Itali / Diaspora Shqiptare bashkohet për të shpëtuar shkollën në Shkodër

E premte, 26 Prill, 2024

Arsimi ka qenë gjithmonë rruga më e mirë për tu integruar në çdo shoqëri, dhe të mbyllësh një shkollë është si të mbyllësh një rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë. Këtë di mirë drejtuesja e shoqatës “Integra Onlus”, në Leçe. Itali Klodiana Çuka e cila emigroi në Itali në vitin 1992 dhe sot mban titullin doktor në studime gjuhësore nga universiteti i Kalabrisë.

Ajo në bashkëpunim me fondacionin shqiptar “The bridge for the future”  ka vendosur të ndihmojë një shkollë në Shkodër e cila rrezikon të mbyllë dyert, duke lënë në rrugë 231 fëmijë.

Bëhet fjalë për shkollën fillore jopublike “Cor Jesu”, në Shkodër e cila rrezikon të mbyllet. Një institucion arsimor i hapur në një zonë periferike e të varfër të Shkodrës që në vitin 1999.

“Shkolla “Cor Jesu”, ( fillore dhe e mesme) është hapur në vitin 1999 dhe ndodhet në një zonë periferike shumë të varfër të qytetit në Shkodër. Jo të gjitha familjet janë në gjendje të paguajnë tarifat e shkollës megjithatë mësuesit i mirëpresin të gjithë fëmijët që dëshirojnë të studiojnë, dhe u sigurojnë një nivel të lartë arsimimi” tha për “Diaspora Shqiptare” Çuka.

Por shkolla pas shumë vitesh mbyllje negative të buxhetit, rrezikon mbylljen përfundimtare, duke lënë 231 fëmijë në shtëpi, midis kopshtit, fillores dhe shkollës së mesme.

Për të bërë të mundur funksionimin e shkollës Çuka ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve në platformën “Go found Me” ku fton të gjithë shqiptarët, e sidomos ata që falë një arsimimi të mirë në vendlindje apo edhe në vendet ku jetojnë, kanë arritur të jenë të suksesshëm.

“Unë do t’ju kërkoja të dhuroni atë që mundeni. Në momentin që bëni dhurimin, mendoni për një fëmijë që po e merrni për dore dhe po e çoni në shkollë. Një dhuratë sado e vogël mund të bëjë një ndryshim për të ardhmen e nxënësit të shkollës”- thotë Klodiana Çuka.

Motra Angjelina Gilaj, drejtore e shkollës “Cor Jesu”  është shumë e shqetësuar se kjo punë humanitare mund të mbyllet për mungesë fondesh. Për Radio Vaticani ajo tha se që nga viti 1999 instituti dhe bamirës të ndryshëm kanë ndihmuar në vazhdimësinë e shkollës dhe në arsimimin e fëmijëve dhe adoleshentëve si dhe mbështetje për familjet në nevojë.

Qëllimi i kësaj nisme thotë Klodiana Çuka është që në shtator fondet e grumbulluara të përdoren për të paguar stafin mësimor dhe shkollor, kostot e menaxhimit të shkollës dhe materialet mësimore për nxënësit.  Mbledhja e fondeve është e dobishme për fillimin e vitit të ri shkollor, Shtator 2020.