Kanada/ Ajet Nuro: Si vendosa të ndihmoj bashkatdhetarët në fushën e investimeve

E premte, 19 Prill, 2024

Ajet Nuro, këshilltar për financa dhe aktivist komunitar jeton në Kanada prej 22 vitesh. Tashmë drejtues i një zyre prestigjoze ai rrëfen për jetën e një shqiptari në Kanada, sfidat dhe arritjet e komunitetit. Së fundmi për ti ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve ka nisur një program këshillimi on line për investimet në pasuri të patundshme.

Keni nisur projektin online për shqiptarët në Kebek dhe Ontario për hipotekën me një mbledhje përmes videos? Sa janë të informuar shqiptarët për investimin në hipotekë?

Fatkeqësisht, ndonëse hipoteka përbën investimin më të madh të familjeve shqiptare që jetojnë në Kanada, jo të gjithë i njohin strategjitë që lidhen me mbrojtjen e saj. Kjo periudhë e mbylljes brenda për shkak të COVID-19 është periudha më e mirë për të bërë seanca informimi për këtë strategji financiare që mund të jetë pjesë e një plani financiar komplet. Unë e bëra këtë seancë informuese në shqip dhe i ftova bashkëkombasit e mi në Kebek dhe Ontario (pasi kam leje të ushtroj zanatin në këto dy provinca…) sepse besoj se si shqiptarë do dëgjojnë mundësitë që ofrohen me anë të kësaj strategjie dhe pastaj jam i sigurt që ata dinë t’i marrin vendimet në bazë të interesit të tyre. Unë e kam theksuar në shumë raste se shqiptarët janë klientët e mi më të mire në fushën e sigurimeve personale. Duke mos qenë seminari i parë, pas seminareve më vjen mirë që pjesëmarrësit më thonë: “Po pse nuk na e ke thënë më parë?”. Dhe në fakt, cili është ai shqiptar që nuk dëshiron të paguajë më pak tatime, të jetë i sigurt që çfarëdo që të ndodh në të ardhmen familja është e siguruar që të mos vuajë financiarisht, cili është ai apo ajo që nuk do të gjejë mënyrën më të mirë dhe më të leverdisshme për të lënë trashëgimin brezit tjetër ?!

Sa është prekur kompania juaj  nga COVID-19?
Sun Life” është krijuar para mbi 150 vjetëve dhe ajo ka kaluar dy luftëra botërore dhe shumë e shumë kriza të tjera dhe kurrë nuk ka vuajtur nga ana financiare. Edhe tani ajo është vijën e parë për të ndihmuar kanadezët në këto ditë të vështira. Një nga masat e marra është ofrimi falas për të gjithë të siguruarit korporativ prej saj të shërbimit mjekësor në linjë nëpërmjet “Dialogue” për periudhën e mbylljes brenda.

Si do të duket jeta jonë financiare pas karantinës?

Karantina na ka bërë t’i shikojmë gjërat ndryshe dhe ta duam jetën para saj edhe më shumë. Kurrë nuk e kishim imagjinuar që jeta të ndalej në këtë mënyrë. Por, jeta nuk do jetë si më parë. E para, nuk po duket fundi i koronavirusit, e dyta njerëzit do jenë më vigjilent dhe do bëjnë më shumë kujdes nga epidemitë e ardhshme, përfshirë këtu edhe kujdesin e shtuar me fincancat personale dhje familjare. Njerëzit nga tani do ta mendojnë se pos ditëve të mira, mund të kemi edhe ditë të vështira.

Me dy fjalë, si e përshkruani arsyen e ardhjes në Kanada nga Shqipëria? Kur keni ardhur?  

Ne kemi ardhur në Kanada në vitin 1998 pasi kemi ndenjur një vit në Itali. Në një farë mënyre, fati ynë u vendos nga ngjarjet e vitit të mbrapsht 1997. Ne sapo ishim martuar dhe jetonim në Tiranë dhe, nëse nuk do të kishte ndodhur 1997, ndoshta do ishim mësues në ndonjë shkollë në kryeqytet. Qysh prej ardhjes në Kanada, ne kemi jetuar dhe punuar në Montreal. Ky është një vend i ftohtë dhe duhet t’a duash që mos të mërzitesh nga dimri dhe bora. Dhe unë e dua shumë dhe ndihem mire që jetoj në Montreal dhe në Kanada.

 Keni qenë aktiv në komunitetin shqiptar të Montrealit gjatë krejt këtyre viteve. Sa kanë arritur shqiptarët në këtë qytet dhe më gjerë të integrohen në shoqërinë kanadeze?

