Reforma zgjedhore, ja si do të procedohet me votën e emigrantëve

E martë, 7 Maj, 2024

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri është ndalur sot pas mbledhjes on line të Këshillit Politik edhe tek votat e emigrantëve, duke u shprehur se ekspertët kanë gjetur një zgjidhje optimale.

“Meqenëse vota e emigrantëve do të zhvillohet në distancë mund të përdoren mjete të postës dhe ajo ka elementë teknikë dhe ne si ligjvënës nuk jemi në gjendje t’i parashikojmë deri në detaje. Këtë të drejtë ia kemi deleguar KQZ-së dhe aktet nënligjore të KQZ do të parashikojnë se si mund të ushtrohet vota e emigrantëve, pasi emigrantët të regjistrohen dhe në listat përkatëse zgjedhore”, u shpreh Gjiknuri teksa iu rikthye sërish qëndrimit të opozitës për rikthimin e agjendave.

“Kërkojmë ta bëjmë me konsensus Reformën Zgjedhore, sepse nuk mund të pengohet një proces siç është integrimi i Shqipërisë në BE. Ne do të bëjmë çmos që të gjejmë konsensus, edhe pse i kemi mundësitë që të vazhdojmë me të paktën pjesën më të madhe të pikave. Vendi ka nevojë për një Kod të Ri Zgjedhor, vendi  ka nevojë për Reformë Zgjedhore që të jetë themeli që partitë të mbahen larg nga procesi”, tha Gjiknuri.

Propozimet për procesin e votimit të emigrantëve shqiptarë, rezultat grupit të punës të kryesuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, janë dorëzuar në muajin dhjetor pranë  Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Sipas propozimeve listat e zgjedhësve duhet të ndahen në dy kategori në listat e zgjedhësve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat burojnë nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes civile për çdo zonë të qendrës së votimit, të hartuara në përputhje me këtë Kod dhe listat e zgjedhësve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që burojnë nga shprehja e vullnetit të zgjedhësit në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Kod.

Lista e zgjedhësve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë është një listë e vetme për gjithë vendin dhe përmban të gjithë zgjedhësit që kanë shprehur paraprakisht vullnetin për të ushtruar të drejtën e votës jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dërgon zgjedhësit me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili ka shprehur vullnetin për të votuar, nëpërmjet operatorit postar zarfin zgjedhor që përmban fletët e votimit bashkë me udhëzimet për procesin e votimit. Zgjedhësi ushtron të drejtën e votës duke e plotësuar dhe postuar zarfin zgjedhor brenda afateve të përcaktuara në udhëzimet e KQZ.

Ky grup pune u kryesua nga ministri i Shtetit për Diasporën dhe në përbërje të tij kishte specialistë nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Instituti i Statistikave.