Britani / Avokati shqiptar: Ndjehem krenar kur ndihmoj bashkatdhetarët

E diel, 5 Maj, 2024

Shqiptari Danny Shaqe ka 29 vite që jeton në Angli dhe gjatë kësaj kohe ka mbaruar 3 universitete në këtë vend. Specializimi i tij është ‘barrister’ që në sistemin anglez të drejtësisë është avokati që mund të shkojë në gjykatë, ku avokatët e thjeshtë nuk lejohen.

Ai është me origjinë nga Korça dhe në moshë fare të vogël emigroi në Angli. Në profesionin e tij si çdo i huaj që përpiqet të integrohet në një shoqëri është gjendur në shumë vështirësi. Si shumë shqiptarë të tjerë që kanë emiguar në Angli ai mendon se ka arritur diçka duke studiuar dhe punuar shumë.

“Në Britani por edhe në çdo shtet tjetër që kemi shkuar ne shqiptarët kemi probleme me dokumentat. Këtu unë jam takuar me shumë shqiptarë që kanë këtë problem dhe jam ndjerë shumë keq. Ne ikëm nga vendi ynë për një të ardhme më të mirë dhe kemi këto probleme dhe kjo më bën të ndihem shumë keq. Shumë njerëz më kanë lënë mbresa, madje ka patur edhe raste që akoma i kujtoj. Njëherë më ka ardhur më ka takuar një burrë dhe kur më ka dhënë dorën, më është krijuar ideja se ai i kishte dorashka se i kishte duart shumë të ashpra nga puna që kishte bërë. Më erdhi keq për këtë njeri sepse kishte 15 vjet në Britani dhe ishte akoma pa letra. Çdo gjë që unë u them shqiptarëve i kam nga zemra dhe nga gjërat që kam lexuar”, shprehet Denny.

Momenti më i vështirë për të është kur dëgjon shqiptarët që mashtrohen nga avokatët e tjerë dhe paguajnë shumën e parave pa marrë rezultate për problemin e tyre.

“Momenti më i bukur i jetës time është kur dikush që më ka treguar për problemin e letrave, e ka arritur zgjidhjen e problemit të tij vetëm pa ndihmën e një avokati, vetëm me rrugën që unë mund ti kem treguar. Në këto raste unë ndihem shumë krenar për shqiptarët sepse ne mundohemi me çdo gjë të punojmë për një jetë më të mirë. Kur shikoj një person që përlotet dhe thotë i mora letrat është momenti më i bukur për jetën time. Ne si komb jemi më i vjetri që ekziston në botë, ne jemi komuniteti më i zgjuar në botë por kemi një të metë që nuk jemi të bashkuar. Unë mendoj që ne duhet të mblidhemi dhe të bashkohemi”, thekson ai.

Komuniteti shqiptar në vitet ’90 kur Denny ka shkuar në Britani ishte shumë i pakët, dhe u shtua shumë vetëm pas vitit 1998, pas luftës së Kosovës.

Sipas Dennyt bashkimi i shqiptarëve nuk ka ndodhur për shkak të njerëzve anti-shqiptarë. Shqiptarët duhet të mblidhen dhe të dinë ku të kërkojnë të drejtat e tyre.