Covid-19/ Zvicra i rikthehet normalitetit, kufijtë e Shengenit hapen më 6 korrik

E premte, 3 Maj, 2024

Një ndër vendet europiane që ka vendosur t’i rikthehet normalitetit pas bllokimit thuajse 3 mujor nga pandemia Covid-19, është Zvicra.

Aktivitetet e Zvicrës do të nisin punë më 6 qershor, ndërsa kufijtë me vendet fqinje, Gjermaninë, Austrinë dhe Francën, do të rihapen plotësisht më 15 qershor.

Kufijtë me vendet e tjera europiane të zonës Shengen janë planifikuar të hapen më 6 korrik, njoftoi sot Këshilli Federal Zviceran. Megjithatë, brenda këtij afati, mbetet e paqartë se kur do të rihapet plotësisht kufiri me Italinë.

“Italia ka njoftuar se do të hapë kufijtë e saj nga 3 qershori në mënyrë sovrane, por pa konsultime paraprake. Kufiri zviceran me Italinë do të mbetet i mbyllur nga 3 qershori. Një hapje e tillë është e parakohshme. Koordinimi paraprak është i nevojshëm, veçanërisht me Autoritetet e Ticino-s” –tha Keller Sutter, kreu i Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë.

Nga 6 qershori do të hapen kampingjet, kopshtet zoologjike, pishinat, parqet, si dhe kopshtet botanike, për tërheqjen e sa më shumë turistëve. Teleferikët dhe hekurudhat gjithashtu do të mund të rihapen me të njëjtat rregulla të higjienës dhe distancimit social.

Grupe më të mëdha do të lejohen brenda restoranteve, dhe në shfaqjet e muzikës live do të lejohen deri në 300 njerëz, megjithëse ekzistojnë masa të caktuara të gjurmimit të kontaktit.

Nga 8 qershori do të punësohen përsëri punëtorë nga vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe Shoqata Europiane e Tregtisë së Lirë (EFTA), e cila gjithashtu përfshin Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin. Punësimi do të jetë  i mundur edhe nga vendet e treta, me procedurat e zakonshme të lejes.

Zvicra ka hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, dhe pritet që gjendja e “jashtëzakonshme” që filloi më 16 mars të përfundojë zyrtarisht më 19 qershor.