Kanada/ Teuta Haxhillari ekspertja shqiptare ne tregun e pasurive të paluajtshme

E shtunë, 27 Prill, 2024

Sot ka shumë shqiptarë në botë, të cilët me dinjitet e suksese e mbajnë lartë flamurin dhe identitetin shqiptar. Në Toronto të Kanadasë, prej shumë vitesh, Teuta Haxhillari, specialiste e marketingut te banesave luksoze është ndër biznesmenet më të njohura shqiptare, duke qenë pjesë e kompanisë globale “Re/max”, e cila ka rreth 125,000 agjentë në 110 shtete të botës. Ndërkohë që qyteti i Torontos numëron 56,000 agjentë të tillë, Teuta me angazhimin e saj ka arritur të vlerësohet në 2018 në “Hall of Fame” në Toronto me çmimet për arritje jetësore dhe me çmimin humanitar nga Re/max International.
Teuta Haxhillari e zënë me punët dhe angazhimet e saj të përditshme gjeti kohë të na tregojë për efektin e COVID-19 në biznesin e saj dhe në fushën së cilës i përket. Ajo thekson: “Në Toronto u raportuan 2975 transaksione nëpërmjet TRREB’s MLS System në muajin prill 2020 që rezultoi në një ulje për rreth 67% në krahasim me prillin e vitit 2019”.
Ajo vë në dukje se regjistrimet e reja arritën në 6175 në prill të vitit 2020, duke u ulur në -64.1%. Ndikimi i nevojshëm në distancim shoqëror dhe ekonomik që lidhet me COVID-19 kanë ndikuar qartë në tregun e banesave. Çmimi mesatar i shitjes në muajin prill ka qenë $821.39 duke u rritur me 0.1% krahasuar me çmimin mesatar prej $820.373 të raportuar në prill të vitit 2019.  Një faktor kryesor për rikuperimin e tregut të banesave, sipas saj, do të jetë një rihapje më e gjerë e ekonomisë, e cila do të rezultojë në një imazh të përmirësuar të punësimit dhe një ringjallje të besimit të konsumatorit.

Teutën e njohim edhe si aktiviste dhe sponsore e komunitetit shqiptar këtu. Ajo ka qenë nënkryetare e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze të Torontos gjatë viteve 2008-2010. Së bashku me disa miq e kolegë, ka qenë bashkëthemeluese e shoqatës “Albanian Canadian Excellent Society”, e njohur për veprimtarinë e saj në shumë fusha profesionale para pesë vitesh, ndërsa nga viti 2014 ka themeluar Fondacionin “RH Scholarship”, një fondacion që, pos aktiviteteve kombëtare e kulturore shqiptare, u del në ndihmë studentëve me prejardhje shqiptare në Toronto dhe më gjerë.
Si biznesmene e suksesshme, por edhe si aktiviste e devotshme e komunitetit, Teuta edhe gjatë kësaj kohe të pandemisë kur Kanadaja po vazhdon të jetë zone me masa të rrepta të distanicmit shoqëror, përmes rrjeteve të saj sociale, por edhe klientëve të saj, ka promovuar bizneset shqiptare këtu. “Pasuria ime më e vyer është koha edhe gjatë pademisë kam dhënë kontributin tim për të promovuar bizneset lokale shqiptare”- shprehet Teuta.  Ajo veçon Përparim Kapllanin që shpërndan ushqim falas për shqiptarët, dhe Tatjana Sherifi-Kacin që ka dhuruar maska për mbrotjen e anëtarëve të komunitetit gjatë pandemisë.

Kjo kohë e ka shqetësuar Teutën jo vetëm si biznesmene, por edhe si një njeri human. Duke folur për sfidat nëpër të cilat po kalon me punën e saj të përditshme ajo tregon se: “Shumë vështirë është sigurimi i një shtëpie për të gjithë ata që shitën para ardhjes së pandemisë, dhe kërkojnë shtëpinë tjetër me çdo kusht.” Ajo uron që “që çdo njeri të ketë një strehë të ngrohtë familjare me dashuri dhe pasuri shpirtërore”.