Arbëresh / Dorëshkrimi i Kieutit, kodiku i shkruar në arbërisht

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Gazetari Ilir Ikonomi sjellë disa fotografi nga arkivisti dhe historiani i njohur shqiptar Bejtulla Destani. Ai shpjegon se këto janë “fotografi të nxjerra nga dorëshkrimi i famshëm i Kieutit (Chieuti), shkruar në gjuhën arbëreshe nga një prift, rreth 300 vjet më parë. Ai përmban tekste fetare, poezi laike dhe këngë popullore në gjuhën, që pak a shumë duhet të jetë shqipja, siç flitej në kohën e Skënderbeut.

U gjend në Kieuti të Kapitanatës (Itali e jugut), prej nga mori edhe emrin. Autori i këtij dorëshkrimi njihet Nikollë Filja. Përmban 5 kapituj me shkrime dhe poezi të ndryshme. Në kapitullin e tretë të dorëshkrimit jepen 18 këngë popullore, balada, këngë historike dhe lirike popullore, të cilat i përkasin folklorit të arbëreshëve të Sicilisë.

Dorëshkrimi u zbulua 100 e ca vjet më parë nga prof. Michele Marchiano dhe u botua prej tij më 1908, në Foggia të Italisë. U ribotuan më 1961.

Deri kohët e fundit ai ruhej në Itali si pjesë e koleksionit të prof. Namik Resulit dhe për të kujdesej e bija e tij, Senije.

Bejtulla Destani thotë se në  bibliotekën e Vatikanit ruhen disa nga dorëshkrimet më të vjetra shqiptare dhe se ky është vendi më i sigurt për të depozituar shkrime kaq të rralla të shqipes. Scripta manent!.