Greqi / Zyrat për emigrantët rihapen më 25 maj

E premte, 27 Qershor, 2025

Brenda muajit maj parashikohet rifunksionimi i Drejtorive të Shërbimit të Emigrantëve të rajonit të Atikës, me popullsinë më të dendur emigrante shqiptare. Me një njoftim të ri ministria e Emigracionit dhe Azilit Politik ka informuar shërbimet e sektorit publik se gjatë periudhës 18-22 maj do të përgatitet e funksionojë një platformë elektronike e caktuar, për mbylljen e takimeve.

Zyrat për emigrantët parashikohet të rihapen nga data 25 maj, gradualisht e duke ndjekur shifrat e të prekurve nga COVID-19 në vend, por nuk do të lejohet në asnjë mënyrë emigrantët të paraqiten për pyetje, mbyllje takimi apo aplikim për leje qëndrimi. Ndalimi i prezencës fizike vijon të jetë në fuqi; nuk do të ketë proces rinovimi për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet blu të rinovimit, që kanë afat deri në 30 qershor 2020, përderisa kanë marrë shtyrje automatike me vendimin qeveritar, deri më 31 dhjetor 2020.

Përkundrazi, emigrantët për çdo procedure rinovimi për afatet pas datës 30 qershor, do të pranohen vetëm pasi të kenë mbyllur takimin me të dhënat personale në platformën e posaçme, që do të bëhet e ditur pas datës 22 maj.

Kuadri i funksionimit të drejtorive të shërbimit të emigrantëve është drejt riplanifikimit, për këtë kërkohet durim e bashkëpunim nga të gjithë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.