Vera 2020 mund të sjellë pushime virtuale në Shqipëri

E hënë, 6 Maj, 2024

Koronavirusi ka paralizuar thuajse të gjithë botën, duke përfshirë këtu edhe aktivitetet kulturore. Mirëpo, për të mos humbur kontaktin me vizitorët e tyre disa institucione kulturore kanë vënë në dispozicion websit-et e tyre, për të mundësuar vizita virtuale për të gjithë të apasionuarit e kulturës dhe jo vetëm. Kjo shërben jo vetëm si  një formë argëtimi për këdo që i ka ndryshuar ritmi i përditshmërisë nga koronavirusi, por për të mësuar më shumë edhe për historinë, kulturën dhe muzikën e vendit.

Ndërsa është ende e paqartë se kur do të mund të udhëtojnë lirshëm njerëzit e të shkojnë për pushime, një alternativë e mundshme janë pushimet virtuale. Njohja e kulturës dhe traditës së vendeve të ndryshme nëpërmjet tureve virtuale të mundësuara nga institucione të ndryshme kulturore.

Gjatë pandemisë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit organizoi disa shfaqje on line me artistët e tij, Teatri Kombëtar e teatrot në Kosovë gjithashtu.

Por udhëtimet më të plota në kulturën tonë i ka ofruar dhe vazhdon t’i ofrojë Muzeu Historik Kombëtar nëpërmjet tureve të ndryshme virtuale, për të njohur më mirë historinë e vendit, për të kuptuar të kaluarën e për të zbuluar “thesare” të tjera. Mjafton të hyni në Google për të kërkuar me fjalët “Muzeu Historik Kombëtar tour virtual”. Në faqe gjenden të renditura turet e muzeve në të gjithë vendin, në atë të Tiranës, në muzeun ”Marubi” në Shkodër, dy muzetë e Krujës dhe atë të ”Onufrit”.

Shqipëria në këtë nismë sigurisht që ka ndjekur institucionet e mëdha të artit dhe kulturës në botë. Gjatë kësaj periudhe shumë teatro kanë bërë të mundur që publiku të shijojë falas on line produksione ndërkombëtare. Kështu mund të shihet çdo natë një shfaqje live falas nga Opera Metropolitane e Nju Jork-ut, deri në fund të marsit. Gjithashtu mund të dëgjohen edhe hitet e Broadway ndërsa shfaqjet e tyre janë në pauzë. Njësoj sikurse Opera Metropolitane, Broadway i ka mbyllur prodhimet deri më 12 prill me qëllim ndalimin e tubimeve masive në publik.

Për të apasionuarit pas kafshëve, Explore.org, rrjeti më i madh në botë i pasqyrimit të drejtpërdrejtë se çfarë ndodh me natyrën, ofron një shëtitje virtuale nëpër parqe kombëtare dhe parqet e kafshëve të egra. Ndërsa Google Arts bën bashkë ata që jetojnë me artin dhe kulturën. Falë teknologjisë së saj, e cila pasqyron një hartë në 360 gradë, ofron pamje të disa institucioneve kulturore në të gjithë botën, përfshirë Muzeun e Artit Modern në Nju Jork, Galerinë Uffizi në Firence dhe Musée d’Orsay në Paris. Kjo faqe ofron gjithashtu ”shfletimin’’ e koleksioneve të muzeve më të mëdha në botë.