COVID-19 në Bruksel dhe shqiptarët në Belgjikë

E martë, 21 Maj, 2024

Brukseli nuk është më si më parë. Kryeqyteti belg nuk është me dinamik. Kryeqendra institucionale europiane i ngjan një zbrazëtie të trishtë, të zymtë, të vakët. Covid-19 ka shndërruar qendrat më të mëdha europaine në sheshe boshe që të ngjallin një trishtim të madh. Kudo ka frikë e panik. Jetohet me të panjohurën nëpër këmbë. Motori financiar i Brukselit është prerë, nuk ka më qarkullim, nuk ka më konsum, nuk ka më evente, maratona, apo koncerte. Universitet janë mbyllur, shkollat pjesërisht janë hapur sot, spitalet i kanë anuluar të gjitha konsultat dhe i kanë dhënë përparësi vetëm urgjencave, fluturime pothuaj nuk ka fare, udhëtimet me tren janë të limituara, institucionet Europiane nuk gëlojnë më nga diversiteti që hasje dikur. Duket se Europa ka marrë një goditje të fortë që do duhet kohë e gjatë për rimëkëmbje. Kjo pandemi botërore ka shkundur të gjitha shtetet dhe institucionet e vendeve të eurozonës sidomos. Më shumë se kriza e tanishme duket se të trishton e nesërmja që s’dihet si do të jetë. Pasiguria është rritur kudo. Brukseli të plogështon edhe më shumë, kur mendon se sa shqiptarë janë në kampe refugjatësh në këtë periudhë. Sa e sa të tjerë jetojnë në mënyre ilegale dhe burim financiar kanë pasur vetëm një punë në të zezë(pastrim apo ndërtim) të tillë ka shumë, që janë me fëmijë e nuk e paguajnë dot më qeranë por në këto ditë karantine i janë drejtuar kishës për të marrë disa ushqime bazike. Nuk mungojnë dhe rastet kur disa prej bashkëatdhetarëve tanë e kanë humbur luftën me Covid -19, trupat e tyre gjenden ende në morg sepse amaneti ka qenë të varrosen në Shqipëri. Kjo pandemi botërore ka helmuar shumë zemra, dhe ka shokuar shumë të tjerë. Dikush më shumë, dikush më pak, të gjithë jemi të humbur nga kjo kohë e ngecur, nga kjo kohë e çmendur, nga ky vit i trishtë dhe i brishtë.

Gazetarja shqiptare Ledja Canaj punon dhe jeton prej 4 vitesh në Bruksel, Belgjikë. Pas një eksperience të gjatë në median vizive në Tiranë, në shtator të vitit 2016 Ledja zhvendoset në Belgjikë ku iu dha mundësia të moderonte në Radion Jehona e Shqipes-Bruksel. Më shumë se kenaqësi, është përgjegjësia që të lind në atë radio e cila fillimet i datojnë që në 20 shkurt të vitit 1986 tregon për Diellin Ledja Canaj. Një zë i lirë që artikulonte Shqip, në mes të Europës, e në një Shqipëri teresisht të mbyllur nga regjimi komunist. Të gjithë e dimë sfidën që mbartin ato vite. Veç këtij angazhimi në Radio për të promovuar gjuhë e kulturë –shqipe në Belgjikë, Ledja punon me kohë të plotë në një Organizatë Belge me staf Internacional. Quhet SeTis, laboratori i përkthyesve dhe mediatorëve kultural. Aty janë rreth 80 përkthyes nga e gjithë bota dhe shërbejnë në gati 47 gjuhë të ndryshme. Ata janë prezent kryesisht në të gjitha institucionet shtetërore (gjykata, burgje, zyra pune, shkolla, spitale etj).

Përpara datës 13 mars, ditë kur u komunikua nga Qeveria Belge–lockdoun, jeta jonë, aktiviteti ditor, interesat ndryshuan menjëherë shpjegon Ledja. Ajo na tregon jetën që dikur bënte përpara mbylljes në shtëpi. “Unë kisha një ditë të ngarkuar me 4-5 takime pune çdo ditë gjatë orarit 09:00-17:00, më pas merrja vajzën nga shkolla e çoja në Conservatuar e Brukselit-Balet Klasik. Ato 90 minuta /3 herë në javë i shfrytëzoja për të marrë pjesë në një seminar, aktivitet libri, arti apo sporti. Pas orës 19:00 hynim në banesë, e aty fillonte gatimi e përgatitja për ditën tjetër. Ditën e shtunë ia dedikoja fëmijëve Shqiptare të ardhur apo të lindur në Belgjike, për të transmetuar tek ta rëndësinë që ka gjuha e nënës në zhvillimin dhe formimin e personalitetit të tyre. Pra çdo të shtunë, 16:00-18:00. Në “Muntpunt” Biblioteka Nerlandofone, në qendër të Brukselit me fëmijët recitonim poezitë Mitrush Kutelit, Dritero Agollit e të gjithë autorëve që janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Projekti vullnetar quhet “Festivali Fjalës Artistike”, një mundësi shumë e mirë për ta përfshirë në “Meetup” dhe komunitetin Shqiptar. Dita e diel është e radios 15:00 – 17:00. Por sigurisht që përpara se të dalësh në transmetim live e kur dëgjohemi në FM dhe internet, numri dëgjueseve është mbi 3000, të duhet dhe të mbledhësh informacion të përshtasësh të ftuarit me aktualitetin apo me çështjet me të rëndësishme për gati 70.000 shqiptare që jetojnë në Belgjikë. Çdo veprim ka qënë vrapim, ritmin ta imponon jo vetëm lëvizja e kryeqytetit por edhe injoranca që të duhet të mësosh e të vraposh tre herë më shumë se vendasit (sepse ti i thua vetes që nuk ke kohë të rritesh bashkë me fëmijën, por ke detyrime si prind) dhe duhet thënë se kjo sakrificë për fëmijët ne na identifikon kudo ku ndodhemi si popull, në Belgjike, Itali, Gjermani apo Amerikë. Duhet të mësosh gjuhën, kulturën, zakonet dhe filozofinë e vendit ku ke zgjedh ta nisësh nga zero gjithçka. Prandaj për ne të huajt që nuk jetojmë me të ardhura të trashëguara por që çdo ditë duhet të punojmë për ta siguruar ekzistencën kjo pandemi na ka impaktuar jo vetëm të tashmen por dhe të ardhmen e afërt. / Dielli