Goli i futbollistit shqiptar Xherdan Shaqiri që shënoi në 1/8 e finales të Europianit 2016, ka dalë triumfues në garën e “BBC Sport’s European Goal Contest”.
Bëhet fjalë për golin e shënuar për Zvicrën në ndeshjen kundër Polonisë. Për të kanë votuar 36% e atyre që ndjekin me kërshëri sportin e futbollit.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1:1, kur Shaqiri realizoi golin e barazimit në minutën e 82-të me një gjuajtje akrobatike nga afro 16 metra.
Por pavarësisht këtij goli spektakolar dhe të vlerësuar tashmë, Zvicra u eliminua në 1/8 e finales të Europianit pas penalltive, të cilat bënë që ndeshja me Poloninë të mbyllej me rezultatin 5:4.
Europiani, i parashikuar për t’u mbajtur këtë vit në muajt qershor-korrik, u shty për në verën e 2021 për shkak të pandemisë Covid-19.