet, pavarësisht se vetë mund të mos kenë simptoma ose të kenë fare pak. Prandaj masa e parë dhe më efektive për parandalim ka qenë mbyllja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

A mund të bëni një krahasim të masave të marra në Kanada me ato në Shqipëri?

Unë e kam ndjekur me interes Shqipërinë, sepse situata është marrë me seriozitetin e duhur që kur u diagnostikua pacienti 0. U mbyllën shkollat menjëherë, dhe siç e shpjegova me sipër, po qe se do sëmureshin fëmijët, Shqipëria e vogël me më pak se 3 milion banorë do ishte infektuar pothuajse menjëherë duke shkaktuar një katastrofë të papërballueshme.

Pastaj shumë shpejt gjithë vendi u vu në karantinë dhe më e rëndësishmja, u mbyllen kufijtë. Qeveria vuri dorë të hekurt në mbajtjen e karantinës, duke lejuar vetëm bizneset esenciale dhe shërbimin shëndetësor, duke marrë masa ligjore për ata që shkelin karantinën. Dhe të gjithë e shohim rezultatin. Kurba e sëmundshmërisë e Shqipërisë është shume e sheshtë! Shqiptarët duhet të lëvdohen për këtë

Në Kanada, fillimisht virusi erdhi prej 2 udhëtareve nga Kina. Dhe kështu fokusi u kthye nga fluturimet, duke u bërë pyetësorë udhëtarëve e duke izoluar e testuar raste që vinin nga vendet e nxehta, si Kina dhe Irani. Por këto raste ishin fare të pakta e u izoluan dhe për një kohë të gjatë u duk sikur virusi ishte nën kontroll dhe nuk pati asnjë përhapje në komunitet. Pastaj u pa një rritje te të infektuarit, dhe tanimë këta nuk ishin ata që vinin me avione, por ata që udhëtonin me makina nga Amerika. Ata nuk testoheshin, sepse Amerika nuk konsiderohej zonë e nxehtë. Dhe arsyeja ishte, jo se nuk kishte të infektuar në Amerike, por sepse kitet e testeve në Amerikë që u përdorën për udhëtarët, rezultuan difektoze. Amerika testoi shumë njerëz, por shumë nga rezultatet e testeve dilnin jo konkluzive, kështu që shumë njerëz që ishin asimptomatike, meqë rezultatet u dolën “jo konkluzive”, u lejuan në komunitet, duke shkaktuar pamundësinë për ta përmbajtur përhapjen e virusit që është aq e rëndësishme në fazën e parë. Kanadezët të cilët udhëtojnë lirshëm në Amerikë për punë a pushime, nuk depistoheshin në kufi, duke sjellë raste të reja në Kanada. Kjo solli rritjen e parë të rasteve këtu. Pas udhëtarëve u infektuan familjet dhe kontaktet e tyre, dhe pastaj nisën rastet e para të të infektuarve që nuk kishin asnjë kontakt me ndonjë udhëtar. Kjo tregoi që virusi tashmë ndodhej ne komunitet, dhe kjo ishte pika kur u mor masa për mbylljen e shkollave, dhe fillimin e distancimit social, me pas mbylljen shumë graduale të udhëtimeve, të cilat deri vonë vazhduan sidomos me Amerikën. Komuniteti i mjekëve ka kërkuar që kufijtë të mbylleshin shumë më shpejt nga sa u mbyllën, duke qenë se sidomos Toronto ka udhëtime të përditshme nga tërë vendet e botes, por kjo nuk u bë. Ne deri në momentin e fundit kishim udhëtarë që vinin nga zonat e nxehta. Unë mendoj që sikur karantina të kish filluar me parë dhe udhëtimet të ishin bllokuar me parë, edhe karantina jonë do kishte përfunduar më parë.

Në komunitet ka pasur shumë raste të njerëzve që kanë qepur maska vetë dhe ja kanë dhuruar personelit shëndetësor. A ka pasur mjaftueshëm masa mbrojtëse?