Unë kam 22 vite në Kanada dhe i kam parë shqiptarët në hapat e tyre të parë dhe pas kaq vitesh, me kënaqësi konstaton që ata janë integruar në shoqërinë e këtushme dhe tash është brezi i dytë që po shohim të jetë edhe më i suksseshëm. Kur them brezi i dytë, kam parasysh fëmijët e ardhur në mos të vogël këtu në Kanada por edhe ata të lindur këtu. Kuptohet që po të krahasojmë Montrealin me Toronton, në metropolin kanadez shqiptarët janë më të shumtë dhe bisneset në përgjithësi  dhe bizneset e suksesshme në veçanti janë edhe më të shumtë. Madje mund të them se shqiptarët e Torontos janë motori i aktiviteteve të shqiptarëve të Kanadasë.

Si e do Ajet Nuro Diasporën shqiptare në Kanada? E keni shkruar një artikull me të njëjtin titull para disa kohësh…

Unë kam pasur dhe kam besim tek Diaspora shqiptare jo më për integrimin e saj në shoqëritë ku ajo është vendosur sepse kjo gjë tashmë është realitet, por tek ndikimi i saj në mëmëdhé. Shqipëria ka 30 vjet (Kosova pak më pak…) që ka ndryshuar sistemin dhe pikërisht pas kaq vitesh vazhdohet të flitet për reforma që shumëkush nuk ka besim se do arrihen ndonjë herë. Me një qeverisje të mirë Shqipëria mund të ishte një Zvicer ballkanike, një Katar ballkanik apo një Singapor ballkanik. Unë e shikoj me sytë e një emigranti Shqipërinë time. Po kështu e shikojnë edhe emigrantët e tjerë. Pra, nëse Diaspora shqiptare do të ndikojë, ajo duhet të jetë e organizuar dhe e pavarur. Çdo përpjekje për ta “organizuar” është për ta futur në axhenda politike të momentit. Ka qenë një klishe në shoqatat shqiptare para shumë vitesh, të cilat për të treguar që ishin “të pavarura” nuk lejonin të flitej politikë. Sidoqoftë, unë nuk merrem me politikë por unë e dua Shqipërinë dhe nëse nuk më pëlqen sesi punët shkojnë atje, le ta marrin për politikë. Ndihma e çdo llojit ndaj atdheut duhet të jetë detyra e çdo emigranti shqiptar. Nëse në fillimin e viteve ’90 Shqipëria gjurmonte milionerët shqiptarë me qëllim që ata të investonin në Shqipëri, sot Shqipërisë dhe Kosovës i duhen të gjithë emigrantët.

 Ju njohim edhe si gazetar komunitar. Ku qëndron komuniteti shqiptar në Kanada sot?

Komuniteti shqiptar në Montreal është një nga më aktivët në Kanada dhe, edhe po të mos kishim gazetarë në gjirin tonë ata do kishin lindur … Sa i përket shqiptarëve të Kanadasë ata janë një komunitet i veçantë për nga cilësia e tyre. Një meritë në këtë drejtim i takon sistemit kanadez të imigracionit që i zgjedh imigrantët. Pra, shkalla e edukimit të shqiptarëve që janë vendosur në Kanada është nga më të lartat që mund të gjendet. Nga ana tjetër nga natyra ne shqiptarët jemi të aftë të përshtatemi dhe integrohemi. Në pothuajse të gjitha provincat ku ka shqiptarë, ka dhe organizata që i përfaqësojnë mire dhe me dinjitet. Ato bëjnë gjithçka për të respektuar mandatin e ngarkuar që është ruajtja e kulturës, traditave dhe transmetimi i shqipes tek brezi i ri. Por, herë mbas here, ka raste kur organizata dhe individë i kthehen metodave me të cilat jemi rritur duke u larguar nga mënyrat e të drejtuarit të këtushëm. Sa mirë do të ishte gjithashtu një organizim në shkallë vendi, pra në gjithë Kanadanë! Rasti i tërmetit në Shqipëri nxori në pah të meta të jashtzakonshme ku organizata që përfaqësonin shqiptarët nuk denjuan të ulen së bashku për të diskutuar një strategji të përbashket ndihme ndaj Shqipërisë duke u mbledhur secili në grupin e vetë duke harruar se Shqipëria është e të gjithëve pavarësisht ku kemi lindur dhe ku jetojmë, pavarësisht nëse shkruajmë me të majtën apo me të djathtën. Shpresoj që shqiptarët e Kanadasë të mundin të organizohen edhe në shkallë vendi në mënyrë demokratike dhe të mund të ndikojnë si këtu edhe në atdhe në të mirë të shqiptarisë.