Sfidat e mësimit në distancë në Diasporë

E premte, 26 Prill, 2024

Nju Jorku me rreth 1.1 milion nxënës ka deklaruar mbylljen e shkollave të paktën deri në fund të këtij viti mësimor në përpjekje për të garantuar distancimin social në mënyre që të shpëtohen sa më shume jetë njerëzore në kushtet e pandemisë globale.

Po si ndodh ky proces, nxënieje sa i vështirë po aq edhe i çuditshëm në kushtet e shtëpisë, distancimit nga klasa, mësuesit, shoqëria e cila për brezin e ri është pjese e maturimit.
Cilat janë avantazhet, nëse ka , po disavantazhet?!
Fillimisht pyeta Serena Zenelin e cila është nxënëse e klasës së pestë në shkollën e ulët “PS 204.Vince” Lombardi këtu në Nju Jork.
Ajo mendon se ky lloj të mësuari në distancë është mjaft stresues për nxënësit, pasi informacioni nuk vjen si duhet tek ata, madje shumë detaje mësuesi nuk i shpjegon dot online rrjedhimisht kjo paqartësi shumëfishohet tek nxënësi. Është një zhvillim ku shume pikëpyetje mbeten të pasqaruara. Shqetësimi i Serenës shkon përtej të tashmes sipas saj në vitet e ardhshme shkollore ky boshllëk kuptimor do të thellohet edhe më tepër dhe zinxhiri i dijeve sidomos në shkencat ekzakte mund të ketë shkëputje.

Meraku i një fëmije si ajo që është aq sistematike dhe e dashuruar me leximin më shpie direkt tek opinioni i mësuese Arnisa Danit e cila punon mësuese prej shumë vitesh në “Neë Utrecht High School-Math”.

Rrëfimi i saj është i detajuar me argumenta konkrete ku ndjehet përvoja si mësuese, meraku si prind, nga ku ajo falenderon pareshtur prindërit të cilët në këtë situate janë bërë mbështetës të fortë dhe të nevojshëm ndaj këtij procesi të pazakontë dhe plot me sfida e të panjohura për të gjithë.

”Arsimi ka qene në provë gjatë kësaj periudhe -shprehet ajo. – “Kjo është një sfidë pasi ne ishim të papërgatitur për mësimin nga distanca. Te gjithë mësuesit po përpiqemi në maksimum të bëjmë atë që varet nga ne. Ne shpresojmë që kjo situatë e vështirë të mbarojë sa më shpejt. Por ne nuk mund të rrimë pasivë për të mos transmetuar atë që duhet të transmetojmë tek studentët tanë .
Avantazhet, po mundohem të rendis disa duke qenë të ndërgjegjshëm për situatën atipike që po jeton globi.
1. Prindërit janë të gatshëm të ndihmojnë për këtë platformë dhe studentët duken shumë të interesuar dhe bashkëpunues.
2. Shkolla mban kontakte te vazhdueshme me prindërit dhe kujdestarët e nxënësve. Ne përdorim sistemin e komunikimit Pupilpath.

3.Kemi variacion te patforma e aplikacione të ndërtuara enkas për klasat. Çdo klasë online ka kode hyrëse që regjistrojnë automatikisht aktivitetin e nxënësve, duke regjistruar kështu pjesëmarrjen. Në këtë platforme ne si mësues kemi mundësinë e diskutimit të ushtrimeve të ndryshme duke na lejuar kontrollin e njohurive dhe vëmendjen në mësim. Gjithashtu, testet që ndërtojmë bëhen në kohë reale në platformën “Delta Math” ose “Big Ideas Math” dhe kontrollohen po ashtu në kohë reale.

4.Nuk janë vendosur kufizime se cilat metoda duhet të përdorin në mënyrë që të jemi në kontakt të ngushtë me nxënësit.

5. Flexibiliteti na ndihmon dyanshmërisht në kuptimin që nxënësit mund të studiojnë në orare të ndryshme.

6. Përqindje të lartë të pjesëmarrësve të nxënësve në klasat online (duke përfshirë edhe nxënësit që nuk kanë ardhur asnjëherë në shkollë).

Megjithëse ka vite që themi që “ Jetojmë në kohën e internetit” ka disavantazhe. Ja disa prej tyre të cilat realiteti po na i nxjerr në pah.

1. Shumë nxënës nuk disponojnë internet/laptop/i-pad.

2. Qëndrimi përpara kompjuterit për 5 orë, sipas orarit mësimor është shumë i ekzagjeruar.

3. Mungesë e kontaktit fizik mësues -nxënës.

4. Problemi ekuivalentimit të njohjes së nivelit të mësimit në distancë me atë që merret.

5.Mungesa ose cilësia e dobët e Ëifi.

Ndërsa Genti është një prind shembullor i cili di ti qëndrojë fëmijëve gjithmonë pranë, por nëse zakonisht shpenzon me ta 4-5 orë, shprehet ai, tani i duhet 24 orë shërbim i plotë, çka është një avantazh i bukur ti ndjekësh nga afër dhe gjithë kohën, por nga ana tjetër atij i duhet të jetë edhe mësues shpesh herë, madje i duhet te rifreskojë njohuritë e prapë ndjehet defiçent pasi edhe kur ato nuk mungojnë, ana pedagogjike e metodologjike ia vështirësojnë mjaft 24 orëshin e këtij lloj shërbimi.

Këtë tablo mësimdhënie në distancë ku informacioni është i pafundëm por mënyra se si ai shkon nga mësuesi tek nxënësi komplikohet kaq fort dhe ku arsyet i kuptojmë e pranojmë dhimbshëm ma plotëson Sara, e cila thotë se të paktën nuk takojmë shoqe te cilat kanë humbur të afermit në këtë beteje që e ka transformuar jetën tonë, i kemi familjarët të shendetshëm, jemi të mbrojtur nga virusi dhe ky është gëzimi yne më i madh, ndërkohë që stresi për të ardhmen na prek çdo ditë duke na e zbehur buzëqeshjen e moshës.

Sara Vranici është nxënëse në “Fort Hamilton Hight School” dhe honor student aty .
Tek të gjithë miqtë e kësaj tabloje ndjehet shqetësimi i përbashkët: po shtatori dhe viti i ardhshëm akademik si do të jetë?! Dhe kjo është pyetja e miliardave nxënës, mësues e prindër të drejtuara nga dija e cila ka disa aktorë po ku roli i mësuesit është i pazëvendësueshëm.