Një problem tjetër që kemi pasur në shëndetësi këtu, ka qenë mungesa e PPE, e veshjeve mbrojtëse dhe maskave e mbrojtëseve të fytyrës për personelin shëndetësor, që ka vënë në rrezik shumë mjekë, infermiere e sanitare, të cilët jana sëmurur. Në Shqipëri me sa kam parë, ka një mbështetje të plotë të qeverisë ndaj personelit mjekësor, duke i pajisur ata me veshje mbrojtëse, duke promovuar këshillat e mjekëve dhe të Shëndetit Publik, dhe mbi të gjitha duke monitoruar dhe siguruar zbatimin e karantinës nga publiku, sepse fronti i pare i luftës është komuniteti. Mjeku është fronti i fundit.

Çfarë masash të tjera parandaluese janë vendosur në komunitet?

Po të njëjtën dorë të hekurt po përdor dhe shteti këtu për zbatimin e rregullave. Një biznes gjobitet 500 mijë dollarë nëse gjithë punonjësit dhe klientët e tij gjenden në distancë nën 2 m nga njeri tjetri. Ndërsa vete individët/klientet, gjobiten 1000 dollarë nëse gjenden në distance nën 2 m dhe nuk i përkasin të njëjtës familje.

Njerëzit mendojnë se testimi është mjeti i vetëm, më i domosdoshmi për të ndaluar përhapjen e pandemisë. Sa e vërtetë është kjo?

Përsa i përket testimit, debatet bëhen si në Shqipëri ashtu dhe këtu.

Mjekët duan më shume teste, publiku do më shume teste. Por nuk është aq e thjeshtë. Testimi ka shumë çështje nga mbrapa. Siç e thashë më sipër, në Amerike kitet e fillimit, ishin difektoze, dhe ndikuan te përhapja masive, pavarësisht se u testuan me mijëra njerëz. Pra në radhë të parë duhen teste të aprovuara dhe cilësore. Në radhë të dytë, edhe në teste cilësore, ndjeshmëria e testit që përdoret për COVID-19, është rreth 70% në njerëz simptomatikë. Dmth nga 100 njerëz të sëmurë që testohen, vetëm 70 do dalin pozitivë nga testi, pavarësisht se dhe 30 të tjerët kanë COVID-19. Kjo te njerëzit e semurë. Po te ata që janë asimptomatike? Ndjeshmëria e testit është akoma më e ulët. Dhe po qe se testi ka një ndjeshmëri të ulët, ke mundësi më shumë ta gjesh sëmundjen duke hedhur një monedhë në ajër, sepse ajo të jep 50%, sesa me atë test. Pra ta besh testin në tërë popullatën njëherësh, nuk të jep fare një numër të saktë të njerëzve të sëmurë dhe ka rrezik shume të madh, sepse do lëshosh të lirë në komunitet njerëz që kanë COVID -19 vetëm e vetëm  sepse u doli testi negativ, duke shpërndarë virusin në popullatë dhe duke shkaktuar një valë tjetër të papërmbajtshme të sëmurësh, dhe ajo do doje një karantine akoma më të gjatë për të kaluar, duke çuar në rënie akoma më t ë thellë të ekonomisë. Prandaj testi duhet bërë te njerëz me kritere të caktuara, në mënyrë që probabiliteti të jetë i lartë, ajo rrit saktësinë e testit. Është kollaj të bësh një test. Problemi është, çfarë vendimi do marrësh me rezultatin e atij testi? Dhe a mund ta përdorësh atë vendim në 3 milion njerëz a në 30 milion njerëz pa asnjë lloj dyshimi që je duke lëshuar njerëz pozitivë në komunitet? Prandaj testi duhet bërë vetëm te njerëzit që përmbushin kriteret e vëna nga Shëndeti Publik, dhe mënyra e vetme është që secili të distancohet nga të tjerët sikur e ka virusin. Vetëm kështu parandalohet përhapja.

Në opinionin tim Shqipëria ka testuar mjaftueshëm njerëz, sepse duket nga numri i ulët i vdekshmërisë dhe i të sëmurëve rëndë. Po të kishin testuar pak, do ishte numri i vdekshmërisë më i lartë në raport me të sëmurët. Shqipëria e ka vdekshmërinë 5%, Kanadaja e ka tek 4%.

