Historia e infermieres shqiptare: Si u bëra pjesë e sistemit shëndetësor gjerman

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, një histori e ndjerë njerëzore vjen nga Ruzhdija Cerka. Ajo është aktualisht pjesë e sistemit të kujdesit shëndetësor në Gjermani si infermiere. Megjithatë, rrugëtimi i saj nuk ka qenë aspak i lehtë.

Me vajzën dhe bashkëshortin të lënë pas në Shqipëri, Ruzhdijes i është dashur të përballet me vështirësitë e jetesës në Gjermani, përpos asaj të të përshtaturit në rrethin shoqëror të kolegëve gjermanë. Ajo u bashkua me familjen e saj në Essen vetëm pas tetë muajve pritje.

“Muajt e parë ishin shumë stresues, për vetë faktin se kisha lënë një fëmijë mbrapa, familjen, por edhe sepse nuk kisha eksperiencë në punë dhe çdo gjë ishte e re për mua. Pastaj, kolegët gjermanë janë të ftohtë, nuk të pranojnë menjëherë në rrethin e tyre shoqëror, duhet të bësh shumë që të jesh pjesë. Kam punuar fillimisht me njerëz jo të mirë. Vetëm kur ndërrova pavion, u ambientova”, tregon Ruzhdija.

“Si fillim, në Shqipëri, kur pamë kontratën e punës, u tërhoqëm nga rroga, nuk dua ta them shumën se sa ishte…Ok, u mjaftuam, sepse për ne në Shqipëri aq janë shumë, por kur mbërrita në Gjermani dhe pashë standartet e jetesës gjermane, qeratë, kostot e energjisë elektrike, ato para nuk është se mjaftonin. Pagesa kundrejt punës që bëjmë, është e ulët”, vijon ajo.

Vështirësi ka hasur edhe i shoqi i saj, Besnik Cerka. Vonesat dhe ngatërresat burokratike, sipas tij, nuk janë të rralla në Gjermani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.