Një lajm i mirë për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Turqi. Miratohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit.
Prej këtij vendimi, shtetasve shqiptarë nuk do t’u nevojitet një leje drejtimi të lëshuar nga Turqia, që të udhëtojnë në territorin e saj. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit turq që ndodhen në vendin tonë; atyre nuk do t’u duhet një patentë shqiptare.
Kjo marrëveshje është bërë “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.