Çfarë masash sugjeroni për mbrojtjen ndaj koronavirusit ?

Vija e parë e luftës me COVID-19 është komuniteti, jo sistemi shëndetësor. Sistemi shëndetësor është vija e fundit, aty ku ka nevojë për shërbim të specializuar për të sëmurët rëndë. Prandaj sakrifica që po bëjnë individët e familjet në këto kohë, është lufta e vërtetë. Lufta bëhet atje ku individi qëndron në hapësirën e vete dhe del vetëm për gjera jetike, lufta bëhet kur njeriu dekontaminon veten nga virusi, kur lan duart, kur në mënyrë të ndërgjegjshme nuk prek fytyrën me dorë, kur vetëizolohet edhe nga personat e familjes nëse është sëmure, për të ruajtur familjen dhe komunitetin. Një njeri i infektuar, po qe se nuk ruhet, pas 30 ditësh do të shkaktojë të paktën 500 të infektuar të tjerë. Ndaj lufta e frontit të parë, e individit është zgjedhja në mënyrë të vetëdijshme dhe me kujdes e çdo veprimi që bën sot, sepse çdo veprim i pamatur mire sot, shkakton qindra të sëmurë pas 30 ditësh. Dhe nga ata të sëmurë disa do përfundojnë në spital të sëmurë rëndë, e në disa raste ata do e humbasin luftën me vdekjen, me gjithë ndihmën mjekësore.

Mjekët në gjithë botën kane vene theksin tek vetëizolimi i njerëzve të prekur më COVID-19. Po na rastet e familjeve në vështirësi ekonomike kur jetojnë disa njerëz në një hapësirë të vogël, si mund të bëhet vetëizolimi?

Duhet ndarë dhoma me një çarçaf ose plasmas nga tavani në dysheme, në dy pjese, njëra është pjesa ku rri i infektuari, tjetra është pjesa ku rrinë njerëzit e tjerë të shtëpisë. Dhe askush nuk hyn e del në zonën e infektuar. I infektuari të mbajë maske ose një shall rreth gojës e hundës gjatë tërë kohës. Për banjën, të mbahet një shishe spërkatëse, ku të jenë përzierë një kupë solucion klorinë, në 5 kupa ujë, dhe të sprucohen gjithë siperfaqet e tualetit, lavamanit, rubinetat pasi i infektuari ta ketë përdorur atë. Rrobat e rrugicat me të cilat ka qene në kontakt i sëmuri, të mos shkunden. Rrobat të lahen në ujë të nxehtë me sapun, dhe gjerat që nuk lahen të nxirren në diell. Rrezet ultraviolet e shkatërrojnë virusin. Virusin pavarësisht se mund ta kesh marre në duar a në rroba, nuk duhet pasur frikë. Virusi ka nevoje për ne. Ai nuk replikohet dot as në duart tona e as në rrobat tona. Virusi ka nevoje për mukozën e hundës e të gojës tonë e për konjuktivën e syve tanë. Po qe se nuk e transportojmë vetë atje, merr fund.

Në përfundim do të thoja që njerëzit duhet të ruajnë optimizmin, kjo situate herët a vonë do kalojë. Sot jemi në një kohë që informacioni transferohet shpejt, dhe e kemi vetë në dorë të ruajmë veten, me gjithë informacionin që kemi. Nuk ka vend për frike. Por ka vend për solidaritet dhe kujdes.

Ajo që më shqetëson më tepër, janë pasojat në shëndetin mendor, që do lërë në të gjithë komunitetin, te të gjithë ne. Prandaj gjeja më e rëndësishme në këto kohë është pozitiviteti, fjala e mirë, gjendja afër me miqtë e familjarët në nevojë, qoftë dhe virtualisht. Distancimi nga lajmet dhe emisionet televizive apo radiofonike që përhapin panik dhe negativitet. Të gjithë jane nën stres. Dhe të gjithë jane në vështirësi financiare. Në tërë botën. Por po të dalim në anën tjetër të kësaj sfide me shëndet të plotë fizik dhe mendor, do i ribëjmë të gjitha nga e para. Ashtu siç u ribë njerëzimi pas luftrave botërore.